Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Fjala e mirë arrin larg”

Një fjalë e urtë arrin të zbusë kundërshtarët e përhershëm - të mirën dhe të keqen. “E mira pa të keqen nuk dallohet”, me fjalë të tjera ne nuk mund të dallojmë njërën, në qoftë se nuk njohim tjetrën. Si këto dy fillime tregohen sipas sentencave folklorike?

“Njeriu i mirë bën gjithmonë mirësi, por nuk i lavdërohet askujt”.Sipas kësaj maksime popullore mirësia njerëzore është e madhe. Por njerëzit gjithmonë e venë re dhe e vlerësojnë: “E mira vet lavdërohet”. Kurse një dekoratë edhe më e madhe është se “E mira paguhet me të mirë”. Kjo pikëpamje optimistike jetike shpjegon dhe këshillin tradicional: “Hape gojën vetëm për të mirë”. Mjaft e rreptë është kjo kërkesë - të flitet vetëm me qëllim të mirë, kurse hidhërimet dhe akuzat të mbeten në heshtje. “Kafsho gjuhën dhe fjalë të keqe mos thuaj”, kanë mësuar në të kaluarën. Rregulli tu shmangen luftërave me fjalë ka forcuar dukur fiset e mëdha me shumë njerëz, lidhur me pronën e përbashkët. Bashkëjetesa e 2-3 brezave nën një çati është drejtuar nga një shkallë e rreptë familjare dhe nënshtrim të më të rinjve. Kështu që, në qoftë se të gjithë janë të hapur dhe merren vesh midis tyre dhe nuk kanë konflikte edhe e pamundura bëhet e arritshme, siç është thënë në mënyrë figurative: “Aty ku ka pajtim dhe marrëveshje, aty dhe plumbi noton nën ujë. Aty ku nuk ka marrëveshje, dhe katruvja fundoset”. Ja përse në kuptimet tradicionale fjala e mirë “nuk ka vlerë”. E krahasojnë me “kyçin e artë”. E parë nga ana pragmatike, mjeshtëritë e fjalës janë konsideruar për një investim të mirë:Por kur ndokush i shfrytëzon lëvdatat dhe fjalët e mira vetëm të arrijë qëllimin e vet, kurse pas kësaj i harron sjelljet e mira, e kanë mbajtur nëpër gojë me urrejtje: “Derisa do, mban gojë të artë, kur duhet të paguaj, nuk kthehet fare”.

Ka vetëm një rast kur lejohet një ton më i rreptë:”Është mirë të qortosh, në qoftë se mund të bëhet mirë”. Në emër të suksesit është menduar se, vërejtjet janë edhe më të vlefshme se lëvdatat. Por me një kusht-të ruhet dinjiteti personal i të akuzuarit: “Në vend përpara shumicës të të lavdërojnë, më mirë veçmas të të qortojnë”. Edhe një kusht tjetër ve një sentencë tjetër popullore - llogari të njëjtë dhe drejtësi në vlerësimet: “Veten tënde e gjyko si të tjerët, kurse të tjerët - si veten tënde”. Këto fjalë të urta mbase mbrojnë nga vetëkënaqësia e tepruar. Dhe prapë së prapi, kritika kërkon fjalë të matura, sepse “Fjala e mprehtë, hyn në zemër”. Kuptohet, jeta është më e gjallë dhe rregullat për tonin e mirë harrohen lehtë. Kurse kur fjalët kthehen në armë kundra tjetrit, “Gjuha pret më keq se thika”. Për fjalët e rënda ka edhe një thënie akoma më dramatike:” Gjuha nuk ka kocka, por kocka shkatërron”. Ky është deri diku një justifikim për fjalët jo të matura, dhe një shprehi e drejtë e kësaj është shprehia “Fjala nuk bën vrimë” - me fjalë të tjera e thëna kalon pa pasoja. Por mjaft këngë popullore tregojnë për tragjedi familjare, të shkaktuara nga “fjalët e rënda” dhe akuzat jo të drejta. Në zgjidhjet më optimiste akuzat harrohen pas një ndarje të gjatë dhe keqardhje. Por sipas një fjale të urtë, nga falja e vonuar dobi nuk ka.

Akoma shumë këshilla për komunikimin me fjalë mund të zbulojmë në sentencat popullore nga kohët, kur njerëzit i kanë kushtuar një rëndësi të madhe çdo një fjale të dalë nga goja. “Fjalët e thella dhe të mençura, janë pus nga i cili secili mund të pijë për të shuar etjen, kurse vetëlavdërimi “fjala e madhe” është si një buall i madh por dembel-krahason një fjalë tjetër e urtë. Dhe pa një optimizëm të tepruar për botën e ndërlikuar njerëzore është thënë: “Fjala e mirë arrin larg, kurse e keqja - edhe më larg”. Por në qoftë se njeriu nuk flet, nuk mund të mbushet me fjalë” - të thotë dhe të shprehë të gjitha, të cilat i rëndojnë ose e gëzojnë. Në qoftë se ka dhe dëgjues të mirë, njeriu ndjen ëmbëlsinë e bisedës, sepse ajo bëhet shumë më tepër nga këmbimi i fjalëve: “Me fjalët e ëmbla, ëmbëlsohet shpirti, kurse zemra ushqehet”.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Rumjana Panajotova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kalorësi djallëzor Shën Theodhori

"Në një rajon të gjerë në Bullgarinë Veriore, kalorësi Shën Theodhor perceptohet si një personazh djallëzor. Përkufizimet popullore për të janë si më poshtë: një shenjtor vampir, përbindësh ose goblin... Ai vizitonte festat e beqarëve, të cilat ishin të..

botuar më 24-03-23 11.05.PD
Foto: Instituti i Etnografisë dhe Folkloristikës me muze në Akademinë Bullgare të Shkencave

Veroret - një simbol i shpresës për gjërat e mira që do të vijnë

Martenica (verorja) është një nga simbolet e Bullgarisë - konsiderohet si një pararojë e pranverës dhe largimit të errësirës. Çdo vit më 1 mars, edhe larg atdheut, ne bullgarët i zbukurojmë të afërmit dhe miqtë tanë me fijet e përdredhura të bardha e të..

botuar më 24-03-01 7.10.PD

Aprillci pret mijëra të ftuar për festën e proshutës dhe rakisë së ngrohtë

Qyteti i vjetër malor i Aprillci pret një nga festivalet më interesante dhe më të shijshme bullgare - Festën e proshutës dhe rakisë së ngrohtë. Në datat 24 dhe 25 shkurt, qyteti malor, i vendosur rrëzë majës së Maragidik, po përgatitet të mirëpresë më..

botuar më 24-02-24 8.10.PD