Sivjet për herë të parë në anketën tradicionale ndaj gazetarëve bullgarë për zgjedhjen e sportistit të vitit u përfshi kategoria “skuadër e vitit”. Fitues në këtë kategori u bë skuadra kombëtare bullgare e volejbollit për meshkuj. Më 21 dhjetor në një ceremoni në Teatrin Popullor “Ivan Vazov” çmimin e morën kombëtarët Georgi Bratoev, Teodor Todorov dhe Vlladisllav Ivanov, bashkë me presidentin e Federatës Bullgare të Volejbollit Danço Llazarov.
“Luanët” ishin padyshim skuadra më e mirë bullgare në sportet kolektive. Gjatë vitit 2009 ata fituan medalje të bronzta në Kampionatin Evropian dhe arritën të klasifikohen për Kampionatin Botëror në vitin 2010, duke fituar në mënyrë bindëse turneun e kualifikimeve në qytetin e Varnës.
Në klasifikimin individual për sportist të vitit, të fituar nga kampioni botëror i boksit Detelin Dallakliev, në vend të pestë ishte shënuar një prej liderëve të skuadrës kombëtare bullgare të volejbollit për meshkuj Matej Kazijski, i cili është shpallur një prej volejbollistëve më të mirë në botë.
Përveç sukseseve me kombëtarët Kazijski arriti të fitojë këtë vit dy çmime shumë të vlershme me skuadrën e tij të klubit. Skuadra kombëtare e volejbollit e Italisë, në të cilën përveç Kazijskit luan dhe një kombëtar tjetër bullgar Cvetan Sokollov, dhe e cila udhëhiqet nga trajneri bullgar Radostin Stojçev fitoi kupën evropiane dhe botërore të klubit.
Nuk është e rastit se Stojçevi u bë i tretë, kurse trajneri italian i bullgarëve Silvano Prandi – i dytë në anketën për trajner të vitit, fitues i së cilës u bë trajneri i skuadrës kombëtare të boksit Petër Lesov.
Çmimi, i fituar nga volejbollistët bullgarë, është një njohje e merituar për punën e tyre shumëvjeçare. Shumë vite me radhë ata vazhdojnë të jenë skuadra e vetme kombëtare me vend të rezervuar në elitën botërore. Akoma më i gëzueshëm është fakti se për herë të radhës ndërrimi i brezave bëhet pa asnjë tronditje.
Në vendin e Pllamen Konstantinovit dhe të Evgeni Ivanovit, të cilët tashmë përfunduan pjesëmarrjen e tyre në skuadër, dhe duke zëvendësuar volejbollistët tanë me përvojë Vlladimir Nikollov, Hristo Cvetanov dhe Andrej Zhekov, në skuadrën tonë kombëtare gjithnjë e më shumë imponohen lojtarët e rinj Georgi dhe Vladimir Bratoevi, Viktor Josifov, Teodor Bogdanov dhe Cvetan Sokollov. Gërshetimi i përvojës dhe rinisë, bashkë me volejbollistët tanë tashmë të njohur Todor Aleksiev, Danaill Millushev, Krasimir Gajdarski dhe Teodor Sallparov – një prej më të mirëve në botë në postin libero, jep shpresë se adhuruesit e sportit bullgar do të mund të gëzojnë sukseset e kombëtarëve bullgarë të volejbollit edhe në të ardhmen.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Më 9 dhe 10 prill mbahet edicioni i katërt i xhiros së malit Vitosha me automobila retro dhe klasike - Classic Vitosha Trophy. Gara bazohet në veprimtari të ngjashme në Gjermani, Austri, Zvicër, tha për BNR organizatori Danaill Pençev. Ai saktësoi se nuk..
Kryeqyteti ynë është mikpritës i një turneu dyditor të padelit më 2 dhe 3 prill. Ky do të jetë turneu i parë i këtij sporti në Bullgari, ku do të marrin pjesë 32 lojtarë bullgarë nga sporte të ndryshme raketash. Vitin e kaluar, Federata Bullgare..
Nga 1 deri më 3 prill Sofja është organizatore e Turneut Ndërkombëtar të Gjimnastikës Ritmike “Sofia Cup”. Vendi ynë do të prezantohet nga tërë ekipi kombëtar – femra dhe vajza, duke përfshirë edhe Borjana Kalejn dhe Stilijana Nikollova, të cilat..
Boksierja bullgare Sevda Asenova fitoi një medalje bronzi në Kampionatin Botëror të Boksit për femra në Stamboll. Sportistja jonë kombëtare..
Një fitore e ndan tenistin bullgar Dimitër Kuzmanov nga hyrja në skemën kryesore të Kampionatit të Hapur të Francës Roland Garros. Sot ai fitoi..