Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ju prezantojmë etnomuzikologen e shquar bullgare Elena Stoin

Në fushat akademike bullgare emri Elena Stoin është sinonim i devotshmërisë ndaj shkencës muzikore-folklorike, së cilës etnomuzikologia ia ka kushtuar tërë jetën. Ajo ka kontribut të madh për ruajtjen dhe studimin e muzikës popullore bullgare.

Elena Stoin e karakterizon studiuesin e njohur akad. Nikollaj Kaufman si një njeri i sinqertë dhe pa kompromise. Ai, si shumë studiues të tjerë të njohur të fushës së folklorit bullgar, kanë filluar punën e vet profesionale në departamentin е Institutit të Arteve pranë Akademisë bullgare të Shkencave. Elena Stoin është ndër themeluesit e departamentit, bashkë me Rajna Kacarovën dhe Ivan Kaçulevin. Ajo është vajza e etnomuzikologut Vasil Stoin, i cili ka mbledhur dhe ka incizuar mijëra këngë popullore dhe melodi instrumentale. Vasil Stoin është autori i botimit të parë të folklorit muzikor, i cili përmban këngë nga pothuaj të gjitha krahinat e vendit. Ai ka organizuar dhe ka zhvilluar ekspeditat e para në këtë sferë, u ka dhënë mësime shumë studiuesve të rinj. Ndër nxënësit më të shquar është edhe vajza e tij.

Elena Stoin ka lindur gjatë vitit 1915 në qytetin bullgar Samokov, ku babai i saj jepte mësime në muzikë. Më vonë familja u transferua në Sofje. Elena Stoin mbaroi Akademinë Muzikore Shtetërore dhe pastaj u nis në gjurmët e babait. Incizimet më të hershme të Elenës janë nga viti 1946. Ato ruhen në fondin e arkivit muzikor-folklorik të Institutit të Artëve. Shumica prej këngëve etnomuzikologia i ka deshifruar, vetëm duke i dëgjuar, pa pasur teknikën e duhur.

Të gjithë këngëtarët dhe instrumentistët e njohur të pjesës së dytë të shekullit XX shpesh kanë shprehur jo një herë nderimin e tyre ndaj etnomuzikologes. Elena Stoin ka incizuar qindra këngë nga repertori i interpretuesve shumë të shquar. P.sh. këngëtarja e njohur nga rajoni i malit Stranxha Magda Pushkarova ka lënë qindra audio incizime. Në arkivin e Akademisë bullgare të Shkencave ruhen më shumë se 200 këngë, interpretimi i të cilave i përket Magdës, ndërsa ato janë deshifruar nga Elena Stoin.

Magda Pushkarova, Boris Mashalov, Mita Stojçeva – këto janë vetëm disa prej këngëtarëve popullore, për të cilët Elena Stoin ka publikuar artikuj dhe studime. Ajo është themeluese e degës “Folklori dhe e tanishmja”. Studimi i saj i lidhur me dialektet muzikore-folklorike është i pari i tillë tek ne dhe përbën një kontribut shumë të madh në këtë sferë. Studimi tjetër “Këngët epike bullgare” ofron të dhëna për ndërtimin melodik të shumë këngëve, të cilat kanë luajtur rol të rëndësishëm në jetën e brezave të tëra bullgarësh.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova

Më shumë nga rubrika

Basi i operës Sllavin Peev: Le të tingëllojnë më shumë dhe më shpesh veprat bullgare në salla

Një koncert i dhomës i titulluar "Rapsodia Bullgare" vetëm me vepra të kompozitorëve të njohur bullgarë do të prezantojë tre muzikantë të shquar klasikë në Plovdiv. Koncerti është në sallën “Sëedinenie” /Bashkimi/ më 16 maj dhe është në lidhje me..

botuar më 22-05-14 11.45.PD

“Ndihet forca” – videoja e re e Ljubo Kirovit

Më pak se një muaj më parë, Ljubo Kirov prezantoi albumin e tretë “Më puth”, i cili përfshin 11 këngë. Ndër to janë këngët “Më puth” , “Aty ku nuk ka kohë” (me Stenli dhe Hristo Mutafçiev), “Shokë përgjithmonë” (me Grafa dhe Orlin Pavlov),..

botuar më 22-05-13 1.15.MD

Do të ketë një ligj për më shumë muzikë bullgare në mediat shtetërore

Popullarizimi i muzikës bullgare në mediat publike u diskutua nga Komisioni Parlamentar për Kulturë dhe Media. Partia “Vëzrazhdane” propozon që Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) dhe Televiziioni Kombëtar Bullgar (BNT) të detyrohen me ligj që 50 për..

botuar më 22-05-13 10.27.PD