Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kronika e ngjarjeve kulturore

Një kompleks kombëtar artistik do të ndërtohet në qendër të Sofjes. Në të, në një sipërfaqe prej 23 mijë metrave katrore do të tregohen rreth 70 mijë krijime të artit. Ai do të bashkojë Galerinë Kombëtare të artit të huaj dhe ish godinën e Rektoratit të universitetit teknik, të cilët janë pjesë nga një kompleksi me oborr të brendshëm. Ky oborr do të kthehet në një sallon skulpture në të hapur. Projekti për “Luvrin bullgar” daton që nga viti 1998, por mezi në prag të këtij viti për të u lëshuan mjete. Me vendim të datës 30 dhjetor Këshilli i Ministrave dha 12,5 milionë leva (rreth 6 milionë e 250 mijë euro) nga buxheti për vitin 2010. “Do tu dhurojmë brezave të ardhshëm një muze të ri, të bukur dhe modern të vlerave, të cilët i kemi. Jam shumë i lumtur. Sot është një ditë e bukur për kulturën bullgare” - deklaroi ministri i kulturës Vezhdi Rashidov. Sipas tij aktualisht sasia e madhe e krijimeve të arteve janë në depot e Galerisë Kombëtare të arteve, të Galerisë për artin e huaj dhe Galerisë së qytetit të Sofjes. Prandaj përveç sipërfaqes për ekspozita të përhershme dhe të përkohshme, kompleksi do të ketë dhe depo moderne, laboratorë për restaurim, bibliotekë, art-kafe. Pritet që rekonstruksioni të fillojë gjatë muajit mars.
*
Para pak kohe në tregun bullgar të librave doli përmbledhja e re e vjershave e poetit të njohur bullgar Ljubomir Llevçev me titullin “Kali me krahët e gjelbër”. Në të janë përfshirë 17 vjersha dhe një poemë. Autori, që është anëtar i Akademisë evropiane të poezisë, nuk ka hequr dorë nga pozita e tij e lirizmit bashkëkohor, aktual dhe modern. Libri është botuar në tirazh prej 1mijë copësh, prej të cilave 99 ekzemplarë janë të numëruar dhe vulosur si botim bibliofil. Janë të ndarë në tre seri nga 33 vjersha me pikturat origjinale të piktorëve Georgi Trifoniv, Nikolaj Majstorov dhe Stoimen Stoillov. Një ditë pas premierës të librit me spektaklin poetik “Kali me krahët e gjelbër”, të frymëzuar prej tij, në sallën e dhomës Bëllgaria u hap edicioni i tretë i ciklit “Nota dhe metafora”. Ai ishte organizuar nga Agjencia kombëtare “Muzika” pranë Ministrisë së kulturës. Morën pjesë Ljubomir Llevçevi, si dhe muzikantët e njohur Angel Stankov - violinë, dhe Zheni Zaharieva – piano. 
*
Spektakli “Dhia ose cila është Silvia” sipas veprës së Eduard Olbi u shpall ngjarja më e rëndësishme teatrale për vitin 2009 nga Shoqata e kritikëve të pavarur teatral në Bullgari. Është dalluar tërë ekipi, që ka realizuar shfaqjen në Teatrin popullor “Ivan Vazov” në kryeqytet - regjisori Javor Gërdev, skenografi Nikolla Tioromanov, kompozitori Kalin Nikollov dhe aktorët. Pjesa, premiera e së cilës ishte nderuar nga autori – dramaturgu legjendar amerikan Olbi, mori njohjen e kritikëve për shkak të “markës së lartë profesionale, që spektakli imponon në teatrin bullgar, për trininë pa kompromise të tekstit, regjisë dhe interpretimit të aktorëve”.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova
По публикацията работи: Veneta Pavllova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shkrimtari shqiptar Grigor Banushi do të takohet me publikun bullgar

Shkrimtari shqiptar Grigor Banushi mbërrin në Bullgari për premierën e romanit të tij të ri "Simfonia e pambaruar”, në përkthim të doc. Ekaterina Tërpomanova, ish-kolege nga Redaksia e Gjuhës Shqipe .  Ngjarja do të mbahet në Universitetin e..

botuar më 24-04-16 4.47.MD

Lutierët bullgarë po imponojnë instrumentet e tyre në Amerikë me cilësi dhe besueshmëri

Në vitet e para të demokracisë, një familje nga Plovdivi u shpërngul në Çikago për të krijuar një biznes që lidhet me ndjesinë  më të rafinuar që përcillet jo vetëm  te gishta t , por edhe te shpirt i njerëzor. Sepse të jesh një lutier..

botuar më 24-04-14 11.30.PD

Arti nga Antikiteti deri në periudhën e hershme moderne mbledh studiues nga Ballkani në Sofje

Nga data 11 deri më 13 prill në Sofje do të mbahet konferenca tradicionale shkencore ndërkombëtare “Lexime të studiuesve të arteve”, moduli “Arti i Vjetër”. Qëllimi i forumit, i organizuar nga Instituti për Studimin e Arteve pranë Akademisë Bullgare..

botuar më 24-04-11 6.30.PD