Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Lajme në fushën e muzikës pop

Këngëtarja Cvetelina Çendova
Foto: arkiv
20 vjet pas incizimit të parë profesional të duetit “Avenju”, është e gatshme dhe antologjia e duetit. Në të është përfshirë një këngë e re – “Rikthim”, e krijuar nga Bobi dhe Zaki posaçërisht për projektin e tyre jubilar. Ata saktësojnë se ky nuk është rikthimi i tyre në skenë dhe shtojnë: “Në mes të viteve 90 “Arratisje” ishte kënga, me të cilën shumë bullgarë të rinj u larguan nga Bullgaria, tani duam që “Rikthim” të jetë kënga, e cila t’i mirëpresë në Atdhe.” Ju rikujtojmë se dueti “Avenju” është krijuar në vitin 1989. Albumi debuto “Pyetje” doli në treg në vitin 1995 dhe shënoi sukses në klasifikimet e ndryshme muzikore. Sukses kishte edhe albumi i dytë i duetit “Cikël”, i shpallur album i vitit 1997.

Për këngëtaren e re Magi Xhanavarova viti 2009 ishte jashtëzakonisht i suksesshëm. Ajo fitoi edicionin e tretë të shfaqjes televizive “Music Idol” dhe u bë këngëtarja e dashur e publikut. Doli edhe albumi i saj debut. Në të është kënga e saj e parë, e interpretuar në duet me Miro “Bota është imja”. Në të mund të dëgjohet dhe vegla iraniane – saz, në të cilën bie Biser Ivanov.

Cvetelina Çendova është një këngëtare tjetër e re. Kënga e saj e parë “Vallja ime përbën kombinim të stileve soul dhe pop. Aktualisht Cvetelina është studente në Universitetin e Ri Bullgar në specialitetet Arte muzikore skenike, me profil këndim xhaz. Ka punuar me shumicën e interpretuesve bullgarë të stilit xhaz në Bullgari, ka marrë pjesë në festivalet Apolonia dhe Sofja Xhaz Plus.

Po të doni të dëgjoni këta interpretues, mund ta klikoni AUDIO, ju urojmë minuta të këndshme!

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Më shumë nga rubrika

Stenli, Ljubo Kirov dhe Hristo Mutafçiev "ende vrapojnë me kohën"

Këngëtarët e njohur të estradës, Stenli dhe Ljubo Kirov , së bashku me aktorin Hristo Mutafçiev, prezantuan në fund të tetorit këngën e tyre “Aty ku nuk ka kohë”. Autori i muzikës është Stenli (Stanisllav Sllanev), teksti është i Ljubo Kirovit,..

botuar më 21-12-07 8.45.PD

Shën Nikolla në një këngë të lashtë

Dita e Shën Nikollës së Mirës, ​​të cilën Ortodoksia e kremton sot, është gjithashtu një nga festat më të mëdha kombëtare.  Në folklorin bullgar, shenjtori ka krahë, gjë që i jep atij tipare të përafërta me imazhin mitik të njeriut-dragua. Ai ka dy..

botuar më 21-12-06 10.56.PD

Nedjallka Simeonova – fëmija-mrekulli që fitoi famë botërore

Më 2 dhjetor shënohen 120 vjet nga lindja e violinistes së madhe bullgare Nedjallka Simeonova. Ajo lindi në vitin 1901 në qytetin Haskovo. Koncerti i saj i parë para publikut ishte në një moshë shumë të hershme, ndërsa turneu i saj i parë jashtë..

botuar më 21-12-02 9.44.PD
Подкасти от БНР