Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nata e Buzmit dhe Krishtlindjet në Bullgari

Foto: arkiv
Dhe gjatë këtij viti e gjithë bota e krishterë pret me gëzim dhe shpresë Lindjen e Jezu Krishtit, i cili ka ardhur në tokë për të shpëtuar fisin njerëzor. Në traditën bullgare nata përpara festës së ndritur është e quajtur Nata e Buzmit – atëherë është bërë premtimi i Zotit për Lindjen e Krishtit. Kurse kisha ortodokse na rikujton në këto ditë, se me një rëndësi të madhe për shpëtimin tonë është Jezu Krishti të lindë në zemrat tona përsëri, jeta jonë të jetë e kuptimshme nga urdhërat dhe thëniet e Krishtit, nga mënyra e krishterë e jetesës.

“Nëpër kishat e krishtere nëpër të gjithë botën do të këndohen himne të shkëlqyera dhe këngë në të cilat do të lavdërohet Zoti – i lindor përpara 2000 vjetëve në tokë nga një Virgjëreshë – thotë në intervistën e tij për Radio Bullgarinë prifti Kliment Harizanov, efemer në Fakultetin Teologjik panë Universitetit të Sofjes “Shën Klementi i Ohrit”. Por jo vetëm ata e lavdërojnë Zotin. Ne kemi këngë shumë të bukura popullore, në të cilat Zoti lavdërohet dhe të cilat ngrohin zemrën e njeriut. Kurse një nga shkrimtarët më të mëdhenj të himneve – Shën Joan Damaskin, shkroi fjalët e shkëlqyera: “Krishti lind, E lavdëroni! Krishti zbret nga qielli, E prisni! Krishti është në tokë, lartësohuni! I këndoni Zotit, të gjithë tokës, këndoni gëzueshëm njerëz, sepse e njohët!” Me këto fjalë Kisha u drejton apel të gjithë njerëzve nga të gjitha skajet e botës dhe bile nga të gjitha kohërat të shijojnë dhe të provojnë gëzimin nga Lindja e Krishtit. Mbase ngjarjet më të mëdha në historinë e njeriut janë Lindja e Krishtit dhe Ringjallja e Krishtit. Ato janë kyçi drejt mendimit të kohës, të gjithë historisë njerëzore. Kuptohet që ky gëzim është për të gjithë njerëzit, por më tepër e provojnë ata të cilët i kanë besuar Zotit Jezu Krishti dhe e kanë për Shpëtimtar të vet. Por dhuratat të cilat i morëm nga Zoti, na detyrojnë shumë – të ecim pa u luhatur dhe pa devijuar në këtë rrugë, të cilën Jezu Krishti e paracaktoi për ne. Na detyrojnë të mbajmë me dinjitet dhe nder titullin e lartë, të krishterë. Kurse ai është i tillë jo vetëm në kishë, kur ndez qiri përpara oltarit të Zotit, ai është i krishterë kudo në jetë, ku uron paqe dhe punon për këtë që përshëndetja “Lavdi në lartësitë e Zotit dhe paqe në tokë, midis njerëzve urtësi dhe butësi” të bëhet realitet. Në këtë mënyrë festa e Lindjes së Krishtit nuk do të jetë vetëm një rikujtim dhe një traditë e qetë familjare, e shoqëruar me një tavolinë të mirë dhe të bollshme, por do të jetë Lindja e fshehtë, mistike e Zotit Jezu Krishti në zemrat tona. Do t’i lejojë vetes të këndojë himnin e krishterë të lashtë të Shën Joan Damaskinit dhe le të jetë kjo një përshëndetje për të gjithë njerëzit me vullnet të mirë nga të gjitha krahinat e botës! Urimi i Zotit të jetë mbi të gjithë ne! Amin!”

