Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Hitet e vitit 2009

Këngëtari Vladimir Ampov-Grafa (djathtas) bashkë me muzikantët e grupit “Akaga”
Foto: "Monte music"
Kënga e parë salsa në bullgarisht u bë një hit i madh në klasifikimet muzikore. Ajo titullohet “Një vajzë me flokë të zinj” dhe është e formacionit “Tumbaito” dhe e muzikantit bullgar Kalin Veljov. Në interpretimin e këngës merr pjesë dhe këngëtarja ekzotike e Kubës Dolores, e cila është pjesëtarja më e re e formacionit “Tumbaito”. Për gëzim të adhuruesve të muzikës latine prej dy vjetësh formacioni paraqet para publikut bullgar këngët më të njohura salsa gjatë viteve të fundit. Gjatë vitit 2009 muzikantët morën dy prej çmimeve vjetore për muzikën salsa në Bullgari.

© Foto: A.B.A.

Formacioni “Tumbaito” me këngëtaren Dolores

Ndër hitet e vitit është “Disko parti” – kënga e parë e përbashkët e këngëtarit Vladimir Ampov-Grafa dhe e muzikantëve të grupit “Akaga”. Për herë të parë kënga u paraqit në koncertin “9 maji – Dita e Evropës”, që u zhvillua në Sofje. Kënga është përfshirë në albumet e reja të Vladimir Ampovit dhe “Akagës”. Ajo tingëlloi në një variant të ri gjatë turneut të tyre të parë kombëtar, i cili u zhvillua në fund të vitit 2009.

Kënga “Fluturoj” në interpretimin e këngëtarëve Vasill Najdenov e Sillvia Kacarova dhe të grupit “Bon-Bon” fitoi konkursin për këngën bullgare pop “Burgas dhe deti 2009”. Muzika është e Tedi Kacarovës. Ajo na tregoi për dëshirën e saj të shkruajë një këngë, e cila të prekë shpirtrat e njerëzve dhe të bëhet një lidhje midis brezave. Më këngën “Fluturoj” ëndrra e saj u bë realitet. Juria ia dha këngës çmimin e parë, ndërsa publiku – vendin e dytë. Suksesi i saj detyrohet dhe interpretimit të duetit Sillvia Kacarova – Vasill Najdenov. Prej shumë kohe dy këngëtarët nuk kishin incizuar këngë dueti bashkë. Edhe jo në vend të fundit zërat e ëmbël të fëmijëve nga grupi “Bon-Bon” arritën të pushtojnë zemrat e dëgjuesve.

© Foto: A.B.A.

Këngëtari Miro

Për këngëtarin bullgar Miroslav Kostadinov-Miro viti 2009 ishte plot me suksese. Ai ishte nominuar në katër kategori për çmimet e BG Radios. Këngëtari mori çmimin për këngëtar bullgar të vitit. Kënga e tij “Humb kontroll” ishte dalluar në kategorinë “Kënga bullgare e vitit”, kurse albumi i vitit 2009 u bë disku i tij debut “Omirotvoren” (I qetësuar). Kënga, e cila tingëllonte pa ndërprerje në eterin bullgar gjatë këtij viti ishte “Humb kontroll”. Në saj të këngës këngëtari Miro mori çmimin në kategorinë “Klipi më i mirë bullgar” në konkursin vjetor të çmimeve për muzikë dhe klipe muzikore MAD Video Music Awards 2009, që u zhvillua në Athinë, Greqi gjatë muajit qershor.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova

Më shumë nga rubrika

"Ti po fluturon! Përqafoje qiellin…” – Diço dhe kënga e tij e re

Këngëtari i njohur bullgar Diço na kthen në ditët e mrekullueshme të verës. E bën me "Ti po fluturon" - këngën e tij të re, kushtuar vlerave më të zakonshme njerëzore - familjes, kohës që kalojmë me të dashurit tanë, dhe - verës bullgare, një prej..

botuar më 21-10-27 10.32.PD

"I afërti" – një duet i ri i Toni Dimitrovës dhe Stefan Illçevit

Kënga "I afërti", në interpretim   të duetit Toni Dimitrova - Stefan Illçev, është ndër propozimet e reja në Top 20 të Radios Kombëtare Bullgare - renditja kombëtare javore për muzikën e re bullgare pop dhe rock. Kënga tashmë është në vendin e..

botuar më 21-10-25 11.26.PD

Big Bendi i BNR-së do të japë koncertin e parë për sezonin e ri

Big-Bendi i Radios Kombëtare Bullgare hap sezonin e tij muzikor më 21 tetor në Studion e Parë të medias sonë. Dirigjenti Antoni Donçev, i cili më shumë se 10 vjet e udhëheq orkestrën, thotë se muzikantët kanë përgatitur programe interesante që do..

botuar më 21-10-21 11.11.PD