Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Panorama sportive

Në ndeshjen futbollistike, që është pjesë nga fushata kombëtare kundër SIDA-së, mori pjesë dhe kryeministri Bojko Borisov.
Foto: BGNES
Një javë para përfundimit të kampionatit futbollistik të vjeshtës në Bullgari, në krye vazhdon të jetë ekipi “Litejks” nga Loveçi me 32 pika, megjithëqë arriti të grumbullojë mezi një pikë nga dy ndeshje të luajtura gjatë javës së kaluar. Në dyluftimin me kampionin “Levski”, futbollistët nga “Liteks” mezi në minutën e fundit shënuan një gol dhe përfunduan me rezultatin baras 2 me 2. Në ndeshjen e dytë kundër skuadrës “Beroe” nga Stara Zagora, ekipi “Loveç” pësoi humbje duke përfunduar ndeshjen si mysafirë me rezultat 0 me 3. Mirëpo, nga ky zhvillim nuk arriti të përfitojë skuadra e dytë në klasifikimin CSKA, e cila përfundoi ndeshjen me skuadrën “Çerno more” me rezultatin e bardhë 0 me 0. Tepër rivale ishte lufta për vendin e tretë të klasifikimit skuadra “Levski” mundi ekipin “Montana” me rezultat 3 me 1 dhe grumbulloi 26 pika, aq sa ka edhe ekipi “Çernomorec” nga Burgasi. Në ndeshjen e vet me ekipin “Lokomotiv” nga Sofje, skuadra “Çernomorec” humbi me rezultat 0 me 2. Kështu ekipi “Lokomotiv” ka vetëm një pikë më pakë nga dy skuadrat “Levski” dhe “Çernomorec”.

Në raundin e fundit të Turneut të Madh të Sumos për Kupën e Perandorit në Fokuoka, bullgari Kallojan Mahljanov – Kotooshu humbi nga mongolezi Harumafuxhi. Kështu bullgari përfundoi pjesëmarrjen në këtë garë me 10 fitore dhe 5 humbje.
Shumë mirë prezantohet edhe bullgari tjetër, që bënë hapat e para në sumon profesionale japoneze Daniell Ivanov – Aoijama. “Mali Blu”, siç përkthehet nga japonishtja nofka sportive e bullgarit, do të ndeshet në divizionin e katërt vitin e ardhshëm, pasi mundi kazakistanin Kazafuxan në një superfinal të divizionit të pestë, për të cilin u klasifikua pas 7 fitoreve të radhës.

Në finalet e veglave të veçanta të turneut të gjimnastikës artistike nga seria Gran Pri, që u zhvillua në Berlin, gjimnastja më e fortë bullgare Sillvija Miteva u klasifikua e katërta në rreth dhe shirit dhe e shtata në top. Ajo nuk arriti të klasifikohet vetëm për finalet e litarit. Miteva vërtetoi, se ka vendin e vet të merituar në elitën e gjimnastikës artistike edhe në shumëgarëshin, ku përfundoi e gjashta. Dy vendet e para i zunë përfaqësueset e Rusisë Evgenija Kanaeva dhe Darija Kodakova. Në vendin e tretë u radhit Melitina Stanjuta nga Belarusi.

Kryeministri Bojko Borisov, ministri i shëndetësisë Bozhidar Nanev dhe ministri i sportit Svilen Nejkov morën pjesë në një ndeshje demonstrative futbollistike, pjesë nga fushata kombëtare kundër SIDA-së.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
По публикацията работи: Villhellm Balltaxian


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Tenistja jonë Denisllava Gllushkova shkon në gjysmëfinale

Në turneun në Antalia të Turqisë, tenistja bullgare Denisllava Gllushkova vazhdon paraqitjen e saj madhështore. Sofjanasja shënoi fitoren e tetë radhazi dhe u kualifikua në gjysmëfinalen teke. Për një orë e 44 minuta, Gllushkova fitoi 6:2, 6:2 ndaj..

botuar më 24-03-22 4.34.MD

Shtyjnë ndeshjen e shumëpritur mes boksierëve Kubrat Pulev dhe Mahmud Çar

Ndeshja e Asociacionit Botëror të Boksit (WBA) për titullin e botës në kategorinë e rëndë mes bullgarit Kubrat Pulev dhe gjermanit Mahmud Çar u shty, njoftoi selia e Çar. Arsyeja është se 39-vjeçari gjerman ka një dëmtim për të cilin iu nënshtrua..

botuar më 24-03-22 11.06.PD
Kirill Despodov

Kirill Despodov u zgjodh futbollist i vitit 2023

Me 317 vota nga 666 votues, Kirill Despodov u zgjodh futbollisti më i mirë i Bullgarisë për të katërtën herë në karrierën e tij. Në sezonin e kaluar ai shënoi 19 gola dhe 22 asistime dhe kontribuoi shumë për fitimin e Kupës së Bullgarisë dhe të..

botuar më 24-03-19 10.19.PD