Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Historia bullgare e prezantuar në rekuizitë dhe kostume filmash

Një fron dhe kostume nga filmi “Borisi I”
Foto: Veneta Pavlova
Mbi 500 kostume unikale, mobile të vjetra, orendi dhe shumë fotografi me skena nga xhirimet e filmave bullgarë janë mbledhur në një ekspozitë të rregulluar në Muzeun kombëtar historik në Sofje. Eksponatet i ishin dhuruar Muzeut përpara tre vjetëve nga Kinostudioja “Bojana-Film” pak përpara privatizimit të saj. Eksponatet janë rregulluar në dy salla. Në njërën janë prezantuar veshje dhe kurora të mbretërve, veshmbathje të bujarëve, parzmore, shpata dhe helmeta të lidhura me historinë e Shtetit të parë bullgar të periudhës nga krijimi i shtetit në vitin 680 deri në rënien e tij nën sundimin bizantin në vitin 1018 dhe të Shtetit të dytë bullgar të viteve 1185-1396, deri në rënien e Bullgarisë nën zgjedhën turke.

© Foto: Veneta Pavlova

Në fotografinë (nga e majta në të djathtë): kostum dhe armë nga filmi “Khani Asparuh”, kostumi i Paganes nga filmi “Khani Asparuh”, kostumet e sevastokratorit (bujarit) Kalojan dhe të bashkëshortes së tij Desisllava nga filmi “Mjeshtri i Bojanës”

“Këtu mund të shihen rekuizita unikale dhe kostumet me të cilët kanë luajtur aktorët në filmat historikë “Khani Asparuh”, “Borisi I”, “Mjeshtri i Bojanës”, “Dasmat e mbretit Ivan Asen” e të tjerë - tregon dr. Cvetana Kjoseva, e ngarkuar me detyrë drejtor i Muzeut kombëtar historik. – Këta filma pasqyrojnë ngjarje të lidhura me shekujt e parë të shtetit bullgarë, me zgjerimin e tij territorial si pasojë e luftërave me Bizantin, me krishterimin e hershëm, me krijimin e alfabetit sllav dhe me ngjarje të tjera të rëndësishme historike. Të gjitha veshjet janë qepur pas konsultimeve me specialistë historianë në bazën e gjetjeve arkeologjike dhe dorëshkrimeve të vjetra bullgare. Dhe diçka kureshtare – për filmin “Mjeshtri i Bojanës” kostumet e sevastokratorit (bujarit) Kalojan dhe të bashkëshortes së tij Desisllava janë krijuar në bazën e afreskeve në Kishën e Bojanës. Për shkak të vizatimeve të saj të mrekullueshme mbi mur nga shekulli i XIII kjo kishë është përfshirë në Listën e trashëgimisë kulturore botërore të UNESKO-së. Në një sallë tjetër kemi ekspozuar veshje dhe sende të përdorura në filmat e lidhur me ngjarje nga koha e Mbretërisë së tretë bullgare pas çlirimit të Bullgarisë nga zgjedha turke në vitin 1878 deri në vitin 1946. Shumë prej veshjeve këtu janë blerë nga persona privatë dhe janë absolutisht autentike. Shpresojmë ndonjë ditë me këto unikate të hapet një Muze i vërtet i filmit bullgar.” – thotë dr. Cvetana Kjoseva.

© Foto: Veneta Pavlova

Në fotografinë (nga e majta në të djathtë): një kostum i mbretit Ivan Asen II, një kostum nga filmi “Dasmat e mbretit Ivan Asen”, një kostum nga filmi “Kohë e ndarë”

Në vitin 2006 me vendim të udhëheqjes së atëhershme të Kinostudios “Bojana-Film” me në krye regjisorin Evgjenij Mihajlov Muzeut kombëtar historik i janë dhuruar mbi 2 000 veshje, armë, sende dhe orendi nga fondet e Kinostudios. Dhurata i janë bërë akoma dy muzeve kombëtare – atij etnografik dhe Muzeut ushtarak. Eksponatet më interesante prej koleksionit t’i dhuruar Muzeut kombëtar historik janë formuar si një ekspozitë mobiliare, e cila në vazhdim të tri viteve është prezantuar në mbi 25 qytete bullgare dhe është parë nga afro 77 mijë veta. Në disa qytete krahas ekspozitës janë shfaqur dhe filmat përkatës historikë. Sot Evgjenij Mihajlov tregon, se kudo ku ka qenë ekspozita ka rritur interesin ndaj filmave bullgarë dhe ndaj muzikës së këtyre filmave.

“Neve na befasoi interesi shumë i madh ndaj historisë së Bullgarisë, i provokuar nga ekspozita – thotë regjisori Mihajlov. – Dhe kjo, se në qytetet ku prezantohej ekspozita dhjetëra shkolla organizuan mësime të hapura të historisë në mjediset e saj. Dihet, se nxënësit mund ti çosh në mënyrë të organizuar në një ekspozitë, por nuk mund ti detyrosh të shkruajnë mbresat e tyre në Librin e përshtypjeve. Por nxënësit e bënin vet këtë, duke filluar nga ata të klasës së parë deri te maturantët. Ata shkruanin se krenohen se janë bullgarë, se ndjejnë respekt ndaj historisë së vendit. Dhe kjo ndjenje patriotike, të cilën ekspozita e zgjoi kudo, na jep optimizëm, se ajo mund të shfaqet jo vetëm këtu në Bullgari, por dhe në vendet ku ka komunitete të mëdha bullgarësh.”

© Foto: Veneta Pavlova

Në fotografinë (nga e majta në të djathtë): një kamerë kinematografike, një uniformë gjenerali, një veshje grash nga fundi i shekullit XIX

Çdo e premte Ekspozita e hapur në Muzeun kombëtar historik shoqërohet me shfaqjen e filmave të dashur bullgarë. Përveç kësaj frekuentuesit mund të dëgjojnë dhe muzikë nga filmat dhe të fotografohen me kostumet e bujarëve dhe kalorësve.

Përgatiti në shqip: Gjullka Ilieva
По публикацията работи: Veneta Pavlova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Para 80 vjetësh u zbulua tuma e Kazanllëkut

"Njeriu nuk e njeh rrugën drejt qiellit, por kali e di", thotë një fjalë e urtë trake. Prandaj, mbretërit trakë dërgoheshin me patjetër në botën e përtejme së bashku me kuajt e tyre. Për shkak të varreve të shumta të sundimtarëve nga epoka helenistike,..

botuar më 24-04-19 7.30.PD

Mbushen 80 vjet nga bombardimi i fundit i Sofjes

Më 17 prill, 80 vjet më parë, ndodhi bombardimi i fundit dhe më brutal i Sofjes gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në vitin 1944, më 17 prill në mesditë, 350 bombardues amerikanë, të shoqëruar nga gjuajtësit “Thunderbolt” dhe “Mustang”, hodhën 2500 bomba..

botuar më 24-04-17 1.48.MD

Festojmë Ditën Ndërkombëtare të Aviacionit dhe Astronautikës

Më 12 prill, festojmë Ditën Ndërkombëtare të 55-të të Aviacionit dhe Astronautikës. Në këtë datë të vitit 1961, në orën 6 e 7 minuta Greenwich (9 orë e 7 minuta me orën e Moskës), me anijen "Vostok 1" Juri Gagarin filloi turneun e tij të paharrueshëm..

botuar më 24-04-12 6.50.PD