Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Albumi i ri i grupit “Lot Lorien”

Foto: lot-lorien.com
Para pak kohe në sallën e koncertit të Radio Varnës grupi “Lot Lorien” paraqiti programin e albumit të tij të ri. Puna mbi të po vazhdon. Grupi “Lot Lorien” u krijua para 14 vjetësh nga Kirill Georgievi, Zllatomir Vëllçevi dhe Petër Pavllovi nga qyteti ynë bregdetar Varna. Grupi gërsheton në një mënyrë shumë origjinale muzikë popullore, rok, xhaz dhe elemente të muzikës klasike evropianoperëndimore. Kirill Georgievi i bie kitarës, mandolinës, tamburasë. Është autor i pjesës më të madhe të muzikës si dhe i shumë prej teksteve. Zllatomir Vëllçev i bie perkusionit, kurse Petër Pavllovi është basist. Dy vjet pas krijimit të grupit në të u përfshinë Bora Petkova – soliste, dhe Galja Kojçeva – violiniste. Bashkë me ta është dhe Aleksandër Kinovi, i cili gërsheton disa veprimtari: tastierë, regji muzikore dhe web design. Emri i grupit “Lot Lorien” vjen nga krijimtaria e Xhon Tolkin. Kështu quhet pylli i artë i elfëve nga romani i tij “Kryezoti i unazave”.

Po të doni të dëgjoni interpretime të “Lot Lorien” klikoni mbi ikonën AUDIO. Ju urojmë minuta të këndshme!

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Allbena Bezovska


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Dashuria” - një këngë e re e grupit “Fandango”

Grupi “Fandango” prezanton​​ këngën “Dashuri” nga albumi i fundit "Si zogjtë". Kjo është një nga këngët e fundit të regjistruara për të. Autori i muzikës dhe i tekstit është solisti vokal i formacionit - Hristo Stefanov, aranzhimi është i gjithë..

botuar më 24-04-19 11.47.PD

“Unë dhe ti" – dueti Mania

Dueti “Mania” ka një këngë të re, këtë herë në bashkëpunim me Dian Savov - DJ Dian Solo. Daniella Petkova dhe Julija Dimitrova janë dy motra që janë rritur në një familje muzikantësh. Që në moshë të re ato u nisën në rrugën e muzikës, ku..

botuar më 24-04-17 8.30.PD

Kitaristi Angell Demirev prezanton muzikë origjinale në një koncert

Angell Demirev është një kitarist, muzika e të cilit thur motive etnike jo vetëm nga Bullgaria dhe Ballkani, por nga vende dhe kultura shumë më të largëta. Sipas tij, bëhet fjalë për kërkime shpirtërore dhe për komunikim me instrumentin. Edhe pse..

botuar më 24-04-16 11.35.PD