Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mrekullitë e Krishtlindjeve

Foto: Архив
Mrekulli të pabesueshme ndodhen Ditët e Krishtlindjeve. Për ato ndodhi të jashtëzakonshme më parë dëgjojnë burrat kolendarë, me të rrethuar vendbanimin shtëpi më shtëpi. Nikoqirët e shtëpive u tregojnë atyre vepra bamirëse dhe të mahnitshme, çudi këto të cilat ata rikrijojnë në kolendrat. Kolendarët nisin pikërisht në mesnatën e Krishtlindjeve, Natën e Buzmit, 24 dhjetor duke u gdhirë 25. Në disa rajone para burrave kolendarë shtëpi më shtëpi kalojnë edhe fëmijë kolendarë. Për mrekullitë, e rikrijuara në kolendrat bullgare do të lexoni më poshtë.

Zbritën dy pëllumba mbi pemën e madhe të arrës, tregohet në një nga kolendrat bullgare. Subjekti i këngës zbulon si pëllumbat thyejnë nga një degëze arri, që shndërrohen në çelësa prej floriri. Me ata dy kuçe pëllumbat hapin portat e tokës dhe qiellit. Në atë kohë fëmijë tokësorë dhe qiellorë nisin të thurin lëvdata mrekullisë së lindjes së Zotit. Pasi kolendarët e vogël rrethojnë shtëpitë me atë lajm të mirë dhe të këndshëm, vjen radha e burrave kolendarë. Nga çdo familje djali beqar, ose dhëndri i shtëpisë shkojnë në pyll të kërkojnë pemë dushku me kërcell të drejtë. Ata e presin kërcurin e pëlqyer, dhe krasitin degat e kurorës. Pas kësaj ata matin nga trungu një gjatësi të tillë, sa do të mjaftojë për dhomën me oxhakun shtëpiak. Në se trungu i drurit është më i gjatë, atëherë ai shkurtohet, zakonisht nga maja, jo nga rrënjët. Kur kthehet me kërcurin në shtëpi, i riu si të thuash “e mbjellë” pemën në oxhakun shtëpiak kështu që të shtrihet në dhomë. Ky kërcu është buzmi i natës së krishtlindjeve, i cili vihet në zjarr, që të djeg gjatë tërë Natës së Buzmit, që të bëhen realitet shpresat dhe ëndrrat e familjes. “Mirë po me buzmin ndodh një mrekulli”, tregohet në një kolendra bullgare. Kur mbarë familja grumbullohet rreth buzmit, ai me zë njeriu nis të flasë: ...“O moj vashë e bukur, unë jam, pemë e artë frytdhënëse” dhe vazhdon të tregojë, se do të rritë deri te qielli, do të lëshojë degë të gjata deri te toka, do të çelë gjethet dhe do të lulëzojë me burbuqe të argjendta, do të pjellë fruta të florinjta që të zbresë Zoti i porsalindur. Një legjendë e tillë tregohet edhe për botën qiellore. Nga kupa e qiellit të kthjellët zbresin në tokë dy pëllumba engjëj, që të prenë një pemë bozhure. Pemën do të mbajnë në parajsën e Zotit që të ndërtojnë një kishë të bukur. Në të do të vijnë miq të mirë dhe të ndershëm – të gjithë engjëj lajmëtar të Zotit. Ata do të shërbejnë një meshë solemne në lavdi të Zotit të shenjtë.

