Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Panorama sportive

Alekeksander Frei nga skuadra e “Bazel”-it shënoi golin e dytë nga penalltia në portën e CSKA- së. Futbollistët e CSKA- së shënuan humbjen e radhës në Ligën Evropa si miq me 1:3.
Foto: BGNES
Skuadrat “Levski” dhe CSKA shënuan humbjen e radhës në fazën grupore të ligës së Evropës. Pas shumë problemeve, lidhur me disiplinën e futbollistëve, ekipi i CSKA filloi me shumë energji ndeshjen e tij si mik i ekipit zviceran “Bazel”, por mikpritësit arritën pa shumë mundim fitore me 3 me 1. U mbajt dhe ndeshja në Sofje midis skuadrës “Levski” dhe ekipit austriak nga Zalcburgu “ Red Bul”. Kampioni bullgar nuk arriti të fitojë asnjë pikë dhe humbi me 0 me 1.

Në mënyrë më të tensionuar zhvillohet kampionati ynë i brendshëm i futbollit. Pas javës së 12 në krye të tabelës me pika të barabarta – 28, janë CSKA dhe “Liteks”, pasi futbollistët e CSKA fituan ndeshjen kundër ekipit të kryeqytetit “Slavija” me 2 me 0, ndërsa ekipi i Loveçit – Liteks mundi ekipin “Çernomorec” me 2 me 1 në Burgas.

Ekipi i kryesuar nga Radostin Stojçevi “Trentino Betklik”, nga Trento Italia, fitoi titullin botëror të klubeve të volejbollit, pasi në finalet mundi Skra nga Polonia me 3 me 0 set. Matej Kazijski luajti si titullar për “Trentino” dhe shënoi 16 pika. Në rivalitet për vendin e tretë Zenit nga Kazani i Rusisë u imponua mbi Pajkan të Teheranit me 3 me 0 set.

Gjimnasti më i mirë bullgar Jordan Jovçev u zgjodh në Komitetin ekzekutiv të Bashkimit evropian të gjimnastikës në kongresin e 23 të centralit, që u mbajt në Tel Aviv. Në strukturat udhëheqëse të gjimnastikës evropiane gjetën vend akoma dy përfaqësues bullgarë. Marija Petrova u rizgjodh në komitetin teknik të gjimnastikës artistike, ndërsa Mariela Stojçeva u përfshi në Komitetin teknik të kërcimit mbi batut. Për president të ri të Bashkimit evropian të gjimnastikës u zgjodh francezi Zhorzh Gylzek, i cili u imponua mbi shefin e deritanishëm Dimitrios Dimitrupolos nga Greqia me 24 kundrejt 22 votave.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova
По публикацията работи: Vilhelm Baltaxhian

Më shumë nga rubrika

Ivet Goranova

Karateistja Ivet Goranova fitoi medaljen e argjendtë në Kampionatin Evropian në Turqi

Kampionia olimpike Ivet Goranova u kualifikua për në finale në kategorinë “kumitë” deri në 55 kg në Kampionatin e 57-të Olimpik Evropian të Karatesë për burra dhe gra në Gaziantep, Turqi. Bullgarja arriti katër fitore në rrugën e saj drejt fitores..

rinovuar më 22-05-30 9.17.PD

Vallëzimi pol dens thyen paragjykimet dhe stereotipat

Pol densi(“Pole” –pilon, “dance” – vallëzim) është një sport, i cili kohët e fundit po fiton një popullaritet mjaft të madh në Bullgari, në sajë të ngjarjeve të ndryshme në hapësirën publike. Në vendin tonë po hapin dyer gjithnjë e më shumë salla..

botuar më 22-05-28 11.55.PD

Fitore për bullgarët në Kampionatin Evropian të Boksit

Ergynall Sebahtin solli medaljen e parë për Bullgarinë nga Kampionati Evropian i Boksit për meshkuj në Jerevin të Armenisë dhe mundi irlandezin Ricky Nesbitt me rezultat 5:0. Me këtë fitore, Sebahtin siguroi minimum medaljen e bronztë në finale të..

rinovuar më 22-05-27 7.55.MD