Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Legjenda për lumenjtë bullgarë

Tradita të njerizohen lumenjtë vjen nga këngët dhe legjendat popullore.
Foto: Veneta Nikollova

Në jug të malit Stara Planina lumenjtë mbajnë emra grash – Marica, Tunxha, Arda, Veleka, Mesta, Struma. Kurse në Bullgarinë Veriore populli ua ka dhënë lumenjve emra burrash – Iskër, Osëm, Vit. Megjithëse janë të ndarë, njërit shkojnë drejt veriut, të tjerët – drejt jugut, ata gjithmonë mendojnë për njëri-tjetrin. Kështu poeti Georgi Konstantinov ka vizatuar në vjersha hartën e lumenjve të mëdhenj bullgarë. Tradita të njerizohen lumenjtë vjen nga këngët dhe legjendat popullore.

Një këngë popullore lidh tre lumenj nga Bullgaria e Jugut në një tregim: Marica, Tunxha dhe Arda janë tri motra. Por një herë ato u grindën keq. Tri ditë dhe tri net vazhdoi grindja. Më në fund motra më e madhe – Marica, propozoi të pushonin pak dhe të flinin një natë. Ajo që zgjohej e para, t’i zgjonte të tjerat dhe atëherë të niseshin së bashki dhe të shihnin cila është më e shpejta. Por më e vogla, Tunxha, u zgjua “më herët se gjeli, më herët se agimi”. Dhe pa i zgjuar motrat e tjera, u nis shpejt përpara. Kur u zgjua Arda, pa se Tunxha nuk ishte atje. Ajo i tha Maricës se motra më e vogël është nisur e vetme. Atëherë Marica e mallkoi Tunxhën: “të shkonte dhe të shkatërronte pyjet, malet, drunjtë njëqindvjeçarë, të qanin fshatarët dhe të shkonte Tunxha prapa të gjithëve”. E dëgjoi këtë mallkim Zoti dhe e zbatoi. Që atëherë Tunxha gjithmonë shkon shpejt përpara, por përballon shumë pengesa, ndërsa motrat e saj shkojnë pas asaj, por e tejkalojnë. Në fakt tre lumenjtë mblidhen në Edrene të Turqisë, dy lumenjtë më të vegjël derdhen në Maricë dhe ajo vazhdon në drejtim jugor dhe dredhet në Egje.

Kanioni i lumit Negovanka

Ka një legjendë për një mrekulli, e cila tregohet për lumenj të ndryshëm, por më saktësisht e ilustron emrin e lumit Zlatra Panega – Panega e Artë. Një bari çoi delet e tij për të kullotur në malin Rila. Por një dele u largua. Për ta kthyer prapa, bariu hodhi shkopin e tij. Për fat të keq, ai ra në një nga liqenet e Rilës. Kjo ishte një humbje e madhe për bariun e shkretë. Në shkopin e tij ai kishte gdhendur një vrimë të vogël, ku kishte fshehur paratë e fituara. Kështu gjithçka që posedonte u zhyt në liqen. I dëshpëruar, bariu bredhte nëpër male dhe kështu arriti deri në malin Stara Planina. Atje u ul pranë një burimi dhe pa se uji hodhi në breg shkopin e tij. Kështu për shkak të parave të fshehura në shkop njerëzit e quajtën lumin “të artë”.

Emri i lumit Luda Jana – Jana e Çmendur, lidhet me një histori dashurie nga Mesjeta. Një bujar i ri i dërgonte së dashurës Jana lule, duke i vënë në ujërat e lumit që buronte afër kështjellës së tij. Jana ishte vajza e një bujeri tjetër, i cili donte ta martonte me një grek të pasur. Prandaj ajo shkoi gjatë natës tek i dashuri. Por ushtarët e babait të saj rrethuan kështjellën dhe pas përleshjeve të egra, të dy të rinjtë vdiqën. Kujtimi për vajzën e guximshme ruhet me emrin e lumit Luda Jana – Jana e Çmendur.

Lumi Veleka

Në Bullgarinë Verilindore tregohet një legjendë si një mbret ndërtoi kryeqytetin e tij në këto toka. Ai çoi nënën e tij dhe e pyeti në se i pëlqente vendi. Ajo u përgjigj se vendi është i bukur, por nuk ka ujë. E këshilloi të çonte deri në qytet ujërat e lumit Kriva reka – Lumi i shtrembër. Biri tha se kjo ishte e pamundur. Por nëna i tha se “uji është si një grua – do të shkojë atje, ku e çon”. Atëherë mbreti gdhendi një kanal në tokë deri në qytetin e tij. Ai ishte i kënaqur nga fitorja dhe i tha lumit me krenari: “Do të shkosh pas meje si qen”. Duke e dëgjuar këtë, lumi u zemërua dhe u kthye në shtratin e tij.

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova

По публикацията работи: Rumjana Panajotova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Byrekët, japrakët e lakrës dhe kosi janë pjesë e patjetërsueshme e trashëgimisë sonë të pasur të kuzhinës

Në të gjithë botën, gatimi shkon paralelisht me turizmin, duke u bërë një industri fitimprurëse që fuqizon sektorë të tërë të ekonomive lokale. Ushqimi i shijshëm tradicional është pjesë e patjetërsueshme e mozaikut turistik të Bullgarisë. Kjo është..

botuar më 23-08-20 12.35.MD
Foto: Agjencia Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Vendit

“E ardhmja është në origjinë”

Në qytetin e Tiranës u zhvillua aktiviteti “E ardhmja është në origjinë” me pjesëmarrjen e 9 pakicave kombëtare në territorin e Shqipërisë. Ky aktivitet u mbështet nga Komiteti për Pakicat Kombëtare në Republikën e Shqipërisë. Në të morën pjesë edhe..

botuar më 23-07-18 11.00.PD

Në Bulgarevo po bëhen përgatitjet për festën e pjeprit

Pranë Kepit Kaliakra, në fshatin Kavarna të Bulgarevo-s, përgatitjet për edicionin përvjetor të Festivalit të Pjeprit janë në momentet e fundit. Për të 15-in vit radhazi, banorët dhe mysafirët e fshatit do të shijojnë frutin e preferuar të verës,..

botuar më 23-07-16 11.05.PD