Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Panorama sportive

“Levski” (Sofje) humbi për herë të pestë të radhës ndeshjen e saj në Ligën Evropë, kësaj here me Vilareal me rezultat 0 me 2.
Foto: BGNES
Në ndeshjen e saj të pestë në Ligën Evropë, skuadra CSKA e Sofjes humbi ndeshjen me Fulham të Britanisë së Madhe me rezultat 0 me 1. Në Ligën Evropë luajti dhe kampionia bullgare “Levski” (Sofje), e cila humbi për herë të pestë të radhës ndeshjen e saj në këtë turne evropiane, kësaj here me Vilareal me rezultat 0 me 2. Kështu “Levski” ndodhet në vendin e fundit të Grupit G dhe është e vetmja skuadër prej 48 të tjerave që nuk ka shënuar asnjë gol.
*
Me humbjet e radhës në Ligën Evropë fatkeqësitë e kampionëve nuk mbaruan. Në ndeshjen e raundit të fundit të vjeshtës të Kampionatit të vendit në Grupin A skuadra e qytetit Sliven mundi skuadrën “Levski” në terren të vet me rezultat 1 me 0 dhe kështu “të blutë” e përfunduan raundin e vjeshtës të kampionatit në pozitën e pestë. CSKA- ja që aktualisht zë vendin e dytë në klasifikimin e përkohshëm ishte mikpritëse e ndeshjes me Çernomorec të qytetit Burgas por ajo mbaroi me rezultat 0 me 0 dhe CSKA mbeti prapë në vendin e dytë të tabelës. Në krye është “Liteks” i Loveçit me 32 pikë përpara ndeshjes së fundit. Në vendin e tretë është “Lokomotivë” e Sofjes.
*
Vazhdojmë me volejboll. Skuadra e meshkujve CSKA humbi ndeshjen me skuadrën “Zenit” të qytetit rus Kazan, që është kampione evropiane e vitit 2008 me rezultat 1 me 3. Ndeshja tjetër e CSKA-së është ditën e enjte kur do të luajë me një kampione tjetër evropiane skuadrën franceze “Tur”.
*
Në edicionin e dytë të Ligës evropiane për femra gjatë verës së vitit 2010 Bullgaria do të jetë në një grup me kombëtaret e Serbisë, Rumanisë dhe Britanisë së Madhe. Në grupin tjetër do të luajnë skuadrat e Turqisë, Spanjës, Greqisë dhe Izraelit. Ende nuk dihet në se do të ketë një grup të tretë në të cilin të hyjnë skuadrat e Francës, Kroacisë, Bjellorusisë dhe Polonisë. Prej kësaj do të varet dhe formula e saktë për klasifikimin në finalen në Turqi. Në edicionin e parë të Ligës evropiane vitin e kaluar volejbollistet bullgare u klasifikuan në vendin e tretë.
*
Bullgari Dimitër Kuzmanov u zgjodh Tenist i vitit në grupin e të rinjve deri në 16 vjeç në klasifikimin tradicional të Asociacionit evropian të tenisit. Shpresa jonë e re mbaroi sezonin si numër një në ranglistën e këtij grupi, pas si gjatë vitit pesë herë luajti në finalet dhe fitoi tre prej 7 turneve gjithsej, në të cilat mori pjesë. Dimitër Kuzmanov është bullgari i dytë pas Grigor Dimitrovit, i cili fiton çmimin prestigjioz në klasifikimin e të rinjve. Në klasifikimin e vajzave kampionia evropiane Viktoria Tomova mbeti në vendin e dytë.

Përgatiti në shqip: Gjullka Ilieva
По публикацията работи: Vesella Vladkova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nurgyll Salimova

Salimova regjistroi fitoren e saj të parë në Turneun e Pretenduesve

Nurgyll Salimova arriti fitoren e saj të parë në Turneun e Pretenduesve për titullin botëror të shahut për femra në Toronto. Në raundin e katërt të garës në qytetin kanadez, 20-vjeçarja bullgare fitoi me figurat e bardha ndaj shahistes numër dy në..

botuar më 24-04-08 9.38.PD

Hapet zyrtarisht sezoni i ri i motoçikletistëve

Sezoni i motoçikletistëve 2024 do të hapet zyrtarisht sot, 6 prill, në orën 10:00 në sheshin “Princi Aleksandër I Batenberg” në qendër të Sofjes. Nga aty kortezhi i motoçiklistëve do të shkojë në rezidencën “Bojana” rrëzë malit të Vitoshës, ku do të..

botuar më 24-04-06 4.50.PD
Nurgyul Salimova

Nurgyul Salimova përfaqëson Bullgarinë në Turneun e Pretenduesve

Nurgyul Salimova është e vetmja që përfaqëson Bullgarinë në Turneun Botëror të Shahut që fillon sot në Toronto, pasi u kualifikua atje me një paraqitje të shkëlqyer në Kupën e Botës vitin e kaluar, kur arriti në finale, por pas një beteje dramatike..

botuar më 24-04-03 5.51.MD