Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Po vijnë kolendarët

Foto: arkiv

Sot është dita e Krishtlindjeve! Kambanat lajmërojnë në mënyrë festive lindjen e Shpëtimtarit. Pemët janë tepër të bukura në veshjen e tyre festive. Secili prej nesh e pret Vitin e Ri me shpresë për një jetë më të mirë dhe të qetë dhe shpejton të dërgojë në katër drejtimet e botës përshëndetjen e vet elektronike deri tek të gjithë të afërmit dhe farefisin. Urimi është “Gëzuar Krishtlindjet, të jeni gjallë e shëndoshë dhe shumë të lumtur!”

Kështu është sot, kurse dikur nëpër tokat tona ka qenë shumë më ndryshe. Një festë e gëzueshme dhe me shumë zhurmë, Krishtlindja është e shumëpritur nëpër tokat tona nga kohërat më të lashta. Natën përpara saj e kanë quajtur “Nata e Buzmit”. Emërtimi vjen nga fakti se gjatë gjithë natës familja është mbledhur rreth tryezës dhe kështu kanë pritur mëngjesin. Akoma përpara se furtuna dimërore të sjellë zërat e gëzuar të kolendarëve – burrat e rinj dhe beqarë nga fshati – në shtëpitë e ngrohura festa tanimë ka filluar. Në vatër është djegur trungu i madh dhe prej tij ka ardhur era e temjanit. Toka është mbuluar me kashtë, kurse mbi kashtë renditet një tryezë e gjatë. Çfarë nuk ka pasur aty – oriz, fasule, misër, fruta të thata, uthull, verë, mjaltë – çdo gjë që ka lindur toka.

Një vend qendror kanë zënë bukërat e kolendrave, të zbukuruara me mjeshtëri nga amvisja e shtëpisë me figura simbolike – lule, kurora, një oborr fshatar, kafshë shtëpiake. Përpara se të fillojë darka më i moshuari në shtëpi ka thënë fjalët, të cilët janë transmetuar brez pas brezi:

“Të lind grurë kudo, dhe mbi gurin e bardhë! Kokrrat të jenë sa një kokërr thane...”
“Të lind verë poshtë e lartë – nga çdo një vresht...”
“Të lind qepë, të lindin mollë...”

Që të gjithë kanë qenë të lumtur se festa e ndritur ka ardhur. Zemrat kanë qenë të paduruara, kurse vështrimet gjithmonë të kthyera drejt dritares. Por ja se që nga larg janë dëgjuar zëra, shkëndija të pushkëve. Qentë kanë lehur, fëmijët janë ngritur dhe e kanë puqur hundën deri tek dritaret e mbuluara me dëborë. Kanë ardhur kolendarët! Kënga e tyre ka përmbushur natën e qetë. Kanë kënduar për punuesit e tokës, duke uruar të lindë gruri, të jenë të mbushura depot, të jetë e ngopur e gjithë familja.

Me këto këngë, në të cilat shprehet shpresa për shëndet dhe begati gjatë vitit të ardhshëm, janë një pjesë nga tradita pesëshekullore –kolendrat. Kjo traditë si rit është realizuar nëpër tokën tonë bullgare në mbrëmjen duke u gdhirë Krishtlindja. Gjatë tërë vitit nëpër festat kanë tingëlluar gjithmonë këngët e vajzave, por në ditën e Krishtlindjes kanë kënduar vetëm burrat. Një javë më përpara ata janë mbledhur që të rikujtojnë kolendrat. Kanë zgjedhur dhe prijës, i cili të thotë urimet në çdo një shtëpi, ku ndalojnë. Një shprehje e rritur e një gjendjeje festive, këngët e kolendrave janë një mesazh artistik për nga forma e tyre për lumturi në familje dhe në shtëpi.

“Të kemi dëgjuar, o vëlla se ke djalë për të martuar dhe vajzë për të fejuar...” – këndojnë kolendarët nëpër rrugë, derisa ecin nga një shtëpi në tjetrën. Miqtë e mirë – kolendarët, kanë hyrë nëpër shtëpitë dhe e kanë përmbushur dhomën me ftohtësi dhe freski nga qylafët e zbukuruar me elbarozë dhe të përmbushur me një shtresë dëbore.

