Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sinagoga e Sofjes mbushi 100 vjet

Sinagoga e Sofjes është projektuar nga arkitekti i njohur austriak Grynanger, dhe përveç me bukurinë e saj njihet dhe me akustikën e mrekullueshme. Në vitin 1955 është shpallur monument i kulturës.
Sinagoga e Sofjes është inauguruar më 9 shtator të vitit 1909 dhe edhe sot e kësaj dite është ndër tempujt më të mëdhenj hebraikë në Evropë. Disa prej aktiviteteve t’i kushtuara jubileut të saj ishin përfshirë në Ditën evropiane të kulturës hebraike, e cila prej vitit 1996 kremtohet njëkohësisht në mbi 20 shtete të kontinentit të vjetër. Sipas traditës kjo festë shënohet të dielën e parë të shtatorit dhe është shpallur Dita e dyerve të hapur.
\n

\n

Kështu më 6 shtator të këtij viti Shtëpia e kulturës hebraike, në të cilën është dhe selia e Organizatës së hebrenjve në Bullgari “Shalom” u hap gjerësisht për ata që dëshirojnë të mësojnë diçka më shumë për traditat dhe kulturën e hebrenjve në trojet bullgare.

Më shumë hollësi do të mësojmë nga Patricia Nikollova: “Festa u hap me koncertin e Ansamblit vokal hebraik “Agada”. Porfesor Heni Lorer tregoi për misteret e festave tradicionale hebraike Pesah (Pashkat), Rosh Ashana (Viti i ri hebraik që bie në shtator), Hanuka (Festa e dritës), shabat ( dita e shtunë - dite e pushimit e hebrenjve) dhe të tjera. Në fund u shfaq filmi dokumentar i Mario Krëstevit “100 vjet Sinagoga e Sofjes - Shtëpia e tolerancës”. Filmi i është kushtuar historikut të tempullit hebraik në Sofje, i cili është më i madhi në Ballkan dhe i treti për nga madhësia në Evropë, pas sinagogave në Budapest dhe Amsterdam.\n

\n

\n



Sinagoga e Sofjes është projektuar nga arkitekti i njohur austriak Grynanger, dhe përveç me bukurinë e saj njihet dhe me akustikën e mrekullueshme. Në vitin 1955 është shpallur monument i kulturës. Arkitektura e saj përfshin stile spanjolle, mauritane dhe bizantine, por në përgjithësi është sipas rregullave të fesë monoteiste hebraike. Çatia e sinagogës që ngrihet në lartësi 33 metra është bërë prej 6 kupole dhe 6 kulla me 12 yje me gjashtë cepa të drejtuara në lindje – ndaj Jerusalemit. Salla e lutjeve bën përshtypje me vizatimet unikale mbi mur, me dritën e butë, me muret dhe kolonat e veshura me mermer. Abazhuri gjigand prej metali është një kryevepër i vërtetë i punuar në Vjenë. Përballë hyrjes së sallës së madhe është Aron Akodesh - (Dollapi, në të cilin mbahen shkrimet e shenjta Tora me pesë librat e para të Biblës”).

\n

 

\n

Për shkak të jubileut 100 vjeçar të sinagogës hebraike në Galerinë kombëtare të artit të huaj u hap një ekspozitë interesante me piktura të pa treguara deri tani të piktorëve më të mirë hebraikë në Bullgari. Ndër ta janë Zhull Paskin, David Perec, Eliezer Alsheh, Marko Behar, Sultana Surozhon, Mordohaj Bencion, Solomon Benun, Sami Bixherano-Sabin, Zhak Avdala dhe Joan Leviev. Në këtë ekspozitë janë prezantuar dhe relievet prej bronzi nga viti 1896 të skulptorit Boris Shatc.


Veprat janë marrë nga fondet e Galerisë kombëtare të arteve, të Galerisë së arteve të Sofjes, të Galerisë kombëtare të artit të huaj, nga arkivi “Shalom” dhe nga koleksione private. Në lidhje me 100 vjetorin e sinagogës së Sofjes u zhvilluan dhe aktivitete të tjera të rëndësishme. Në Sallën e koncerteve “Bullgaria” në kryeqytet Filarmonia e Sofjes me solist violinisti Vesko Panteleev-Eshkenazi dhe me dirigjent Maksim Eshkenazi dha një koncert të mrekullueshëm. Në programin e koncertit ishin përfshirë vepra të kompozitorëve Maler, Mendelson, Gershuin, Bërnstejn, Xhon Ujliams dhe Martin Panteleev. Me emocione të mëdha karakterizohej dhe Tryeza e rrumbullakët në Universitetin e Sofjes, kushtuar shpëtimit të hebrenjve bullgarë nga Holokosti si dhe ekspozita dokumentare me fotografi autentike të të shpëtuarve nga katalogu i Fondacionit vjenez “Centropa”.


Interes të madh shkaktoi dhe ekspozita e fotografive dokumentare me moton “Sinagoga e Sofjes - simboli shpirtëror i hebrenjve bullgarë”. Organizator i ekspozitës janë Muzeu historik hebraik, që ndodhet në godinën e sinagogës, Biblioteka popullore “Shenjtorët Qiril dhe Metodi” dhe Agjencia shtetërore e arkivave. Ekspozita tregon për ndërtimin dhe inaugurimin e sinagogës. Janë prezantuar dhe veprimtaritë e saj të larmishme - fetare, kulturore, sociale, arsimore, përfaqësive. Koloriti plotësohet dhe me sendet e kultit nga fondet e muzeut, të rregulluara në sallën e madhe të lutjeve të sinagogës së restauruar tani vonë, që prezantohen për herë të parë para publikut.

\n

 

\n

Autore: Patricia Nikollova

\n

Përgatiti në shqip: Gjullka Ilieva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Para 80 vjetësh u zbulua tuma e Kazanllëkut

"Njeriu nuk e njeh rrugën drejt qiellit, por kali e di", thotë një fjalë e urtë trake. Prandaj, mbretërit trakë dërgoheshin me patjetër në botën e përtejme së bashku me kuajt e tyre. Për shkak të varreve të shumta të sundimtarëve nga epoka helenistike,..

botuar më 24-04-19 7.30.PD

Mbushen 80 vjet nga bombardimi i fundit i Sofjes

Më 17 prill, 80 vjet më parë, ndodhi bombardimi i fundit dhe më brutal i Sofjes gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në vitin 1944, më 17 prill në mesditë, 350 bombardues amerikanë, të shoqëruar nga gjuajtësit “Thunderbolt” dhe “Mustang”, hodhën 2500 bomba..

botuar më 24-04-17 1.48.MD

Festojmë Ditën Ndërkombëtare të Aviacionit dhe Astronautikës

Më 12 prill, festojmë Ditën Ndërkombëtare të 55-të të Aviacionit dhe Astronautikës. Në këtë datë të vitit 1961, në orën 6 e 7 minuta Greenwich (9 orë e 7 minuta me orën e Moskës), me anijen "Vostok 1" Juri Gagarin filloi turneun e tij të paharrueshëm..

botuar më 24-04-12 6.50.PD