Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në gjurmët e historisë së Zllatogradit

Në qendrën e qytetit Zllatograd gjendet i ashtuquajturi Kompleks areal etnografik.
Foto: Veneta Nikollova
Zllatograd – qyteti më jugor i Bullgarisë, është një prej destinacioneve tona më të suksesshme për turizëm kulturor. Pas hapjes së pikës së kalimit kufitar në kufirin me Greqinë fqinje gjatë këtij dimri qyteti u mbush me dhjetëra mijë turistë, kurse gjatë weekendit dhe ditëve të festave hotelet dhe shtëpitë vendore nuk mjaftojnë për të strehuar të gjithë turistët e ardhur. Zllatogradi është një qytet, i cili ka ruajtur arkitekturën e tij të vjetër, rrugicat e vogla me kalldrëm, natyrën e egër, kuzhinën e shijshme të Rodopeve dhe mikpritjen e popullsisë.
Mbi 300 shtëpi të rimëkëmbura të Rilindjes e formojnë pamjen arkitekturore të qytetit

Sipërmarrësit vendorë konstatojnë një rritje të konsiderueshme të turistëve, shumë para hapjes së Pikës së kalimit kufitar. Sipas tyre gjatë 2 – 3 vjetëve të fundit interesi ndaj këtij qyteti malor është rritur në mënyrë të konsiderueshme. Njerëzit e vizitojnë kryesisht për shkak të arkitekturës së bukur të Rilindjes. Mbi 300 shtëpi të rimëkëmbura të Rilindjes e formojnë pamjen arkitekturore të qytetit. Shumica prej tyre janë dislokuar në pjesën e tij të vjetër, ku gjendet i ashtuquajturi kompleks areal etnografik. Mund të shëtitni nëpër rrugicat me kalldrëm dhe të vëzhgoni se si zanatçinjtë e shkathët përdorin teknologjitë e vjetra, që të krijojnë vepra të vërteta të artit. Në lokalet vendore do të provoni kafe turke, të përgatitur mbi rërë, ne restorante do t’ju ofrojnë gjellë të shijshme vendore të Rodopeve, kurse në hotelet e vogla të stilit të vjetër do të gëzoni të gjitha komoditetet moderne. Ndër monumentet më të njohura të Zllatogradit është kisha “Fjetja e Shën Mërisë” nga viti 1834 – tempulli më i vjetër i krishterë, i ndërtuar gjatë Zgjedhës turke në territorin e Rodopeve. Çdo vit qyteti i Rodopeve mirëpret rreth 100 mijë turistë. Shumë prej tyre vijnë që të njihen me historinë e vendbanimit të themeluar që gjatë Mesjetës. Në itineraret turistike janë përfshirë edhe mbeturinat e varrezave dhe vendeve të shenjta. Për to do të mësojmë më shumë hollësi nga arkeologu Nikollaj Ovçarov:

“Në këtë rajon do të shihni vendet e fundit të shenjta shkëmbore në mal. Të tilla janë për shembull vendet e shenjta falike afër fshatit Benkovski, të cilat datojnë nga epoka e vonshme e bronzit dhe nga epoka e hershme e hekurt – mijëvjeçari i II – I para Krishtit. Atje gjenden edhe varreza shkëmbore, të cilat janë markuar dhe përfshirë në të ashtuquajturat shtigje arkeologjike. Në lokalitetet e qytetit ka dhe manastire shumë të bukura të krishtera, të cilat duhet të studiojmë gjatë disa viteve të ardhshme. Presim që ndër to të zbulojmë dhe një qendër të Mesjetës. Në rajonin e Zllatogradit do të gjeni dhe një vend të lashtë të shenjtë shumë origjinal. Bëhet fjalë për vendin e shenjtë të trakëve “Guri i bardhë”. Ai përbën një kon shkëmbor, krijesë e natyrës, i cili shtrihet mbi pyjet e virgjëra. Ndoshta ky është vendi më i hershëm i shenjtë i fisit trak “besi” nëpër trojet e Rodopeve. Sot ky vend ndikon në një mënyrë shumë të fortë mbi vizituesit!”

Punonjësit në këtë sferë parashikojnë se gjatë muajve verorë qyteti malor do të përmbushet me një numër rekord turistësh. Me hapjen e pikës së re të kalimit kufitar me Greqinë Deti Egje, i cili ndodhet rreth 15 kilometra larg qytetit, tashmë duket edhe më i afërt. Priten shumë turistë të huaj në qytet, të tërhequr nga magjepsa mistike e Rodopeve – një mal me histori mijëvjeçare dhe folklor dhe tradita origjinale.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

По публикацията работи: Veneta Nikollova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bazilika Episkopale e Filipopolit

Shtuan 7 destinacione të reja mes 100 Objekteve Turistike Kombëtare

Bazilika Episkopale e Filipopolit dhe ndërtesa antike e vonë "Ejrene" në Plovdiv janë tani pjesë e 100 Objekteve Turistike Kombëtare në Bullgari. Kështu vendosi Këshilli Koordinues i Lëvizjes Kombëtare "Njih Bullgarinë - 100 Objekte Turistike..

botuar më 24-02-22 10.49.PD

Ekspozita retrospektive “Turizmi në Vitosha” tregon për lidhjen mes malit dhe njerëzve

Emrat e turistëve të parë që "pushtuan" Vitoshën, pajisjet e tyre dhe rrugët e ngjitjes - me këto dhe shumë eksponate të tjera interesante, ekspozita "Turizmi në Vitosha - nga hapat e parë deri sot" tërheq vëmendjen e kryeqytetasve. Ajo është e e hapur..

botuar më 24-02-11 8.15.PD

Kupa Botërore e Skive në Bansko tërheq turistë nga e gjithë bota

Gjatë gjithë muajit shkurt nuk ka vende për akomodim në Bansko, informoi korrespondentja e BNR, Keti Trençeva. Turistët janë nga disa kontinente, duke përfshirë Izraelin, për shkak të Kupës Botërore të Skive për meshkuj që do të zhvillohet në fund të..

botuar më 24-02-06 11.51.PD