Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

20 dhjetori – dita e Ignat Hyjmbajtësit

Dita e Ignat Hyjmbajtësit ka të bëjë me martirin e shenjtë Ignat Hyjmbajtës. Mirëpo festa është e njohur edhe si Ditë e re ose si Vit i ri. Kështu dita konsiderohet si fillim i ciklit të ri vjetor në natyrë dhe bujqësi. Sipas besimeve popullore nga dita e Ignat Hyjmbajtësit fillon kalimi drejt Vitit të Ri. Flasin se dielli dimëror dalëngadalë zëvendësohet nga dita verore. Populli thotë se nga kjo ditë gjithçka – ditët, bari, pemët, toka, uji na çojnë drejt verës, edhe pse dimri është në kulmin e vet. Sipas një besimi popullor nga dita e Ignat Hyjmbajtësit fillojnë vuajtjet e lindjes të Shënmërisë. Prandaj shumë prej këngëve popullore të ciklit të Krishtlindjeve tregojnë pikërisht për këtë.

Si çdo fillim i ciklit bujqësor, ashtu dhe të gjitha zakonet e ditës së Ignat Hyjmbajtësit mbajnë “magjinë e ditës së parë” – ky është diçka si “programim” i mirëqenies gjatë stinës së re. Ja përse të gjitha ritualet e kësaj dite kanë për qëllim të shkaktojnë pjellori dhe mirëqenie në familje. Zbatuesi i kësaj “magjie” është anëtari i parë i familjes i cili del dhe kthehet në shtëpi ose miku i parë i jashtëm, i cili hyn në shtëpi. Edhe në të dyja rastet e quajnë “poljazanik”, domethënë njeriun që hyn në shtëpi. Në qoftë se i ashtuquajturi “poljaznik” është fatlumtur atëherë fati i tij do të shkojë tek mikpritësit. Sipas besimit këtë ditë asgjë nuk duhet të dalë nga shtëpia, që të mos dalë bereqeti ose fati i familjes. Për llogari të kësaj i pari që hyn në shtëpi, i ashtuquajturi “poljaznik” nuk duhet të hyjë në shtëpi me duar bosh. Ai duhet të sjellë me vete një krahë dru ose kashtë. Drurin e hedh në vatrën shtëpiake që të ndezë zjarrin. Me një degë të vogël “poljazniku” e rrëmon shpuzën me urimin “Sa janë xixat e shpuzës aq të jenë edhe kafshët dhe shpendët shtëpiakë”. Kashtën e sjellë e vë prapa derës dhe ulet mbi të, duke imituar një pulë që bën vezë, që të çelen shumë pula. Sipas besimit pikërisht gjatë ditës së Ignat Hyjmbajtësit i kanë vënë pulat për të bërë vezë. Kjo është edhe një shenjë se Ditën e Ignat Hyjmbajtësit e kanë konsideruar si fillimin e vitit të ri bujqësor. Që të kenë një bereqet më të madh mikpritësit i kanë dhënë “poljaznikut” një sitë plotë grurë, arra dhe fasule. “Poljazniku” ka mbjellë me sitën e plotë në mënyrë simbolike afër vatrës së shtëpisë që të ketë familjen bereqet gjatë tërë vitit. Të njëjtin mesazh e mbajnë edhe gjevrekët e përgatitur nga zonja e shtëpisë për fëmijët.

Ka një ritual tjetër interesant lidhur me këtë festë. Në vigjilje të 20 dhjetorit në shtëpi digjet temjan. Përveç kësaj këtë mbrëmje nuk hahet mish. Sidomos i rëndësishëm është roli i grurit t pazier dhe i arave të tëra. Në enën me grurin vihet një qiri që ndizet gjatë darkës. Pjesa e tij e padjegur ruhet. Gjithashtu pas darkës ruhen arat dhe gruri i pazierë. Besohet se ato kanë fuqi mbrojtëse. Temjani digjet që para darkës nga anëtari më i moshuar i familjes.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Rumjana Panajotova

Më shumë nga rubrika

Foto: Muzeu Historik Rajonal i Sofjes

Në "dasëm" në Muzeun Historik Rajonal të Sofjes

Çfarë ndryshimesh pësuan traditat e dasmave bullgare pas çlirimit në vitin 1878? Si qyteti, si qendër tërheqëse për një lloj të ri jetese, ndryshon edhe dasmën? Çfarë solli socializmi në periudhën 1944-1989? Përgjigjet për këto dhe shumë pyetje të..

botuar më 22-11-17 7.15.PD

Grupe folklorike bullgare nga e gjithë bota takohen në Sofje

Formacione folklorike bullgare nga mbarë bota mblidhen në Sofje nga 11 deri më 13 nëntor 2022 në një takim seminar. Qëllimi është të vihet fillimi i një seri takimesh vjetore të udhëheqësve të formacioneve të ngjashme të bullgarëve jashtë shtetit. Këtë..

botuar më 22-10-30 12.05.MD

Një ekspozitë udhëtuese paraqet punimet me gjilpërë të komuniteteve bullgare përtej kufijve

Pas një vizite të suksesshme në Varna, Razgrad, Samokov, Bansko dhe fshatin Lipen, në kompleksin etnografik "Dobriçi i vjetër" do të prezantohet edhe ekspozita "Motivet e qëndisjes bullgare nga fundi i shekullit të 18-të deri në mesin e shekullit..

botuar më 22-10-30 8.05.PD