Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Panorama sportive

Futbollistët e “Levski-t” arritën një fitore prestigjioze me 0:1 si mysafirë të skuadrës italiane “Lazio” në ndeshjen e fundit të grupit G të Ligës së Evropës. Goli i vetëm për “Levski-n” në këtë ndeshje, i cili është dhe i vetmi për turneun gjatë kësaj stine, e shënoi Hristo Jovov në minutën e 60 me një goditje teknike. Kështu “Levski” mbeti në vendin e katërt të grupit me tri pika dhe një diferencë golash 1:9, duke arritur të vetmen fitore për Bullgarinë në fazën grupore të Ligës së Evropës këtë stinë. Përfaqësuesi tjetër i Bullgarisë, CSKA, humbi tek ne nga “Roma” ne me rezultat 0:3 në ndeshjen e fundit të grupit E dhe mbeti në vendin e fundit vetëm me një pikë.

Basketbollistet e “Dunav” (Ruse) humbën me rezultat 49:46 si mysafire të skuadrës ruse “Dinamo” (Moska) në ndeshjen e tyre të fundit në grupin G të turneut të basketbollit për femra për Kupën e FIBA-Evropës. Ndeshja nuk kishte rëndësi të madhe, pasi edhe të dyja skuadrat tashmë i kishin siguruar vetes pjesëmarrje në fazën tjetër të garës. Në vend të parë në grupin G u klasifikua “Dinamo” (Moska) me 12 pika, kurse “Dunav” (Ruse) mbaroi në vendin e dytë me 10 pika.

Aleksandra Zhekova mbaroi në pozitën e shtatë në disiplinën boardercross në Telluride të SHBA-së, një raund për Kupën Botërore të Snoubordit. Në finalen e vogël Zhekova u rendit në vendin e tretë pas Helene Olafsen dhe Osean Poco (Franca) dhe para Faje Gulini (SHBA). Pas dy starteve për Kupën e vogël botërore në boardercross Aleksandra Zhekova zuri pozitën e tretë me 1160 pika, para saj janë kanadezet Maej Riker me 2000 pika dhe Dominik Malte me 1200. Në klasifikimin e përgjithshëm Zhekova është në vendin e nëntë. Këtu në krye është Ameli Kober nga Gjermania me 2060 pika.

Më 18 dhjetor me një shou madhështore u hap zyrtarisht stina e skive në malin Vitosha që ndodhet afër Sofjes. Skiatorë nga klubi kombëtar i demonstrimeve dhe fëmijë nga klubi “Vitosha ski” bënë një spektakël interesant që gëzoi fansët e shumtë të sporteve dimërore. Të gjithë ata u përfshinë në rrëshqitjen e parë me ski gjatë natës për këtë stinë. Të gjithë mysafirët u përfshinë në nismën e klubit “Vitosha ski” – “Unë e dua Vitoshën”. Kjo fushatë e lidhur me nevojën të arrihet harmoni midis sportit, turizmit dhe ruajtjes ës natyrës, do të vazhdojë me nisma të ndryshme gjatë tërë stinës dimërore.

“50% reduktim për humor të mirë” ishte motoja, me të cilën u hap stina dimërore në vendpushimin “Borovec”. Skiatorët e parë gëzonin pista të përpunuara dhe kushte të mrekullueshme në sajë të ndërtimit të ujëmbledhësit të hapur që përfundoi tani vonë midis pistave Jastrebec 2 e 3. Ujëmbledhësi e çon ujin në stacionin e pompave, nga shkon në pajisjet për dëborë artificiale. Ai mund të mbajë 21 mijë metra kub ujë dhe lejon përpunimin e 200 dynymëve pista gjatë tërë stinës dimërore. Noviteti tjetër në vendpushim është lidhja komode midis stacioneve të poshtme të teleferikut me sedilje Jastrebec Ekspres dhe teleferikut me kabina.

Ministri i ekonomisë, energjetikës dhe turizmit Trajço Trajkov dhe zëvendësi i tij Ivo Marinov hapën stinën e dimrit në vendpushimin Pamporovo. Nga kompleksi shpresojnë se do të sigurojnë një vazhdueshmëri më të madhe të stinës në sajë të pajisjeve të shumta për dëborë artificiale. Gjatë këtij viti pritet një gjallërim i tregut rus dhe rumun, si edhe rritje e numrit të turistëve nga Serbia, Maqedonia dhe Mali i Zi. Shkaku kryesor për këtë prognozë është heqja e vizave për qytetarët e këtyre shteteve.

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova

Më shumë nga rubrika

Denisllava Gllushkova

Sërish një fitore bindëse për Denisllava Glushkova në Australian Open

Denisllava Gllushkova u kualifikua në raundin e 16-të të kampionatit të tenisit për femra në Australian Open, duke mundur çeken Amelie Shmeikalova me 6:3, 6:2. Në ndeshjen e tretë adoleshentja bullgare do të luajë me kryesuesen në renditje për këtë..

botuar më 22-01-25 2.51.MD
Mihaella Coneva

Tenistet tona Coneva dhe Mihajllova do të luajnë në çerekfinalet në Antalia

Mihaella Coneva dhe Gabriella Mihajllova u kualifikuan në çerekfinalet e turneut për singel në turneun e tenisit ITF në fusha të kuqe në Antalia (Turqi) me një fond çmimi prej 15 mijë dollarësh. Coneva fitoi derbin bullgar me të tretën Julija..

botuar më 22-01-21 2.37.MD

Bullgaria do të marrë pjesë me 16 sportistë në Lojërat Olimpike Dimërore në Pekin

Bullgaria do të përfaqësohet me 16 sportistë në 7 sporte në Lojërat Olimpike XXIV Dimërore në Pekin, të cilat fillojnë më 4 shkurt 2022. Vendimi u miratua nga Komiteti Olimpik Bullgar. Sportet përfshijnë ski alpin, biatlon, ski vrapim, kërcim me..

botuar më 22-01-20 3.06.MD
Подкасти от БНР