Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Panorama sportive

18 sportistë në 6 lloje sporti do ta prezantojnë Bullgarinë në Lojërat Olimpike Dimërore në Vankuvër. Kjo u bë e qartë gjatë kohës së mbledhjes së përgjithshme të Komitetit Olimpik Bullgar gjatë kohës të së cilës u afirmua delegacioni bullgar. Në listën e delegacionit bullgar për të marrë pjesë në Lojërat e 21-ta Olimpike Dimërore Vankuvër 2010 hyjnë: Evgjenia Radanova, Marina Gjeorgjieva-Nikollova dhe Asen Pandov në short-trek, Aleksandra Zhekova-snoubord, Kilian Allbreht, Stefan Gjeorgjiev dhe Maria Kirkova - disiplinat ski alpike, Antonia Grigorova, Teodora Mallçeva dhe Veselin Cinzov - ski vrapim, biatlonistët Krasimir Anev, Vlladimir Iliev, Mihaill Kleçorov, Martin Bogdanov, Mirosllav Kenanov dhe Nina Klenovska, si dhe Petër Iliev dhe Ivan Papukçiev në lëshimin me sana.

Kampioni evropian dhe botëror i klubeve “Trento”, të quajtur nga fansat italian BG “Trento”, për shkak të trajnerit të vet Radostin Stojçev dhe yjet bullgare në përbërjen e vet Matej Kazijski dhe Cvetan Sokollov, shtoi ndaj koleksionit të vet prej dekoratave dhe Kupën e Italisë. Në final skuadra e “Trentos” ja tejkaloi me 3:1 sete skuadrën e “Kuneos” në përbërjen e të cilës po kështu kishte një pjesëmarrës bullgar - kapiteni i skuadrës tonë kombëtare Vlladimir Nikollov.

Stanka Zllateva fitoj bronz në turneun e mundjes stil i lirë “Ivan Jarigin” në Krasnojarsk. Nënkampionja olimpike filloj me fitore në kategorinë deri më 72 kilogramë mbi ukrainen Svetllana Sajenko, por në çerekfinalet i la vend ruses së re Ekaterina Bukina, e cila më pas fitoj titullin. Kjo i dha shans Stankës për bronzin, të cilin ajo e shfrytëzoi. Përveç kundërshtareve të veta, kampionia botërore për 3 herë me radhë dhe kampione evropiane për 4 herë duhej të evitojë dhe një traumë të lehtë.

Basketbollistet e “Dunav Ekont Ekspres” triumfuan me kupën “Ledenika Bullgaria”. Në finalin në Stara Zagora ruset mundën kategorish mbajtësin e deritanishëm të trofeut “Montana 2003” me 108:65. Ndeshja qe një përsëritje e finalit të vjetshëm, i cili atëherë “Dunav” humbi në Burgas.

Basketbollistët e “Levskit” fituan takimin mikpritës nga rrethi i 7 i Ligës ballkanike kundër skuadrës serbe “OKK Beograd”. “Blutë” u imponuan me 92:84, si Arën Harpër dhe Stefan Gjeorgjiev me 21 pikë qenë me më shumë rezultat për mbajtësit e Kupës së Bullgarisë. Në këtë mënyrë me 5 fitore dhe 2 humbje “Levski” u kthye në vendin e parë në grupin B në ligën Ballkanike, derisa “OKK Beograd” mbetet e dyti me të njëjtin aktiv, por me një dallim më të keq pikësh.

Tanju Kirjakov zuri vendin e 5 në 10 metra me pistoletë (meshkuj) në ditën e fundit të turneut ndërkombëtar në qitjen sportive në Munih. Kampioni olimpik për dy herë me radhë me rezultat të dytë në finalin e disiplinës - 583 pikë, kurse pas qitjes në final mbeti në vendin e 5 me përgjithësisht 682,6 pikë.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

По публикацията работи: Villhelm Balltaxhijan


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Hristo Prodanov

40 vjet nga ngjitja e parë bullgare në Everest

Sivjet shënohet 40 vjetori i ekspeditës së parë bullgare për t'u ngjitur në majën më të lartë të planetit - Everest. Më 20 prill 1984, majën e ngjiti pa maskë oksigjeni 41-vjeçari Hristo Prodanov në shpatin më të vështirë perëndimor. Ai arriti..

botuar më 24-04-20 6.25.PD

Pjesëmarrës nga 20 vende në Sofia Karate Open 2024 për Kupën e Presidentit

Presidenti Rumen Radev do të hapë turneun ndërkombëtar Sofia Karate Open 2024 – Kupa e Presidentit të shtunën, më 20 prill. Ngjarja sportive mbahet për herë të 11-të. Këtë vit, më shumë se 1500 pjesëmarrës nga 20 vende do të marrin pjesë në të. Turneu..

botuar më 24-04-20 5.20.PD
Foto: Sport PR Events Managment

Notari i maratonës Petër Stojçev kaloi ngushticën e Gjibraltarit

Petër Stojçev u bë bullgari i parë që notoi përmes Ngushticës së Gjibraltarit sipas rregullave të Oceans Seven pa rroba neopreni. Stojçev kaloi distancën prej 16.4 km mes shkëmbinjve nga bregu evropian në qytetin spanjoll Tarifa..

botuar më 24-04-16 1.31.MD