Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Panorama sportive

Kampioni botëror i boksit Detelin Dallakliev fitoi çmimin “Ikar sportiv”.
Foto: BGNES
Kampioni botëror i boksit Detelin Dallakliev fitoi çmimin “Ikar sportiv” për arritje gjatë vitit. Çmimi jepet nga fondacioni “Sporti bullgar”. Me dallim për jetëgjatësi sportive u dekoruan dhe basketbollisti Todor Stojkov dhe volejbollisti Plamen Konstantinov. Për arritje në fushën e sportit botëror u dalluan ish futbollisti i “Liteksit” dhe sportist aktual i klubit “Ajndhoven” Stanisllav Manolev, ndërsa për sportistë të rinj me prosperitet më të madh - kampioni evropian dhe kampion botëror i supermoto, dhe kampioni botëror i snoubordit për të rinj Radoslav Jankov. Për paraqitje të denjë u dekoruan Ivan Jotovi – kampion botëror tre herë me radhë i qitjes me hark për veteranë, Marija Orjashkova – kampione botërore dhe evropiane e sambos, Stanka Zllateva – kampione evropiane dhe mbajtëse e medaljes së bronzit nga kampionati botëror i mundjes, Javor Hristov – kampion botëror i qitjes me hark në sallë, Marija Grozdeva – kampione evropiane dy herë me radhë dhe Jordan Jovçev – nënkampion botëror dhe mbajtës i medaljes së bronzit nga kampionati evropian i gjimnastikës sportive.

Gjatë javës së kaluar u shpallën 10 sportistët e propozuar për titullin “Sportist i vitit i Bullgarisë”. Veselin Topallov – shah, Detelin Dallakliev – boks, Dimitër Berbatov – futboll, Jordan Jovçev – gjimnastika sportive, Marija Grozdeva – qitje sportive, Marija Orjashkova – sambo, Matej Kazijski – volejboll, Petër Stojçev – not, Silvija Miteva – gjimnastika artistike dhe Stanka Zllateva – mundje, u përfshinë në dhjetëshin e artë të Bullgarisë dhe do të konkurrojnë për titullin “Sportisti i vitit i Bullgarisë” të gazetës “Trud”. Ceremonia e dekorimit do të jetë me 21 dhjetor në Teatrin popullor “Ivan Vazov”.

Me tetshinfinalet për Kupën e Bullgarisë përfundoi stina futbollistike e vjeshtës. Në ndeshjet më interesante “Çerno more” – Varna, mundi kampionin “Levski” me 4 me 1, CSKA u imponua mbi “Liteksin”, ndërsa “Sllavija” mundi “Llokomtiv”, Sofje, me 2 me 1.

Nënkampioni CSKA regjistroi fitoren e tij të parë për këtë vit në Ligën e kampionëve për volejboll, meshkuj. Në ndeshjen e tyre të dytë volejbollistët u imponuan mbi ish kampionin evropian Tur, Francë, me 3 me 2 set.

Jordan Jovçevi fitoi medaljen e agjentë në unaza në turneun Gran pri të gjimnastikës sportive në Brindizi të Italisë. Fitues u bë përfaqësuesi i mikpritësve Mateo Morandi.

Çifti ynë sportiv Nina Ivanova – Filip Zallevski u klasifikua në vendin e tretë në turneun e patinazhit artistik në Zagreb. Në dy vendet e para janë çifte ruse. Tek femrat Bullgaria u prezantua nga dy sportiste – Sonja Radeva e cila përfundoi në vendin e 7, ndërsa Manuella Stanukova – në vendin e 13. Tek meshkujt bullgari Georgi Kençadze përfundoi në vendin e 14.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova
По публикацията работи: Vilhelm Baltixhijan


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Hristo Prodanov

40 vjet nga ngjitja e parë bullgare në Everest

Sivjet shënohet 40 vjetori i ekspeditës së parë bullgare për t'u ngjitur në majën më të lartë të planetit - Everest. Më 20 prill 1984, majën e ngjiti pa maskë oksigjeni 41-vjeçari Hristo Prodanov në shpatin më të vështirë perëndimor. Ai arriti..

botuar më 24-04-20 6.25.PD

Pjesëmarrës nga 20 vende në Sofia Karate Open 2024 për Kupën e Presidentit

Presidenti Rumen Radev do të hapë turneun ndërkombëtar Sofia Karate Open 2024 – Kupa e Presidentit të shtunën, më 20 prill. Ngjarja sportive mbahet për herë të 11-të. Këtë vit, më shumë se 1500 pjesëmarrës nga 20 vende do të marrin pjesë në të. Turneu..

botuar më 24-04-20 5.20.PD
Foto: Sport PR Events Managment

Notari i maratonës Petër Stojçev kaloi ngushticën e Gjibraltarit

Petër Stojçev u bë bullgari i parë që notoi përmes Ngushticës së Gjibraltarit sipas rregullave të Oceans Seven pa rroba neopreni. Stojçev kaloi distancën prej 16.4 km mes shkëmbinjve nga bregu evropian në qytetin spanjoll Tarifa..

botuar më 24-04-16 1.31.MD