Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Profilaksia e osteoporozës akoma është sfidë për Bullgarinë

E quajnë osteoporozën epidemia e qetë sepse zhvillimi i saj është pa simptoma dhe në qoftë se nuk merren masa në kohë, çon deri në thyerje të rënda dhe një shërim të vazhdueshëm dhe të zgjatur dhe shumë të kushtueshëm. Profilaksia në kohë, mënjanimi i faktorëve të rrezikshëm, mundësitë për një diagnostikim modern dhe shërim me medikamente janë mes prioriteteve të fushatës kombëtare e cila po realizohet për vit të 10 të radhës kushtuar Ditës botërore për luftë me osteoporozën. Organizatorë të fushatës për luftë me osteoporozën tek ne janë Ministria e shëndetësisë, Asociacioni “Gra pa osteoporozë” dhe Qendrat regjionale të shëndetësisë. Në lidhje me realizimin e fushatës në 11 qytete të vendit janë hapur kabinete për një studim ekspres të trashësisë së kockave.

“Analiza quhet osteodenzitometria - sqaron doktori Nikollaj Denev. Aparati jonë është me ultratinguj dhe në këtë rast studiojmë plotësinë e kockave në thembrën e këmbës. Ka aparate të tilla për studimin e trashësisë së kockave të gjymtyrëve të sipërme të kyçeve, derisa ky i yni studion strukturën e kockave të thembrës. Studimi me të vërtetë është shumë i shpejt dhe absolutisht pa dhimbje. Përmes tij mund të ndiqen ndryshimet në strukturën e kockave. Kocka është një lëndë e gjallë dhe nga vet lindja tonë deri në fund të jetës në kockat ecin dy procese paralele - të ndërtimit dhe të shpërbërjes. Deri në moshën 30-35 vjeçe dominojnë proceset e ndërtimit të kockës dhe rreth kësaj moshe struktura e kockës është më e shëndoshe. Pas kësaj moshe fillon të dominojë procesi i shpërbërjes së kockës, që është shumë i forcuar tek gratë pas menopauzës, me qenë se atëherë fillojnë ndryshimet hormonale. Tek 80% nga gratë e studiuara në moshë 60-65 vjeç vihet re një hollim i madh i masës së kockave. Studimet moderne japin mundësi për një saktësim relativisht të herët të shkallës së ndryshimeve në strukturën e kockave. Kjo është me rëndësi, që të mund tu propozohet pacientëve një shërim adekuat.”

Osteoporoza rrit rrezikun e frakturave më tepër të shtyllës kurrizore, kofshës dhe kyçit të dorës, ve në dukje akoma doktori Denev. Një nga problemet e mëdha tek ne është se, medikamentet për shërim të osteoporozës janë të shtrenjta për një pjesë jo të vogël nga pensionistët bullgar, të cilët më shpesh kanë nevojë prej tyre. Problem mbetet dhe mangësia në vend të aparaturës për studimin e trashësisë së kockave. Nuk ka të dhëna të sakta dhe për numrin e të sëmurëve nga osteoporoza tek ne. Për shkak të plakjes së popullsisë në pjesën dominuese të vendeve evropiane, në këtë numër dhe në Bullgari, numri i njerëzve, të prekur nga sëmundja do të rritet - janë kategorik specialistët. Kontribut për rritjen e numrit të të prekurve nga osteoporoza kanë po kështu dhe ushqimi jo i shëndetshëm, aktiviteti i pakësuar lëvizës, shpërdorimi me alkool dhe cigare. Në përgjigje të planit për veprim të miratuar gjatë muajit nëntor në Bruksel, për veprim kundra osteoporozës në Bashkimin Evropian, tek ne u përpunua projekt për një Program kombëtar për kufizimin e osteoporozës. Qëllimi është të informohen njerëzit për rrezikun nga osteoporoza dhe të sigurohet një prani më e gjerë deri tek studimi me qëllim përcaktimin e rrezikut individual. Aksenti është mbi përparësinë dhe promovimin e mënyrës shëndetësore të jetesës.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Më shumë nga rubrika

Mbi 40% prej bullgarëve që punojnë nuk kanë para për ngrohje

42.8% e punonjësve bullgarë, ose 129.990 punëtorë në vendin tonë, nuk kanë para për të ngrohur shtëpitë e tyre. Këtë e tregon një analizë e të dhënave të Eurostat nga Instituti Evropian i Sindikatave, botuar nga Konfederata e Sindikatave Evropiane...

botuar më 21-09-29 5.14.MD

Vjeshta në Bullgari po vjen me aromën e specave të pjekura dhe një vëmendje të veçantë ndaj lutenicës

Në një këngë të njohur bullgare këndohet se vera tanimë është “vetëm gjoja”, përderisa vjen era e specave të pjekura. Javët e para të vjeshtës janë koha e një pune këmbëngulëse, më në veçanti për bullgarët, të cilët vet i rrisin frutat dhe perimet..

botuar më 21-09-29 7.15.PD

Mbi 60% prej vdekjeve në Bullgari janë nga sëmundjet kardiovaskulare

Më 29 shtator festojmë Ditën Botërore të Zemrës. Me rastin e iniciativës së Organizatës Botërore të Shëndetit, që daton që nga viti 1999, sot vende të rëndësishme kombëtare në Bullgari do të ndriçohen me ngjyrë të kuqe. Midis 60-65% të të..

botuar më 21-09-29 6.05.PD