Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Muzika pa kufij” – Formacioni artistik “Skenderman”

Pallati në qytetin bregdetar Ballçik
Foto: Pllamen Mihajlov
“Muzika pa kufij” është motoja e disa ngjarjeve, që janë organizuar me pjesëmarrjen e formacionit artistik “Skenderman”. Skanderi është një prej emrave, me të cilit njerëzit nga Lindja e quajnë Aleksandër të Madh. Themeluesi dhe udhëheqës i formacionit artistik “Skenderman” Asen Kazandxhiev thotë se sot rruga më e shkurtër për kapërcimin e dallimeve midis njerëzve kalon përmes artit. Ka zgjedhur emrin e komandantit të madh për shkak të kontributit të tij në bashkimin e Lindjes dhe Perëndimit. Vite me radhë Asen Kazandxhievi ishte pjesë e grupit “Lot Lorien” – formacioni i parë në Bullgari, që e karakterizonte veten si etno grup. Muzika është në bazën e veprimtarisë së tij si udhëheqës i “Skenderman”-it.

“Formacioni artistik është një organizatë multidisiplinore e tipit të ri. Aksenti është mbi muzikën, por kemi përfaqësues të arteve të ndryshme. Qëllimi kryesor është këmbimi i informacionit midis artistëve, si dhe realizimi i projekteve në vende të ndryshme. Në të marrin pjesë përfaqësues nga Turqia, Finlanda, Rumania, Çekia, Gjermania dhe nga vendet e tjera. Nga fillimi i këtij viti realizojmë disa projekte. Njëri prej tyre ishte lidhur me pjesëmarrjen e Latif Bulat-it në një festival në Maqedoni. Ai është këngëtar dhe kompozitor, që punon në Holivud. Jeton në SHBA dhe ka marrë pjesë në disa projekte bullgare. Jam i bindur se lëvizja ua jep artistëve ndjenjën e lirisë. Kontaktet dhe përshtypjet e reja i frymëzojnë të krijojnë, të prezantojnë më të mirat prej tyre.”

Trioja “Rome-Ulvsand-Hëetland (Romme-Ulvsand-Hjetland), përfshin muzikantë nga Danimarka, Suedia dhe Norvegjia. Ata ekzekutojnë muzika etno dhe world, ndërsa koncerti i tyre në Ballçik ishte pjesë e festivalit “Pa kufij”, organizuar nga Dhoma ekonomike e qytetit Varna, “Skenderman” dhe Pallati në Ballçik.
Latif Bullat (SHBA/Turqi)
“Ideja për festivalin lindi para disa vjetësh. I pari mbante emrin “Muzika pa kufij”, sepse ishte muzikor. Të dytin e quam “Pa kufij”, sepse përfshinte edhe arte të tjera – kishte plener të piktorëve nga katër shtete evropiane, të cilët vizatonin në kohën e aktivitetit. Regjisori Petër Pavllov prezantoi një film të tij, ndërsa shkrimtarja Ludmilla Filipova – librin e saj të fundit. Theksi ishte mbi muzikën në tre drejtime – muzikën klasike, muzikën etno dhe xhaz. Nikollaj Jordanov dhe Bojan Bëçvarov ekzekutuan vepra klasike bullgare. Në përgjithësi morën pjesë 120 veta, përfaqësues të 24 shteteve nga 4 kontinente. Ndër miqtë ishin organizatorë të aktiviteteve të ndryshme nëpër botë – drejtorë të festivaleve në Belgjikë, Britaninë e Madhe, Rusi, vendet skandinave. Temat ishin llojshmëria kulturore dhe dialogu ndërkulturor, i cili është edhe tema e nismës së sivjetshme të BE. Siç dihet, viti 2009 është vit i dallimeve kulturore dhe i dialogut ndërkulturor.
Jura Braça (Izrael)

Përgatitja e programeve, projekteve dhe organizimi – të gjitha këto Jaseni i ka bërë nëpërmjet rrjetit të kontakteve në internet. Aktivitetet, të cilave ua kushton tërë kohën e tij, mbahen gjithmonë në vende të zgjedhura në mënyrë speciale. Për skenën e formacionit “Pa kufij” është zgjedhur Pallati në Ballçik, që është i njohur me arkitekturën e tij të bukur dhe me natyrën e mrekullueshme që e rrethon. Atje u zhvilluan të gjitha koncertet, si dhe konferenca për menaxhimin artistik. Në veprimtarinë e saj morën pjesë mbi 40 organizatorë prijës ndërkombëtarë në fushën e muzikës dhe kulturës.
Jamvos (Greqi)

“Mora ftesë nga Drejtoria për politikën kulturore pranë Komisionit Evropian në Bruksel për ta prezantuar aktivitetin në Konferencën evropiane kulturore, që u zhvillua para disa ditësh. Morën pjesë përfaqësues nga tërë bota – mbi 1000 veta. Pasi formacioni “Skenderman” filloi veprimtarinë e tij më 14 shkurt të këtij viti dhe sidomos pas festivalit “Pa kufij” KE u interesua shumë për idetë tona.” Ditët e fundit të tetorit Jasen Kazandxhievi prezantoi Bullgarinë në forumin ndërkombëtar “Shpirti i Evropës”, organizuar nga KE në qytetin Kluzh në Rumani. Në aktivitetin e forumit kanë marrë pjesë disa veprimtarë të njohur kulturorë nga Evropa, disa përfaqësues të Komisionit Evropian, ndër të cilët dhe zonja Doris Pak – kryetarja e Komisionit Evropian për kulturën në Parlamentin Evropian.

Po të doni të dëgjoni disa interpretime të pjesëmarrësve në Festivalin e dytë ndërkombëtar “Pa kufij” klikoni AUDIO. Ju urojmë dëgjim të këndshëm!

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova

Më shumë nga rubrika

Jeta si një mrekulli-përbindësh – në spektaklin e Diana Dafovës

E njohim Diana Dafovën nga projektet e saj të mëdha krijuese, të cilat këngëtarja i ka prezantuar gjatë viteve të kaluara në Bullgari, Evropë dhe SHBA, si dhe nga pjesëmarrja e saj në nisma të ndryshme humanitare dhe mjedisore. Më 23 nëntor, në..

botuar më 21-11-23 12.03.MD

Kamelia Todorova me një rrëfim për rrugën e saj krijuese

"Zëri im" është një spektakël muzikor në të cilin Kamelia Todorova do të ndajë kujtimet e saj për sukseset dhe dështimet në jetë, për momentet e lumtura dhe jo aq të lumtura në karrierën e saj. Më 22 nëntor, në Teatrin Azarjan – në sallën 2 të..

botuar më 21-11-22 8.57.PD

Big Bendi i Radios Kombëtare Bullgare prezanton muzikën e Mihaill Josifovit

Më 18 nëntor, në Studion e Parë të Radios Kombëtare Bullgare (BNR), është koncerti i radhës i Big Bendit të Radios, kësaj here me dirigjent Mihaill Josifov – një trumbetar brilant, kompozitor, lider dhe pjesëmarrës në formacione të ndryshme xhaz,..

botuar më 21-11-18 11.30.PD