Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Panorama sportive

Alekeksander Frei nga skuadra e “Bazel”-it shënoi golin e dytë nga penalltia në portën e CSKA- së. Futbollistët e CSKA- së shënuan humbjen e radhës në Ligën Evropa si miq me 1:3.
Foto: BGNES
Skuadrat “Levski” dhe CSKA shënuan humbjen e radhës në fazën grupore të ligës së Evropës. Pas shumë problemeve, lidhur me disiplinën e futbollistëve, ekipi i CSKA filloi me shumë energji ndeshjen e tij si mik i ekipit zviceran “Bazel”, por mikpritësit arritën pa shumë mundim fitore me 3 me 1. U mbajt dhe ndeshja në Sofje midis skuadrës “Levski” dhe ekipit austriak nga Zalcburgu “ Red Bul”. Kampioni bullgar nuk arriti të fitojë asnjë pikë dhe humbi me 0 me 1.

Në mënyrë më të tensionuar zhvillohet kampionati ynë i brendshëm i futbollit. Pas javës së 12 në krye të tabelës me pika të barabarta – 28, janë CSKA dhe “Liteks”, pasi futbollistët e CSKA fituan ndeshjen kundër ekipit të kryeqytetit “Slavija” me 2 me 0, ndërsa ekipi i Loveçit – Liteks mundi ekipin “Çernomorec” me 2 me 1 në Burgas.

Ekipi i kryesuar nga Radostin Stojçevi “Trentino Betklik”, nga Trento Italia, fitoi titullin botëror të klubeve të volejbollit, pasi në finalet mundi Skra nga Polonia me 3 me 0 set. Matej Kazijski luajti si titullar për “Trentino” dhe shënoi 16 pika. Në rivalitet për vendin e tretë Zenit nga Kazani i Rusisë u imponua mbi Pajkan të Teheranit me 3 me 0 set.

Gjimnasti më i mirë bullgar Jordan Jovçev u zgjodh në Komitetin ekzekutiv të Bashkimit evropian të gjimnastikës në kongresin e 23 të centralit, që u mbajt në Tel Aviv. Në strukturat udhëheqëse të gjimnastikës evropiane gjetën vend akoma dy përfaqësues bullgarë. Marija Petrova u rizgjodh në komitetin teknik të gjimnastikës artistike, ndërsa Mariela Stojçeva u përfshi në Komitetin teknik të kërcimit mbi batut. Për president të ri të Bashkimit evropian të gjimnastikës u zgjodh francezi Zhorzh Gylzek, i cili u imponua mbi shefin e deritanishëm Dimitrios Dimitrupolos nga Greqia me 24 kundrejt 22 votave.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova
По публикацията работи: Vilhelm Baltaxhian

Më shumë nga rubrika

Për herë të katërt organizohet xhiroja automobilistike e malit Vitosha

Më 9 dhe 10 prill mbahet edicioni i katërt i xhiros së malit Vitosha me automobila retro dhe klasike - Classic Vitosha Trophy. Gara bazohet në veprimtari të ngjashme në Gjermani, Austri, Zvicër, tha për BNR organizatori Danaill Pençev.  Ai saktësoi se nuk..

botuar më 22-04-09 8.15.PD

Sofja është mikpritëse e një turneu të një sporti pak të njohur në vendin tonë – padelit

Kryeqyteti ynë është mikpritës i një turneu dyditor të padelit më 2 dhe 3 prill. Ky do të jetë turneu i parë i këtij sporti në Bullgari, ku do të marrin pjesë 32 lojtarë bullgarë nga sporte të ndryshme raketash. Vitin e kaluar, Federata Bullgare..

botuar më 22-04-02 7.45.PD

“Sofia Cup” mbledh gjimnaste nga 20 vende

Nga 1 deri më 3 prill Sofja është organizatore e Turneut Ndërkombëtar të Gjimnastikës Ritmike “Sofia Cup”. Vendi ynë do të prezantohet nga tërë ekipi kombëtar – femra dhe vajza, duke përfshirë edhe Borjana Kalejn dhe Stilijana Nikollova, të cilat..

botuar më 22-04-01 6.40.PD