Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kronika e shfaqjeve muzikore

Motrat Biserovi janë ndër këngëtarët e parë popullorë bullgarë me karrierë botërore. Ato janë dhe grupi i parë folklorik, i cili ka realizuar një album me producent të huaj. Koncertet e tyre nëpër botë janë të shumta. Gjatë vitit 2008 trioja e famshme mbushi tri dekada nga debuti në skenë. Me këtë rast Ljubimka Biserova, njëra nga motrat, përshkroi momentet më të rëndësishme në biografinë e tyre krijuese. Le të rikujtojmë se gjatë viteve të fundit këngëtarja banon në Britaninë e Madhe. Ajo organizon shfaqje të artistëve bullgarë atje. Titulli i librit të saj është “Nga rrënjët drejt majës”. Në të përmbahet tërë filozofia e jetës dhe krijimtarisë së motrave. Megjithë sukseset, Ljubimka, Mitra dhe Neda kurrë nuk ndërpriten lidhjen me rrënjët e tyre.

“Në libër shkruaj për rrugën krijuese të trios, për fëmijërinë, për hapat e parë – rrëfen Ljubimka Biserova. – Vështirësitë që përballuam, etapat që përvijuan zhvillimin tonë. Teksti dhe fotografitë ishin gati për jubileun tonë 25-vjetor. Mirëpo gjithçka u asgjësua gjatë një avarie kompjuterike. Më duhej shumë kohë që të filloj prapë. Ka tregime për koncertet tona në pesë kontinentet, kujtime nga takimet me bashkatdhetarët tanë nëpër botë. Do të gjeni informatë për koncertet që kemi dhënë bashkë me yje botërore.” Në libër janë përfshirë dhe artikuj të medieve tona dhe të huaja për shfaqjet e motrave. Po përgatitet përkthimi në anglishte. Ljubimka punon dhe mbi një libër tjetër, i cili do të tregojë për prejardhjen e këngëve të repertorit të trios Biserovi.

***

Në fund të muajit tetor u zhvillua festivali i gjashtë folklorik ndërkombëtar “Maleshevo këndon dhe vallëzon”. Ai zhvillohet në fshatin Mikrevo që ndodhet në bashkinë Strumjani të Bullgarisë Jugperëndimore. Ideja për organizimin e festivalit “Maleshevo këndon dhe vallëzon” është e kryetarit të bashkisë Valentin Çilikov. Ai dhe ekipi i tij e bënë festivalin një forum me një vend të posaçëm në hartën e kulturës evropiane. Sivjet pjesëmarrësit ishin afro 4000, përfaqësues të 15 shteteve nga tri kontinente. Më shumë hollësi mësuam nga vetë zoti Çilikov: “Festivali filloi me sukses me interpretimet e grupeve nga Ukraina, Moldavia, Gjeorgjia dhe Spanja. Do të mbajmë mend interpretimet e grupeve nga Kroacia, nga Turqia. Sipas meje çdo vit programi bëhet gjithnjë e më interesant. “Maleshevo këndon dhe vallëzon” tashmë renditet ndër festivalet më të mëdha evropiane. Dhe jo vetëm për shkak të numrit të pjesëmarrësve, por edhe me nivelin e lartë të interpretimeve. Gëzohem shumë se grupet bullgare prezantohen aq mirë.” Jashtë programit të konkursit u zhvillua një sfilat të kostumit bullgar gjatë shekujve me pjesëmarrjen e studentëve nga Universiteti Jugperëndimor “Neofit Rilski”. Juria e konkursit përsëri ishte ndërkombëtare – Vladimir Botev nga Maqedonia, Bernard Dutois nga Belrgjika, Nikolaj Cvetkov nga Bullgaria dhe disa folkloristë të tjerë të shquar bullgarë. Tani ju ofrojmë të dëgjoni interpretimin e njërës nga pjesëmarrëset bullgare – 16-vjeçarja Dimitrina Tagareva.

Klikoni mbi ikonën AUDIO për të dëgjuar interpretimet e motrave Biserovi dhe disa nga pjesëmarrësit në festivalin “Maleshevo këndon dhe vallëzon".

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova

Më shumë nga rubrika

"I afërti" – një duet i ri i Toni Dimitrovës dhe Stefan Illçevit

Kënga "I afërti", në interpretim   të duetit Toni Dimitrova - Stefan Illçev, është ndër propozimet e reja në Top 20 të Radios Kombëtare Bullgare - renditja kombëtare javore për muzikën e re bullgare pop dhe rock. Kënga tashmë është në vendin e..

botuar më 21-10-25 11.26.PD

Big Bendi i BNR-së do të japë koncertin e parë për sezonin e ri

Big-Bendi i Radios Kombëtare Bullgare hap sezonin e tij muzikor më 21 tetor në Studion e Parë të medias sonë. Dirigjenti Antoni Donçev, i cili më shumë se 10 vjet e udhëheq orkestrën, thotë se muzikantët kanë përgatitur programe interesante që do..

botuar më 21-10-21 11.11.PD

Kujtim për Bojidar Dobrevin – një studiues i së kaluarës dhe i së tanishmes muzikore bullgare

Unë kurrë nuk kam takuar një person tjetër që është aq i sjellshëm dhe aq i përkushtuar për të mbledhur dhe ruajtur fakte historike për muzikantët bullgarë jashtë vendit" - thotë Stolina, vajza e Bojidar Dobrevit. Mbase secili i cili e njihte..

botuar më 21-10-21 7.15.PD