Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Panorama sportive

Federata bullgare e qitjes sportive e shpalli Marija Grozevën më të mirën në këtë sport në Bullgari për vitin 2009
Foto: BGNES
Dimitër Berbatovi tashmë është golashënuesi më i mirë në historikun e kombëtares bullgare të futbollit, pas dy golave të shënuara kundër Maltës. Kështu ai mblodhi në aktivin e tij 48 gola për kombëtaren e Bullgarisë dhe doli përpara rekordmenit të deritanishëm Hristo Bonev, i cili është me 47 gola. Në ndeshjen e kontrollit kundër ekipit të Maltës, e cila ishte ndeshja e fundit zyrtare për këtë vit të futbollistëve tanë të kombëtares, ata u imponuan në mënyrë bindëse me 4 me 1. Përveç Berbatovit, nga një gol shënuan Valeri Bozhinovi dhe Bllagoj Georgievi.

Ekipi i “Liteksit” kryesoi klasifikimin në grupin tonë futbollistik “A” pasi mundi me 5 me 0 “Lokomotiv”nga qyteti Plovdiv në ndeshjen e fundit të javës së 13 të kampionatit kombëtar dhe mblodhi në aktivin e vet 31 pika. Në vendin e dytë mbeti skuadra CSKA pas rezultatit baras në derbinë kundër ekipit të Sofjes “Llokomotiv” 2 me 2. Në vendin e tretë me 26 pika është “Çernomorec”nga Burgasi , pavarësisht nga humbja e tij si mik i “Sllavijës” të Sofjes me 2 me 3. Në vendin e katërt dhe të pestë me nga 22 pika janë dy skuadrat e Sofjes – “Llokomotiv” dhe “Llevski”.

Federata bullgare e qitjes sportive e shpalli Marija Grozevën më të mirën në këtë sport në Bullgari për vitin 2009. Marija Grozeva e meritoi njohjen me dy medaljet e arta të fituara në kampionatet evropiane me armë pneumatike dhe me kalibër të vogël. Në vendin e dytë dhe të tretë janë Viktorija Ivançeva dhe Janina Stançeva, mbajtëse të dallimeve të bronzta nga kampionatet evropiane gjatë këtij vitit. Për ekip më të mirë u shpall Ekipi kombëtar bullgar i të rinjve në përbërje: Solomon Borisov, Angel Çonin dhe Stojan Pushkov, i cili fitoi medaljen e bronzit në kampionatin evropian ne disiplinën 25 metra me pistoletë.

Skuadra e volejbollit e meshkujve e CSKA fitoi kupën “Ataro Klima”. Në rivalitet për vendin e parë ekipi i Sofjes u imponua mbi “Arda” të qytetit Kërxhali me 3 me 1 set. Të dy ekipet kishin nga 5 fitore dhe një humbje para fillimit të ndeshjes, por skuadra me përvojë më të madhe CSKA demonstroi lojë më të mirë dhe si rezultat fitoi trofeun. Rezultatet e turneut janë të vlefshme edhe për klasifikimin në Super ligën e Bullgarisë, ku gjithashtu në krye është CSKA me 30 pika, ndjekur nga “Arda” - Kërxhali me 26 pika.

Kalojan Mahljanov-Kotooshu regjistroi fitoren e 7 në turneun e madh të sumo- s në Fukuoka. Në rrethin e 8 bullgari, i cili ka rangun odzeki, u imponua mbi Tokitenku. Pas kësaj ndeshjeje Mahljanovi vazhdon të jetë në pozicionin e tretë të klasifikimit të përkohshëm me 7 fitore dhe një humbje. Para tij pa asnjë humbje janë vetëm dy sumistë me rangun më të lartë “jokodzuna” – Hakuho dhe Asashorju.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova
По публикацията работи: Vilhelm Baltaxhian


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Grigor Dimitrov

Grigor Dimitrov u kualifikua në gjysmëfinale të Turneut në Miami

Grigor Dimitrov u kualifikua në gjysmëfinale të Turneut Masters 1000 në Miami. Bullgari mundi me 6:2, 6:4 numrin 1 në skemë dhe numrin 2 në renditjen botërore Karllos Alkaras nga Spanja. Kështu, Dimitrov do të luajë për herë të parë në gjysmëfinale në..

botuar më 24-03-29 9.51.PD
Grigor Dimitrov

Grigor Dimitrov arriti në çerekfinale të turneut të serisë "Masters 1000"

Grigor Dimitrov arriti në çerekfinale të turneut të tenisit të serisë "Masters 1000" në Miami, pasi mundi polakun Hubert Hurkaç në një ndeshje që zgjati 2 orë e 41 minuta - 3:6, 6:3 dhe 7:6 (3). Dimitrov do të luajë për herë të parë në karrierë në..

botuar më 24-03-27 10.41.PD

Gjashtë medalje për atletët bullgarë me Sindromën Down

Gjashtë medalje fituan atletët bullgarë nga gara më e madhe për sportistë me Sindromën Down "TRISOME GAMES 2024" në resortin turk Antalia, njoftoi BTA. Aleksandër Asenov kthehet me dy tituj nga kampionati - në triatlon dhe në kërcim së gjati me një..

botuar më 24-03-26 6.08.MD