Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Plani i qeverisë bullgare për daljen e shpejtë nga kriza

“Parashikojmë miratimin e një ligji të ri në përkrahje të rritjes së qëndrueshme. Një pjesë e madhe prej këtyre masave do të gjejnë vend pikërisht në këtë ligj.” – komentoi ministri i financave Simeon Djankov.
Foto: BGNES
Qeveria bullgare harton masa për daljen e shpejtë nga kriza. Pritet, ato të miratohen me një ligj special për rimëkëmbjen e ekonomisë bullgare. Kjo me qëllim, që të mos bëhen ndryshime në aktet normative. Për këtë qëllim u krijua një ekip special përfaqësuesish të pothuajse të gjitha ministrive, Bankës Popullore Bullgare dhe ekonomistëve të pavarur. Qëllimi është të përkrahet biznesi, që të dalë vendi nga kriza. Plani parashikon shlyerjen e borxheve shtetërore ndaj biznesit dhe uljen e peshës së sigurimeve. Qeveria iu shpreson privatizimit të shoqatave shtetërore si një burim i shpejtë i të ardhurve në kushtet e krizës së rëndë. Nga shitja pritet në thesarin shtetëror të derdhen afro 1 miliard leva. Për shkak të investimeve të kufizuara të jashtme, ekonomia bullgare duhet të bëjë gjithçka të mundshme për përvetësimin maksimal të fondeve evropiane. Nga data 1 korrik pritet edhe rritja e rrogës minimale në mbarë vendin.

Për planet e qeverisë ministri i financave Simeon Djankov shpjegon: “Tani për tani u hartuam 35 masa. Krahas kësaj diskutojmë edhe idetë, që propozohen nga ekonomistë të pavarur, sindikatë, punëdhënës. Disa nga idetë përputhen me idetë e qeverisë. Kemi ndërmend të diskutojmë të gjitha propozimet me partnerët social nga Këshilli Kombëtar i Bashkëpunimit Trepalësh. Pas kësaj ato duhet të miratohen nga Këshilli i Ministrave dhe nga parlamenti, që të bëhen ndryshimet e domosdoshme ligjore. Parashikojmë miratimin e një ligji të ri në përkrahje të rritjes së qëndrueshme. Një pjesë e madhe prej këtyre masave do të gjejnë vend pikërisht në këtë ligj.”

Qeveria bullgare hoqi dorë nga ideja të rritë kuotën për sigurimin shëndetësor nga 8 në 10 për qind. Ajo zgjodhi një variant alternativ, i cili i gëzon përkrahjes së shoqërisë dhe ekspertëve. E pikërisht – 150 mijë nëpunës shtetërorë do të paguajnë sigurimet shëndetësore, të cilët deri tani ishin angazhim të shtetit. Propozimi i qeverisë për rritjen e kuotave për sigurimin shëndetësor provokoi reagimet negative të shoqërisë bullgare, sindikatave, politikanëve dhe analizuesve ekonomikë. Për sa i përket lindjes së krizës ekonomike ministër Djankov mendon:

“Vende, si Bullgaria, të cilët nuk shtojnë tatimet, nuk kanë deficite të mëdha dhe respektojnë disiplinën fiskale janë në një gjendje më të favorshme jo vetëm për daljen e shpejtë nga kriza, por edhe për realizimin e rritjes ekonomike. Të gjitha shtetet me deficit të madh buxhetor duhet të shtojnë tatimet, që të balancojnë pozitat fiskale. Ato shtete do të vonojnë me rimëkëmbjen ekonomike. Në sajë të tatimeve të ulëta, të përkrahjes së biznesit bullgar, të rritjes së qëndrueshme, dhe me masa suplementare në këtë drejtim, jemi me shpresë, që jo vetëm do të dalim shpejtë nga kriza, por edhe do të përfitojmë nga mundësitë, që janë para Bullgarisë për shtimin e investimeve të huaja. Politika e mirë fiskale dhe tatimet e ngrira brenda disa viteve të ardhshme do të tërheqin investuesit, gjë që do të ndihmojë daljen e ekonomisë bullgare nga kriza.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Më shumë nga rubrika

Mbarështimi i deleve në Bullgari – një sektor plot sfida

Regjistrimi i parë i bagëtive pas Çlirimit u zhvillua gjatë vitit 1887. Në kuadrin e tri viteve  numërimi i kafshëve mes të cilave janë dhe delet, është bërë 4 herë. Të dhënat tregojnë  se gjatë vitit 1910, në vendin tonë  janë rritur mbi 8 600 000..

botuar më 21-05-18 10.56.PD

Nuk ka treg për trëndafilat vajore bullgare

40 për qind e masiveve të mbjella me trëndafila vajore do të mbeten të pambledhura. Në vjeshtë disa nga prodhuesit do të asgjësojnë plantacionet, parashikon Asociacioni i Prodhuesve të Trëndafilave. Arsyet janë mungesa e tregjeve, njoftoi BNR...

botuar më 21-05-14 12.47.MD

Biznesi mund të blejë rrymë elektrike nga BE-ja

Që nga 11 maji Bullgaria ka qasje të plotë në tregun e vetëm të integruar evropian të energjisë elektrike përmes platformës Day Ahead. Tani çdo biznes bullgar mund të blejë energji elektrike nga një vend i BE me një datë të dorëzimit të nesërmen...

botuar më 21-05-11 10.55.PD