Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Panorama sportive

Dimitër Berbatov shënoi golin fitimtar për skuadrën e tij “Manchester United”
Foto: BGNES
Pas raundit të 11 të Kampionatit bullgar të futbollit situata në krye të tabelës u bë akoma më e komplikuar. Skuadra “Minator” i Pernikut, e cila përpara ca kohe konsiderohej me mundësi mesatare mundi liderin e dytë të radhës “Çernomorec” të Burgasit, kësaj here në terren të vet me rezultat 2 me 0, kurse CSKA pësoi një humbje të dytë të radhës nga “Liteks” i Loveçit. Kështu skuadra “Çernomorec” mbeti në krye të tabelës vetëm me një pikë përparësi, por në vendin e dytë me 25 pikë doli “Liteks” i Loveçit. Po aq pikë ka dhe CSKA, por “Liteksi” është luajtur një ndeshje më pak. “Lokomotivë” e Sofjes që zinte vendin e tretë, pas ndeshjes me rezultat 0 me 0 me skuadrën tjetër të Sofjes “Sllavia” mbeti në vendin e katërt. Në vendin e pestë tashmë është kampionia e vendit “Levski”, pas si fitoi ndeshjen me skuadrën “Lokomotivë” të qytetit Mezdra me rezultat 3 me 1.
*
Dimitër Berbatov u shpall lojtar i ndeshjes së skuadrës së tij “Manchester United” në ndeshjen me skuadrën tjetër angleze “Blackburn” pas si shënoi golin fitimtar për skuadrën e tij. Në të njëjtën kohë më 2 nëntor startoi edicioni i dytë i projektit të Fondacionit “Dimitër Berbatov” – Çmime për fëmijët e suksesshëm të Bullgarisë” –2009. Për këto çmime nominohen fëmijë në moshë shkollore që kanë arritur suksese në vitin 2009 në sferën e arteve, shkencës ose sportit.
*
Pas hapave të kushëririt të tij më të madh, edhe pse në dërrasën e shahut, ecën dhe 13 vjeçari Kiprian Berbatov. Ai u bë nënkampion i Turneut të fortë të shahut për meshkuj në qytetin francez Sotron. Supertalenti bullgar dhe akoma katër shahistë të tjerë u klasifikuan në finalen me nga 7 pikë, por me tregues më të mirë suplementarë ishte gjermani Mihael Haub dhe ai u bë fitues, kurse Kiprian Berbatrov mbeti në vendin e dytë. Për paraqitjen e shkëlqyeshme të Kiprianit flet dhe fakti, se ai la pas vetes 10 gross-mjeshtër.
*
Në Kampionatin botëror të volejbollit për meshkuj vitin e ardhshëm në Itali, Bullgaria do të luajë në një grup bashkë me skuadrat e Brazilit, Holandës dhe Kores Veriore. Gjatë javës ishte hedhur shorti i Ligës botërore në vitin 2010. Ndeshjet e grupit tonë do të luhen në Torino duke filluar më 4 qershor dhe duke mbaruar më 7 korrik. Turneu final do të zhvillohet në Argjentinë.

Përgatiti në shqip: Gjullka Ilieva
По публикацията работи: Vilhelm Baltaxhian


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Hristo Prodanov

40 vjet nga ngjitja e parë bullgare në Everest

Sivjet shënohet 40 vjetori i ekspeditës së parë bullgare për t'u ngjitur në majën më të lartë të planetit - Everest. Më 20 prill 1984, majën e ngjiti pa maskë oksigjeni 41-vjeçari Hristo Prodanov në shpatin më të vështirë perëndimor. Ai arriti..

botuar më 24-04-20 6.25.PD

Pjesëmarrës nga 20 vende në Sofia Karate Open 2024 për Kupën e Presidentit

Presidenti Rumen Radev do të hapë turneun ndërkombëtar Sofia Karate Open 2024 – Kupa e Presidentit të shtunën, më 20 prill. Ngjarja sportive mbahet për herë të 11-të. Këtë vit, më shumë se 1500 pjesëmarrës nga 20 vende do të marrin pjesë në të. Turneu..

botuar më 24-04-20 5.20.PD
Foto: Sport PR Events Managment

Notari i maratonës Petër Stojçev kaloi ngushticën e Gjibraltarit

Petër Stojçev u bë bullgari i parë që notoi përmes Ngushticës së Gjibraltarit sipas rregullave të Oceans Seven pa rroba neopreni. Stojçev kaloi distancën prej 16.4 km mes shkëmbinjve nga bregu evropian në qytetin spanjoll Tarifa..

botuar më 24-04-16 1.31.MD