Festat e Krishtlindjeve shumë krijesa hyjnore vijnë në mesë njerëzve. Ka një këngë, në të cilën përshkruhet, si dy kaproj hasin në pyll dy gjahtarë. Porse ka shenje të dukshme speciale, se kaprojtë nuk janë të zakonshëm. Brinjët e tyre janë të florinjta. Në ballin e secilit shkëlqen dielli i shndritshëm, ndërsa mbi gjoksin – hëna e ndritshme. Gjuetarët nisin të ndjekin kaprojtë që ta qëllojnë. Mirëpo kaprojtë me zë prej njeriu filluan t’i flasin atyre: “...mos e harxhoni harqet dhe shigjetat, ne nuk jemi gjah të imtë, ne jemi dy kaproj – dy shenjtorë. Erdhëm Festat e Kolendrave te të krishterët që të shikojmë, a e respektojnë ata Zotin, a e mburrin atë lëvdata dhe nderime...” Kremtet e Kolendrave janë ditët, kur të gjithë shenjtorët të respektuar të krishterë bredhin botën tokësore dhe atë qiellore. Shën Gjergji shkon rreth e përqark, që të shikojë të gjitha kopetë dhe arët, që të bindet se të mbjellat do të rritin gjatë pranverës. Me të zërë rrugën e vet, ai takon nënën e Zotit, e cila e qetëson dhe i sjell atij prehje shpirtërore, se vet ajo shikoi pjellorinë tokësore dhe bereqetin e ardhshëm bujqësor. Pasi e përfunduan dhimbjet e lindjes, që zgjatën nga Dita e Ignat Hyjmbajtësit më 20 dhjetor dhe përfunduan Ditën e Krishtlindjes më 24 dhjetor, Hyjlindsja nisi të kërkojë nun të birit të vet të porsalindur ndër të gjithë shenjtorët. Me të bredhur botën e gjerë ajo ndeshi të gjithë shenjtorët dhe i ftoi të bëjnë nun të foshnjës së saj. Mirëpo të gjithë ata me respekt të madh njëzëri treguan nun shenj Joan Pagëzorin. Kur Nëna e Zotit takoi Shën Pjetri dhe Shën Dhimitëri, ajo i drejtoi lutje të këndojnë një kolendër në të cilën të lavdërojnë lindjen e Zotit. Ishte çasti, në të cilin mbarë botë u zhyt në qetësi dhe heshtje, që të dëgjojë këndimin e ëmbël hyjnor të shenjtorëve. Kolendarët e nisin këtë këngë, që ta transferojnë te njerëzit.

Natën e Krishtlindjeve gjithçka është e mundshme. Kolendrat tregojnë si atllarët thyejnë pogaçet festive dhe ato shndërrohen në lumenj plot grurë të pjekur, që mbush krejt hambarët, kështu që ata nuk mund të nxinin më. Lumenj prej mjalti dhe qumështi, prej floriri dhe argjendi rrjedhin edhe nga trapeza e bollshme festive. Tryezat me gjellët e përgatitura për Natën e Buzmit bekohen dhe lyhen me flori, karrocat fshatare lyhen me argjend. Mrekulli ndodhen kudo. Në disa këngë tregohet si beqarët përpiqen t’ia kalojnë Diellin, që të martohen për motrën e tij – Yllin e Mëngjesit. Vet Dielli martohet me një vashë plotë joshje, bukuria e së cilës është më pushtuese dhe më të ndritshme se sa rrezet e tij. Vashat gjejnë mollë të florinjta të rrokullisura në kopshtet Natën e Buzmit. Vajzat e vogla si dhuratë prej Hyjlindëses marrin një këmishë të artë. Me një fuqi hyjnore djemtë plotë shëndet dhe forcë, të hipur mbi kuaj, kalojnë Danubin.
Pasi përshkruajnë të gjitha mrekullitë në kolendrat e tyre, kolendarët marrin verdhushkën e vet për këngët, si dhuratë prej nikoqirët. Me bekimet e kolendarëve “Buzmi bujar!”, Natën e Kërshëndellave, njerëzit shpresojnë, se të gjitha urimet do të përmbushen.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
По публикацията работи: Rumjana Panajotova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Tradita e daullexhinjve ose ndryshe kush i zgjon myslimanët gjatë Ramazanit

Dita e Arafatit është dita e fundit nga ditët e shenjta për myslimanët në muajin e Ramazanit. Në Islam, kjo është dita më fisnike e vitit, dhe lidhet me privimet e rënda 30-ditore - "agjërimin". Ngrënja e bukës dhe pirja e lëngjeve dhe e ujit bëhet vetëm..

botuar më 24-04-09 9.05.MD

Në Rodopet tingulli i gajdes është një magji, për të cilën tregon një muze lokal

Një kompozim skulpturor në fshatin е malit Rodopa - Shiroka Llëka lavdëron gajdexhinjtë dhe këngëtarët vendas, të famshëm në mbarë vendin dhe më gjerë. Quhet “Gajdexhiu”, dhe së fundmi në fshat u prezantua një roman me të njëjtin titull. Fshati..

botuar më 24-03-31 10.45.PD

Kukeri, pleq, babugeri, çaushi... Fshati Turija pret lojëra maskarade

Fshati nënballkanik Turija mirëpret mbi një mijë pjesëmarrës në lojërat e maskaradës "Pleqtë në Turija". Në edicionin e sivjetshëm të festivalit më 30 mars do të marrin pjesë 28 grupe me kukeri (njerëz të maskuar) nga e gjithë Bullgaria. Çdo vit..

botuar më 24-03-30 8.05.PD