Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Panorama sportive

Snoubordistja Aleksandra Zhekova me flamurin kombëtar kryeson delegacionin bullgar në Lojërat olimpike dimërore në Vankuver.
Foto: BGNES
Në Vankuver të Kanadasë filluan Lojërat e XXI olimpike dimërore. Fatkeqësisht ceremonia e hapjes u errësua nga vdekja e sportistit gjeorgjian Nodar Kumaritashvili. U mbajtën startet e para me pjesëmarrjen e sportistëve bullgarë. Sportistja më e mirë bullgare në shorttrek Evgenia Radanova u klasifikua në çerekfinale në vrapimin në 500 metra, duke mbaruar në vendin e parë në serinë e tetë të kualifikimeve me 45,125 sekonda. Pjesëmarrësja tjetër bullgare Marina Georgieva-Nikolova u diskualifikua. Prezantimi i biatlonistëve bullgarë ishte i mirë. Krasimir Anev dhe Mihail Kleçerov u klasifikuan në distancë 12,5 km. Te femrat Nina Klenovska mbeti në vendin e 62-të.

Ivet Lalova fitoi vrapimin në 60 metra në turneun e atletikës së lehtë në sallë në Lajpcig. Sportistja jonë përfundoi me kohë 7,24 sekonda që është vetëm me 3 sekonda më pak se arritja e saj më e mirë në këtë disiplinë.

Bullgarja Vanja Stambollova fitoi vrapimin në 400 metra në turneun ndërkombëtar të atletikës së lehtë në Budapest. Stambollova e kaloi distancën për 52,01 sekonda.

Silvia Miteva fitoi medaljen e artë në finalet me fjongo në turneun e gjimnastikës ritmike në Tartu të Estonisë. Gjimnastja nga klubi “Iliana” u klasifikua para përfaqësueses së Azerbajxhanit Alja Garaeva dhe ruses Jana Lukonina. Gjimnastja jonë më e mirë u rendit në vendin e pestë në finalet me litar, në vendin e shtatë me top dhe në vendin e tetë me rreth.

Skuadra e volejbollit CSKA humbi me 1:3 nga skuadra “Resovija” e Polonisë në eliminatorët e Ligës së kampionëve për meshkuj. Pas një loje të dobët gjatë dy seteve të para, në setin e tretë bullgarët luajtën mirë. Në setin e katërt polakët ishin më të përqendruar dhe e merituan fitoren. Ndeshja revansh është këtë javë në Poloni.

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
По публикацията работи: Vilhelm Baltaxhijan


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Sport PR Events Managment

Notari i maratonës Petër Stojçev kaloi ngushticën e Gjibraltarit

Petër Stojçev u bë bullgari i parë që notoi përmes Ngushticës së Gjibraltarit sipas rregullave të Oceans Seven pa rroba neopreni. Stojçev kaloi distancën prej 16.4 km mes shkëmbinjve nga bregu evropian në qytetin spanjoll Tarifa..

botuar më 24-04-16 1.31.MD
Viktorio Iliev

Viktorio Iliev u bë kampion i Evropës në boks

Viktorio Iliev u bë kampion i Evropës në boks në kampionatin për të rinj dhe vajza në Poreç të Kroacisë, në kategorinë deri në 60 kg. Në finale ai u imponua mbi Bogdan Çelldik nga Ukraina. Kujtojmë se Bullgaria fitoi pesë medalje nga Kampionati..

botuar më 24-04-15 2.41.MD
Stilijana Nikollova, foto: Federata Bullgare e Gjimnastikës Ritmike - Anna Nedkova

Stilijana Nikollova fitoi dy medalje ari dhe një argjendi në finalen e Kupës Botërore të Gjimnastikës Ritmike në Sofje

Pesë medalje është shifra e medaljeve në ditën e fundit të Kupës Botërore të Gjimnastikës Ritmike në Sofje. E dyta në shumëgarësh Stilijana Nikollova fitoi dy medalje të arta – për kombinimin me top dhe me fjongo ,dhe medaljen e..

rinovuar më 24-04-15 10.11.PD