Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mihail Belçev feston jubileun e tij 40 vjeçar artistik

Foto: BGNES
Kompozitor, këngëtar, shkrimtar dhe regjisor – kjo është një pjesë prej biografisë së Mihail Belçevit. Me muzikë merret qysh si fëmijë, vjershat e parë i ka shkruar si nxënës, ka mbaruar specialitetin “regjie” në Akademinë teatrale “Çerkasov” në Sankt Peterburg. Mihail Belçev është skenarist dhe regjisor i shumë spektakleve televizive, autor i muzikës së filmave dhe shfaqjeve teatrale. Ka botuar katër libra dhe ka incizuar gjashtë albume muzikore.

Sivjet ai feston 40 vjet veprimtari krijuese. Kohët e fundit prezantoi dhe koleksionin e tij më të ri “Hitet e arta”. “Këto janë dy disqe me nga 17 këngë, 34 gjithsej. Ishte një zgjedhje e vështirë. U përpoqa ti radhit për nga dramaturgjia, por po të bëhet fjalë për kronologji – e para është kënga, me të cilën bashkë me Maria Nejkovën fituam çmimin e parë të Festivalit ndërkombëtar “Orfeu i art” në vitin 1969. E fundit është kënga “Rinia po ik”.

Në albumin e ri të Mihail Belçevit janë përfshirë dhe disa prej dueteve më të bukura të tij me bashkëshorten Kristina. Gjysma prej teksteve të këngëve të përfshira në albumin “Hitet e arta” janë shkruar nga Mihail Belçev. Në bazën e vjershave të tij kanë krijuar këngë dhe shumë prej kompozitorëve më të mirë të muzikës bullgare “pop” –Boris Karadimçev, Aleksandër Josifov, Stefan Dimitrov, Najden Andreev. Në rrugën e gjatë krijuese ai ka fituar dhe shumë çmime, por nuk i numëron. Por ne do të përmendim të dytë e fundit. Akademia Bullgare e Shkencave ne lidhje me 140 vjetorin e themelimit të saj, i dha atij titullin “akademik”, kurse Këshilli i lartë i vatrave të kulturës në Bullgari e dekori me titullin “Pasues i rilindësve bullgarë”.

Për shkak të sinqeritetit të tij ndaj publikut Mihail Belçev gëzon dashurinë e tij. Aktualisht ai përgatit projektin e tij tjetër – përsëri një album me dy disqe, në të cilin do të përfshihen këngë me vjersha të krijuesit, por të kënduara nga kolegët e tij.

Përgatiti në shqip: Gjullka Ilieva

Më shumë nga rubrika

Mario Stantchev

Premiera bullgare e Stantchev Soul Songs

“Gëzohem shumë se do të ekzekutoj në të njëjtën sallë, në të cilën mbajta dhe koncertin tim të parë vetjak”- thotë  xhaz pianisti Mario Stantchev përpara se të prezantojë “Këngë nga shpirti". Salla për të cilën bëhet fjalë  është në godinën..

botuar më 21-10-28 10.27.PD

"Ti po fluturon! Përqafoje qiellin…” – Diço dhe kënga e tij e re

Këngëtari i njohur bullgar Diço na kthen në ditët e mrekullueshme të verës. E bën me "Ti po fluturon" - këngën e tij të re, kushtuar vlerave më të zakonshme njerëzore - familjes, kohës që kalojmë me të dashurit tanë, dhe - verës bullgare, një prej..

botuar më 21-10-27 10.32.PD

"I afërti" – një duet i ri i Toni Dimitrovës dhe Stefan Illçevit

Kënga "I afërti", në interpretim   të duetit Toni Dimitrova - Stefan Illçev, është ndër propozimet e reja në Top 20 të Radios Kombëtare Bullgare - renditja kombëtare javore për muzikën e re bullgare pop dhe rock. Kënga tashmë është në vendin e..

botuar më 21-10-25 11.26.PD