Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bankja do të ndërtojë kanalizimin e saj me mjete evropiane

Foto: www.bankya.bg
Rajoni Bankja që ndodhet vetëm 17 km në perëndim të qendrës ideale të Sofjes është vendi me ajrin më të pastër në kryeqytet. Vendndodhja e Bankjës në rrëzat e malit Ljulin, flladi i lehtë malor, i pasur me jone negative e fonocide, dhe kryesorja – burimet kuruese minerale, janë pasuri të cilat përcaktojnë zhvillimin e saj gjatë viteve si një vendpushim i specializuar për mjekim dhe rehabilitim të sëmundjeve kardiovaskulare. Por prej vitesh Bankja ka probleme me shembjet dhe kanalizimin. Ja se çfarë na tregoi arkitektja Zhorzheta Rafaillova nga firma bashkiake “Sofprojekt”, e cila përgjigjet për planin urbanistik të rajonit “Bankja”.

“Ndërtimi gjeologjik i rajonit është kryesisht prej argjilës dhe terrene të caktuara janë të predispozuar për shembje. Në fakt, rrezik i shembjeve ekziston në tërë territorin e Bankjës. Në të njëjtën kohë infrastruktura inxhinierike e rajonit është pjesërisht e gatshme, ku problemi më serioz duke pasur parasysh karakteristikat gjeologjike, është mungesa e pjesëve të kanalizimit. Atje ku ka kanalizim, ai çon ujërat në një kolektor që nuk është lidhur me stacionin e pastrimit të Sofjes. D.m.th. ujërat e zeza shkojnë në lumin Banska, që është e papërshtatshme për këtë rajon.”

Rajoni “Bankja” se shpejti do t’i zgjidhë problemet e tij serioze me kanalizimin dhe shembjet dhe kjo do të bëhet me ndërtimin e një kolektori të jashtëm për ujërat e zeza. Kolektori është pjesë e projektit të integruar për sektorin ujor të Sofjes, financuar në kuadrin e programit evropian ISPA. Qëllimi është kolektori i ri me gjatësi 7 km të lidhet me një kolektor tjetër në rajonin “Vrëbnica”, prej andej ujërat e zeza do të shkojnë në stacionin e pastrimit të Sofjes në lagjen “Kubratovo”.

“Bankja ka një pjesë të sistemit të kolektorit të brendshëm të ndërtuar, por ajo ende nuk është lidhur me stacionin e pastrimit të Sofjes – shpjegon ark. Zhorzheta Rafaillova. Për fat të keq ndërtimi i stacionit lokal të pastrimit aktualisht është shumë shtrenjtë. Janë siguruar mjete në kuadrin e programit IOSPA për realizimin e kolektorit të ri, pas kësaj parashikohet të përmirësohen rrjetet e brendshme të kanalizimit, kështu që do të zgjidhet ky problem ekologjik, që ka rëndësi të madhe për Bankjën në drejtim të statusit të tij si vendpushim kombëtar.
Zgjidhja e problemit me kanalizimin do të ndihmojë edhe njerëzit që dëshirojnë të vijnë të jetojnë në këtë rajon periferik të Sofjes, i cili është i pastër nga pikëpamja ekologjike.

Si është zgjidhur çështja me ndërtimin e godinave të reja në Bankja?

“Një pjesë e madhe e territorit qendror të qytetit Bankja është përfshirë në të ashtuquajturën zona A të vendpushimit kombëtar. Atje janë në fuqi rregulla të rrepta dhe kufizime për ndërtimin, ka rregulla dhe norma specifike, të afirmuar nga Këshilli i ministrave. Pallatet e banimit nuk janë formë karakteristike për Bankjën dhe nuk duhet të lejojmë ndërtime të tilla. Këtu ka komplekse të specializuara balneologjike dhe hotele. Nga ana tjetër, duke pasur parasysh problemet me shembjet e mundshme dhe ekzistuese, kërkesa vetëm për ndërtesa të ulëta supozon ngarkesa më të vogla mbi dheun.” – tregoi ark. Zhorzheta Rafaillova.

Një faktor vendimtar për zhvillimin e Bankjës është afërsia e saj me Sofjen, tha arkitekt Rafaillova dhe saktësoi:

“Ky është një prej shkaqeve për interesin në rritje ndaj qytetit gjatë viteve të fundit. Bankja është një vend që tërheq njerëzit, të cilët dëshirojnë të ndërtojnë vila dhe të cilët dëshirojnë të ndryshojnë mënyrën e jetesës së tyre – të largohen nga pallatet e mëdha të banimit, nga zhurma dhe ndotja e Sofjes. Sipas meje, Bankja është një rajon shumë tërheqës dhe me tregues shumë të mirë klimatikë. Me siguri Bankja do të zgjerohet, në planin e tij kemi parashikuar dhe shumë hapësira të gjelbra ndërmjet lagjeve kështu që të formohet një mjedisi maksimalisht i mirë për çlidhje.”

Përgatiti në shqip: Sofia Popova
По публикацията работи: Krasimir Martinov


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Komisioni Von der Leyen 2 – i shpallur, por i pasigurt

Emrat e këtij Komisioni Evropian nuk janë më spekulime apo hamendje, por fakt. Struktura gjithashtu dhe ajo që është e qartë është se janë 6 nënkryetarë ekzekutivë por struktura e nënkryetarëve të zakonshëm është hequr. Siç pritej, secila prej..

botuar më 24-09-25 6.48.MD

Në sistemin arsimor janë të dukshme edhe të metat e shoqërisë sonë

Pas ditës së parë të shkollës për nxënësit në Bullgari - 15 shtator - vjen koha për të nisur vitin e ri shkollor edhe për studentët, pasi shumica e institucioneve të arsimit të lartë në vendin tonë hapin dyert më 1 tetor. Në këtë interval prej rreth dy..

botuar më 24-09-25 7.35.PD

Një tjetër donacion i madh nga Bullgaria për Prespën e Vogël

Një tjetër donacion i madh për komunën shqiptare të Prespës së Vogël është bërë nga Fondacioni “Kujtesa Bullgare” më 14 shtator në fshatin Globoçeni të Komunës së Pustecit. Fondacioni siguroi një kontejner mjekësor të pajisur plotësisht për fshatin..

botuar më 24-09-24 4.34.MD