Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Panorama sportive

Elica Kostova fitoi turneun e tenisit në qytetin francez Ljo Avër
Foto: BGNES

Skuadra përfaqësive bullgare e futbollit luajti ndeshjen kontrolluese kundër një skuadre të klubit. Sipas planeve paraprake Bullgaria duhet të ndeshej më 14 nëntor me skuadrën kombëtare të Bolivisë në Sofje, por latinoamerikanët nuk plotësuan angazhimin e tyre. Kështu kryesia e Bashkimit Futbollistik Bullgar ishte e detyruar në momentin e fundit të kërkojë kundërshtarë të skuadrës bullgare. Kështu u arrit dyluftimi në stadiumin “Kemal Atatjurk” në pushimoren turke Antalija midis skuadrës përfaqësive të Bullgarisë dhe fituesit të fundit në turneun për kupën e UEFA-së Shahtjor Doneck. Ndeshja përfundoi me rezultatin e bardhë 0 me 0. Disa nga lojtarët më të mirë nuk u përfshin në ndeshje për shkak të sëmundjeve të gripit. Më 18 nëntor skuadra përfaqësive bullgare do të luajë ndeshjen e dytë kontrolluese në Maltë.

Elica Kostova fitoi turneun e tenisit në qytetin francez Ljo Avër me fondin e çmimeve 10 mijë dollarë. Në final bullgarja mundi gjermanen Sina Haas me 6 me 0 dhe me 6 me 4. Me këtë titull bullgarja grumbullon 12 pika për ranglistën UTA, gjë me të cilën radhitet ndër 340 tenistët e parë në botë.

Ndërkohë u njoftua, se raketa e parë bullgare e meshkujve Grigor Dimitrov nuk do të luajë gjatë kësaj stine. 18-vjeçari Dimitrov refuzoi pjesëmarrje në turneun e tenisit nga seritë “Çallënxhër” në Shampejn me fondin e çmimeve 50 mijë dollarë. Shkaku është një sëmundje.

Evgenija Radanova përfundoi e 10-ta në vrapimin 1500 metra dhe e 19-ta në vrapimin 500 metra në startin e katërt për kupën botërore të shortrekut në SHBA-në. Ky është kualifikimi i dytë olimpik për Vankuvërin 2010. Në gjysmë finalin në 1500 metra bullgarja përfundoi e katërta dhe nuk u klasifikua për final. Në distancën më të shkurtër nga 500 metra nënkampionia olimpike Radanova humbi që në seritë. Pas shpalljes së rezultateve definitive nga dy startet e fundit në Kanada dhe në SHBA-në do të shihet sa kuota do të fitojë Bullgaria.

Pas vazhdimit të ndeshjes nga java e dytë e Ligës Ballkanike të Basketbollit mbajtësi i kupës së Bullgarisë “Levski” pësoi humbje si mysafir nga skuadra serbe OKK Beograd me 100 kundrejt 103 pika. Ekipi bullgar është me një sukses dhe një humbje pas fillimit të turneut më 17 tetor. Lider me dy fitore është OKK Beograd. Skuadra Spartak nga Pleveni regjistroi suksesin e parë në garën e sivjetshme të Ligës Ballkanike me një fitore mbi skuadrën “Mornar” me 77 kundrejt 60 pika.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

По публикацията работи: Vesella Vlladkova

Më shumë nga rubrika

Vallëzimi pol dens thyen paragjykimet dhe stereotipat

Pol densi(“Pole” –pilon, “dance” – vallëzim) është një sport, i cili kohët e fundit po fiton një popullaritet mjaft të madh në Bullgari, në sajë të ngjarjeve të ndryshme në hapësirën publike. Në vendin tonë po hapin dyer gjithnjë e më shumë salla..

botuar më 22-05-28 11.55.PD

Fitore për bullgarët në Kampionatin Evropian të Boksit

Ergynall Sebahtin solli medaljen e parë për Bullgarinë nga Kampionati Evropian i Boksit për meshkuj në Jerevin të Armenisë dhe mundi irlandezin Ricky Nesbitt me rezultat 5:0. Me këtë fitore, Sebahtin siguroi minimum medaljen e bronztë në finale të..

rinovuar më 22-05-27 7.55.MD
Grigor Dimitrov

Grigor Dimitrov do të luajë në raundin e tretë të Roland Garros

Tenisti më i mirë bullgar Grigor Dimitrov u kualifikua në raundin e tretë të Kampionatit të Hapur të Francës. Dimitrov mundi Borna Coric të Kroacisë me 6:0, 6:4, 6:3 në gati dy orë. Ashtu si suksesi i startit ndaj Marcos Chiron, bullgari i renditur..

botuar më 22-05-26 9.43.PD