Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ju prezantojmë xhaz pianistin bullgar Antoni Donçev

Në fotografinë (nga e majta në të djathtë): Atnonij Donçev, Rosen Zahariev dhe Arkadij Shilkloper
Foto: arkiv
Antoni Donçev është një kompozitor i talentuar, autor i muzikës teatrore dhe filmash, mbajtës i një sërë dallimesh. Padyshim ai është edhe xhaz pianisti më i talentuar bullgar. Debutimi i tij profesional si ekzekutues ishte në vitin 1978 në Takimin Ndërkombëtar Xhaz “Sofja”. Antoni Donçev ka edhe shfaqje si dirigjent i Big Bendit të Radios Kombëtare Bullgare. Krahas kësaj ai merr pjesë edhe në projektin e muzikantit të njohur rus Arkadij Shilkloper. Ky virtuoz me famë botërore e ftoi muzikantin bullgar në projektin e vet kushtuar kompozitorit rus Modest Musorgski.

Vet muzikanti Antoni Donçev për punën e vet me orkestrën e madhe të muzikës zbavitëse të Radios Kombëtare Bullgare tregon: “Kur nisa punën time me Big Bendin e Radios Kombëtare Bullgare zgjodha mënyrën konceptuale të punës. Më pëlqen muzika moderne, e cila provokon te dëgjuesi mendime për ditën e përditshme. Ishte e pamundshme që unë vet të përgatitë të gjitha pjesët, prandaj kërkova ndihmën e miqve. Ndihmën më të madhe më dha trompetisti holandez Erik Flojmans. Me të punojmë bashkë më se 7 vjet. Veprat e tij iu përgjigjen plotësisht përfytyrimeve time të muzikës. Ai është një trompetist i shkëlqyeshëm dhe merr pjesë në formacione të muzikës së dhomës dhe të orkestrave të mëdha në vende të ndryshme të Evropës dhe të Amerikës.”

Me punën e vet me Big Bendin e Radios Kombëtare Bullgare, muzikanti Antoni Donçev zbuloi një faqe krejt të re të orkestrës. Për herë të parë si solistë të kësaj orkestre ai përfshiu dy bullgarë – trompetisti Rosen Zahariev dhe fyelltari i ri Vlladimir Velliçkov. Rosen Zaharievi është një muzikant i madh dhe mund të përfshihet në të gjitha llojet e formacioneve.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Më shumë nga rubrika

Ju prezantojmë një prej këngëve të fundit të Kristas “Përsëri”

"Përsëri" është një nga këngët e fundit të realizuara nga Krista (Krëstina Kokorska) - këngëtare bullgare e popit, R&B dhe xhazit, e cila është edhe aktore. Që në momentin kur u shfaq në skenën muzikore, Krista bëri përshtypje me praninë e..

botuar më 21-11-11 11.52.PD

Një nga artisët më të njohur bullgarë Mihaill Bellçev feston përvjetorin e tij

Këngëtari, poeti dhe autor i dhjetëra hiteve, Mihaill Bellçev është ndër artistët më të njohur dhe më të dashur në fushën e estradës bullgare. Në gusht ai mbushi 75 vjeç. Mihaill Bellçev do ta festojë jubileun e vet me një koncert në sallën 1 të..

botuar më 21-11-08 11.24.PD

"Në Botën e Re" – një koncert i Orkestrës Simfonike të Radios Kombëtare Bullgare, me pjesëmarrjen e trumbetarit Mirosllav Petkov

Orkestra Simfonike e Radios Kombëtare Bullgare fton publikun e saj më 5 nëntor në sallën “Bullgaria”. Koncerti është me moton "Në Botën e Re". Ndër veprat e zgjedhura nga kryedirigjenti Mark Kadin janë "Demi në çati" – një vepër e Darius Milhaud,..

botuar më 21-11-05 11.04.PD
Подкасти от БНР