Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Panorama sportive

“Levski” (Sofje) humbi për herë të pestë të radhës ndeshjen e saj në Ligën Evropë, kësaj here me Vilareal me rezultat 0 me 2.
Foto: BGNES
Në ndeshjen e saj të pestë në Ligën Evropë, skuadra CSKA e Sofjes humbi ndeshjen me Fulham të Britanisë së Madhe me rezultat 0 me 1. Në Ligën Evropë luajti dhe kampionia bullgare “Levski” (Sofje), e cila humbi për herë të pestë të radhës ndeshjen e saj në këtë turne evropiane, kësaj here me Vilareal me rezultat 0 me 2. Kështu “Levski” ndodhet në vendin e fundit të Grupit G dhe është e vetmja skuadër prej 48 të tjerave që nuk ka shënuar asnjë gol.
*
Me humbjet e radhës në Ligën Evropë fatkeqësitë e kampionëve nuk mbaruan. Në ndeshjen e raundit të fundit të vjeshtës të Kampionatit të vendit në Grupin A skuadra e qytetit Sliven mundi skuadrën “Levski” në terren të vet me rezultat 1 me 0 dhe kështu “të blutë” e përfunduan raundin e vjeshtës të kampionatit në pozitën e pestë. CSKA- ja që aktualisht zë vendin e dytë në klasifikimin e përkohshëm ishte mikpritëse e ndeshjes me Çernomorec të qytetit Burgas por ajo mbaroi me rezultat 0 me 0 dhe CSKA mbeti prapë në vendin e dytë të tabelës. Në krye është “Liteks” i Loveçit me 32 pikë përpara ndeshjes së fundit. Në vendin e tretë është “Lokomotivë” e Sofjes.
*
Vazhdojmë me volejboll. Skuadra e meshkujve CSKA humbi ndeshjen me skuadrën “Zenit” të qytetit rus Kazan, që është kampione evropiane e vitit 2008 me rezultat 1 me 3. Ndeshja tjetër e CSKA-së është ditën e enjte kur do të luajë me një kampione tjetër evropiane skuadrën franceze “Tur”.
*
Në edicionin e dytë të Ligës evropiane për femra gjatë verës së vitit 2010 Bullgaria do të jetë në një grup me kombëtaret e Serbisë, Rumanisë dhe Britanisë së Madhe. Në grupin tjetër do të luajnë skuadrat e Turqisë, Spanjës, Greqisë dhe Izraelit. Ende nuk dihet në se do të ketë një grup të tretë në të cilin të hyjnë skuadrat e Francës, Kroacisë, Bjellorusisë dhe Polonisë. Prej kësaj do të varet dhe formula e saktë për klasifikimin në finalen në Turqi. Në edicionin e parë të Ligës evropiane vitin e kaluar volejbollistet bullgare u klasifikuan në vendin e tretë.
*
Bullgari Dimitër Kuzmanov u zgjodh Tenist i vitit në grupin e të rinjve deri në 16 vjeç në klasifikimin tradicional të Asociacionit evropian të tenisit. Shpresa jonë e re mbaroi sezonin si numër një në ranglistën e këtij grupi, pas si gjatë vitit pesë herë luajti në finalet dhe fitoi tre prej 7 turneve gjithsej, në të cilat mori pjesë. Dimitër Kuzmanov është bullgari i dytë pas Grigor Dimitrovit, i cili fiton çmimin prestigjioz në klasifikimin e të rinjve. Në klasifikimin e vajzave kampionia evropiane Viktoria Tomova mbeti në vendin e dytë.

Përgatiti në shqip: Gjullka Ilieva

Më shumë nga rubrika

Bullgaria do të marrë pjesë me 16 sportistë në Lojërat Olimpike Dimërore në Pekin

Bullgaria do të përfaqësohet me 16 sportistë në 7 sporte në Lojërat Olimpike XXIV Dimërore në Pekin, të cilat fillojnë më 4 shkurt 2022. Vendimi u miratua nga Komiteti Olimpik Bullgar. Sportet përfshijnë ski alpin, biatlon, ski vrapim, kërcim me..

botuar më 22-01-20 3.06.MD
Kirill Despodov

Ylli i "Lludogorec" Kirill Despodov është Futbollisti i Vitit në Bullgari

Kirill Despodov u shpall Futbollisti i Vitit në Bullgari për vitin 2021. Sulmuesi i “Lludogorec” fitoi çmimin për herë të dytë në karrierën e tij në konkurrencën e Martin Kamburovit (Beroe) dhe Georgi Jomovit (CSKA). Despodov shënoi 203 pikë,..

botuar më 22-01-20 9.53.PD
Grigor Dimitrov

Dimitrov vazhdon dhe Tomova largohet nga Australian Open

Grigor Dimitrov arriti për herë të 11-të në karrierën e tij të kalojë raundin e parë të Australian Open me fitoren ndaj kualifikuesit çek Jiri Lehečka me 3 në 1 sete - 6:4, 4:6, 6:3, 7:5. Raketa e parë bullgare hasi një rezistencë serioze nga..

botuar më 22-01-18 9.32.PD
Подкасти от БНР