Një vend qendror mes këngëve të kolendrave i është kushtuar kësaj në lavdërim të të zotit të shtëpisë. E madhe është fantazia krijuese e popullit, kur duhet t’i kushtojë njohjen e duhur punës së kryer të pronarit, të theksojë mikpritjen e tij, t’i japë urime të shumta familjes së tij, pronës, kafshëve të tij. “Ne të kemi dëgjuar, një bujar të shkëlqyer, që ku mblodhe këtë pronë kaq të madhe...” Në një këngë tjetër kolendarët i thonë pronarit të dalë, sepse i sjellin lajme të mira nga barinjtë, nga rritësit e derrave, nga fusha.

Kuptohet që këngëtarët asnjëherë nuk janë kufizuar vetëm me lëvdata ose një lajm të mirë për mikpritësin. Çdo një anëtar i familjes ka qenë i respektuar me një këngë kolendër – urim, duke marrë parasysh dëshirat e çdo një moshe dhe çdo lloj pune. As grackat e zakonshme midis vajzës dhe djalit, as dashuria e shumëpritur ose martesa, as besnikëria e nuses së re kanë kaluar pa u shënuar. Për secilin ka pasur një këngë të caktuar. Ka dalë vajza Dejna t’i japë kalit të vëllait të saj për të pirë ujë, por e ka lëshuar – do ta ndihmojë djali, të cilin e do – kjo këngë është për vajzën e dashuruar.

Në disa kolendra takojmë tema fetare. Ato shfaqen pas pranimit të krishterimit nëpër tokat tona dhe zakonisht tregojnë për lindjen e birit të Zotit.

Duke i kaluar të gjitha shtëpitë, kolendarët janë mbledhur në shtëpinë e prijësit të vet. Aty ka filluar një hare e madhe me një tryezë të pasur, me shumë përzemërsi, urime dhe bekime dhe akoma këngë të tjera, të ndritshme për festën e ndritshme, për lindjen e jetës së re, për shëndet, për lumturi... Kështu kanë festuar dikur paraardhësit tanë. Kurse sot këngët akoma dëgjohen në vigjiljen e Krishtlindjeve nëpër fshatrat e Bullgarisë, pavarësisht se që të mundë të ruhet tradita ose të ruhet besimi, se do të ketë shans për secilin i cili ka dëgjuar zërin e kolendarëve.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

По публикацията работи: Valja Bozhillova

Më shumë nga rubrika

Tradita e Krishtlindjes e fshatit Pirgovo i këndon një heroi të rënë në betejën e Fushë Kosovës

Festimi i Krishtlindjes është ndër ditët më të rëndësishme dhe më të pritura të vitit. Pas punëve të vështira të korrjes në vjeshtë dhe përgatitjes për dimër, ditët e shkurtra dhe të errëta të dhjetorit duket sikur fillojnë të shkëlqejnë me..

botuar më 22-12-25 7.10.PD

Ditën e Ignat Hyjmbajtësit grupet e kolendarëve fillojnë përgatitjen për Krishtlindjen

Një nga përjetimet e paharrueshme, që krijon Muzeu i vetëm Etnografik në të hapur në Bullgari “Etëra” pranë qytetit Gabrovo është “Shkolla për Kolendarë”. Iniciativa e cila filloi në vitin 2017 është një lloj replikë origjinale e “ Shkollës për..

botuar më 22-12-20 5.45.PD

Të zbukurojmë Pemën e Krishtlindjeve me lodra të punuara me dorë nga... balta

Nuk ka asnjë rregull të saktë se kur të fillojmë të dekorojmë Pemën e Krishtlindjeve. Dhe, sigurisht, nuk ka asgjë më të mirë se dekorimi i pemës me lodra të punuar me dorë. Në të njëjtën kohë të punuara nga... balta. Vendi ku mund të njiheni..

botuar më 22-12-17 12.25.MD