Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Skuadra kombëtare bullgare e volejbollit për meshkuj – No 1 në Bullgari

Foto: BGNES

Sivjet për herë të parë në anketën tradicionale ndaj gazetarëve bullgarë për zgjedhjen e sportistit të vitit u përfshi kategoria “skuadër e vitit”. Fitues në këtë kategori u bë skuadra kombëtare bullgare e volejbollit për meshkuj. Më 21 dhjetor në një ceremoni në Teatrin Popullor “Ivan Vazov” çmimin e morën kombëtarët Georgi Bratoev, Teodor Todorov dhe Vlladisllav Ivanov, bashkë me presidentin e Federatës Bullgare të Volejbollit Danço Llazarov.

“Luanët” ishin padyshim skuadra më e mirë bullgare në sportet kolektive. Gjatë vitit 2009 ata fituan medalje të bronzta në Kampionatin Evropian dhe arritën të klasifikohen për Kampionatin Botëror në vitin 2010, duke fituar në mënyrë bindëse turneun e kualifikimeve në qytetin e Varnës.

Në klasifikimin individual për sportist të vitit, të fituar nga kampioni botëror i boksit Detelin Dallakliev, në vend të pestë ishte shënuar një prej liderëve të skuadrës kombëtare bullgare të volejbollit për meshkuj Matej Kazijski, i cili është shpallur një prej volejbollistëve më të mirë në botë.

Përveç sukseseve me kombëtarët Kazijski arriti të fitojë këtë vit dy çmime shumë të vlershme me skuadrën e tij të klubit. Skuadra kombëtare e volejbollit e Italisë, në të cilën përveç Kazijskit luan dhe një kombëtar tjetër bullgar Cvetan Sokollov, dhe e cila udhëhiqet nga trajneri bullgar Radostin Stojçev fitoi kupën evropiane dhe botërore të klubit.

Nuk është e rastit se Stojçevi u bë i tretë, kurse trajneri italian i bullgarëve Silvano Prandi – i dytë në anketën për trajner të vitit, fitues i së cilës u bë trajneri i skuadrës kombëtare të boksit Petër Lesov.

Çmimi, i fituar nga volejbollistët bullgarë, është një njohje e merituar për punën e tyre shumëvjeçare. Shumë vite me radhë ata vazhdojnë të jenë skuadra e vetme kombëtare me vend të rezervuar në elitën botërore. Akoma më i gëzueshëm është fakti se për herë të radhës ndërrimi i brezave bëhet pa asnjë tronditje.

Në vendin e Pllamen Konstantinovit dhe të Evgeni Ivanovit, të cilët tashmë përfunduan pjesëmarrjen e tyre në skuadër, dhe duke zëvendësuar volejbollistët tanë me përvojë Vlladimir Nikollov, Hristo Cvetanov dhe Andrej Zhekov, në skuadrën tonë kombëtare gjithnjë e më shumë imponohen lojtarët e rinj Georgi dhe Vladimir Bratoevi, Viktor Josifov, Teodor Bogdanov dhe Cvetan Sokollov. Gërshetimi i përvojës dhe rinisë, bashkë me volejbollistët tanë tashmë të njohur Todor Aleksiev, Danaill Millushev, Krasimir Gajdarski dhe Teodor Sallparov – një prej më të mirëve në botë në postin libero, jep shpresë se adhuruesit e sportit bullgar do të mund të gëzojnë sukseset e kombëtarëve bullgarë të volejbollit edhe në të ardhmen.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

По публикацията работи: Vilhelm Baltaxhjan


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Karlos Nasar

Peshëngritësi Karlos Nasar fitoi titullin e katërt evropian për Bullgarinë

Këtë fundjavë Karlos Nasar fitoi titullin evropian për Bullgarinë në kategorinë 89 kg në Kampionatin Evropian të Peshëngritjes në Sofje. Ai e bëri këtë me një rekord botëror të të rinjve në hedhjen e 176 kg. Bullgaria tashmë ka katër tituj..

botuar më 24-02-19 3.10.MD
Bozhidar Andreev

Bozhidar Andreev fitoi medaljen e artë evropiane me një rekord

Në Kampionatin Evropian të Peshëngritjes në Sofje Bozhidar Andreev fitoi titullin në kategorinë olimpike 73 kg. Peshëngritësi 27-vjeçar realizoi një dyluftim prej 348 kg. dhe për herë të dytë pas vitit 2019 në Batumi mori medaljen e artë nga një..

botuar më 24-02-16 12.14.MD
Gabriell Marinov

Peshëngritësit bullgarë fituan medalje në Kampionatin Evropian në Sofje

Gabriell Marinov fitoi titullin evropian, kurse Ivan Dimov mbeti me të argjendin në dyluftimin në kategorinë olimpike deri në 61 kilogramë në Kampionatin Kontinental të Peshëngritjes në Sofje. Marinov grumbulloi një dyluftim prej 281 kg. (121+160..

botuar më 24-02-14 10.07.PD