Një përshëndetje të posaçme për Lindjen e Krishtit ati Kliment u drejton dhe bullgarëve nëpër botë, të cilët po kështu festojnë me të afërmit e vet:
“Si një prift i Kishës Ortodokse Bullgare në emër të Lartmadhërisë së Tij, patriarkut bullgar Maksim, dhe Sinodit të Shenjtë dua të përshëndes të gjithë bashkatdhetarët tanë të dashur përtej kufirit. T’u them, se ne këtu në kufijtë e Atdheut, në Kishë, gjithmonë mendojmë dhe lutemi për ta gjatë kohës së çdo një Liturgji nga ana jonë dhe në lutjet tona personale drejtuar Zotit t’i përkrahë dhe t’i inkurajojë, sepse mbase jeta e tyre andej përtej kufirit nuk është e lehtë. Mbase ata hasin vështirësi më të ndryshme nga këto, të cilat i kemi ne në Bullgari, prandaj mirësia e Zotit të jetë mbi ta, t’i ndihmojë, të drejtojë hapat e tyre drejt më së mirës, drejt lumturisë dhe shpëtimit, të dinë se ata gjithmonë janë në zemrat tona. Le të luten dhe ata për ne dhe kështu gjithmonë ne, pavarësisht dhe të ndarë nga distanca, nga kilometrat e shumta, me shpirt gjithmonë do të jemi një e tërë.”

Kurse sa i përket aderimit të ardhshëm të Bullgarisë në Bashkimin Evropian më 1 janar të vitit 2007, si dhe ndryshimet e pritura për të gjithë shoqërinë tonë, prifti Kliment Harizanov thotë:
“Me shpresë Zoti ta bekojë popullin bullgar në këtë nismë të re, sepse rruga jonë drejt Evropës së bashkuar nuk qe e lehtë. Meritë për këtë ka tërë populli bullgar, jo vetëm politikanët, të cilët qenë në krye të shtetit gjatë këtyre 17 vjetëve, dhe Zoti të na bekojë të gjithë ne! Shpresojmë që anëtarësia në Bashkimin Evropian do të jetë e lidhur me një prosperitet material, por më tepër me një prosperitet shpirtëror për popullin tonë. Unë besoj se populli bullgar mbase dhe në të kaluarën, por dhe tani, është një popull i cili e mban Zotin me të vërtetë në zemër. Dhe bullgarët dhe Bullgaria nuk do të jenë të njohur në Perëndim vetëm me gjërat negative, por me traditat e pasura dhe me kulturën e lashtë. Populli bullgar ka një mision të madh sipas meje. Dhe ai është i lidhur me Ortodoksinë. Gjatë viteve të fundit ne vuajtëm shumë – ishim qeverisur prej njerëz të cilët kishin një sjellje armike ndaj Kishës, ndaj Dhiatës, të cilët mundoheshin të çrrënjësojnë besimin dhe për fat të keq, në një shkallë të madhe kishin sukses. Por gjithmonë kur njeriu do, mund t’i drejtohet Zotit, ta kërkojë Atë në vetvete, mund të ndizet ajo shkëndijë, të cilën Zoti e ka vendosur në zemrën e ne të gjithëve. Cilët do të jemi varet nga ne vet, jo nga politikanët, ministrat, presidentët e kështu me radhë. Në qoftë se flasim se shoqëria është e sëmurë, kjo është sepse njeriu i veçantë është i sëmurë – nga mëkatet, nga veset. Që të mund të shërohet shoqëria, duhet të shërohet njeriu i veçantë. Kurse Zoti nga qielli interesohet nga çdo një njeri veçmas dhe kjo i ngroh zemrat tona me shpresë.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Ellka Jonçeva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Festojmë Ditën Ndërkombëtare të Aviacionit dhe Astronautikës

Më 12 prill, festojmë Ditën Ndërkombëtare të 55-të të Aviacionit dhe Astronautikës. Në këtë datë të vitit 1961, në orën 6 e 7 minuta Greenwich (9 orë e 7 minuta me orën e Moskës), me anijen "Vostok 1" Juri Gagarin filloi turneun e tij të paharrueshëm..

botuar më 24-04-12 6.50.PD

Myslimanët e mirëpresin Ramazan Bajramin

Gati 11 për qind e popullsisë në Bullgari, ose rreth 639 000 njerëz, e identifikojnë veten si myslimanë sipas të dhënave të regjistrimit të vitit 2021. Vetëm popullsia turke numëron 508 378 veta. Pjesa më e madhe e popullsisë myslimane jeton në..

botuar më 24-04-10 7.40.PD

"Të humbur nën ujë” tregon histori për fshatrat bullgare të zhytura në ujë

Historitë e harruara të fshatrave bullgarë të zhytur nën ujë për shkak të ndërtimit intensiv të digave në periudhën 1950-1986 do të shfaqen në ekspozitën "Të humbur nën ujë", e cila hapet sot në hapësirën kulturore të kryeqytetit Bobbina...

botuar më 24-04-09 7.10.PD