Projekti “Ballkan heART” është shkëmbimi i parë rinor, organizuar nga U.S.B. Më shumë hollësi për projektet dhe qëllimet e kësaj organizate joqeveritare tregon presidenti i saj Aristodimos Parashu: “Qëllimi kryesor i organizatës sonë është të informojë njerëzit për kulturat e ndryshme të Ballkanit. Deri më sot kemi organizuar dy trajnime ndërkombëtare në kuadrin e programit “Rinia në Veprim” – “Balkan Vision” dhe “Xenophobia-Xenofilia”, si edhe një konferencë për folklorin, traditat dhe kulturat e Kapadokias dhe një festival rinor në Selanik. Në zyrën e organizatës shpesh herë zhvillojmë mbrëmje të kulturave të ndryshme, të cilat i paraqesim nëpërmjet muzikës dhe filmave nga vendet përkatëse. Synojmë të stimulojmë dialogun ndërkulturor, të motivojmë të rinjtë të punojnë për çështje sociale, t’i lirojmë nga mënyra pasive e jetës, nga e ashtuquajtura “frappé kultura” e Selanikut, duke treguar një mënyrë më aktive dhe më të shëndetshme të jetës. Puna mbi projekte rinore është shumë e rëndësishme, sepse ajo i jepet kuptim jetës.”
Ndër anëtarët e organizatës joqeveritare janë edhe dy vullnetarë në kuadrin e programit të Bashkimit Evropian – EVS (European Voluntary Service d.m.th Shërbimi Vullnetar Evropian), që punojnë për projekte të ndryshme, të lidhura me dialogun ndërkulturor të Ballkanit. Njëri prej tyre është Aleksandru Ailiesiei nga Rumania, që ka eksperiencë të konsiderueshme në punën mbi projekte rinore: “Tani jam vullnetar në kuadrin e programit EVS, që është një program i Bashkimit Evropian për njerëz të rinj, të cilët marrin shansin të shkojnë në një vend sipas zgjedhjes të tyre dhe të punojnë vullnetarisht për organizata të ndryshme joqeveritare. Në tërësi puna mbi projekte rinore është shumë specifike dhe kërkon shumë dituri, kohë dhe energji, sepse bëhet fjalë për përdorimin e mjeteve evropiane, për punë me pjesëmarrës nga vende të ndryshme, për të cilët duhet të krijohet një projekt i dobishëm, që ata të mund të kthehen në vendet e tyre me dituri të reja, me diçka të çmuar. Programi “Rinia në Veprim” ofron shumë mundësi për zbatimin e projekteve të ndryshme. Puna mbi të ndihmon njerëzit e rinj në Evropë të zhvillojnë cilësitë e tyre personale dhe profesionale. Nuk mund të harrojmë edhe Youthpass, që është një dokument zyrtar i BE-së dhe shërben si një lloj CV evropiane, që paraqes dituritë dhe aftësitë e reja, të fituar pas një shkëmbimi rinor.”
Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..
Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..
Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..
Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në..