Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ju prezantojmë etnomuzikologen e shquar bullgare Elena Stoin

Në fushat akademike bullgare emri Elena Stoin është sinonim i devotshmërisë ndaj shkencës muzikore-folklorike, së cilës etnomuzikologia ia ka kushtuar tërë jetën. Ajo ka kontribut të madh për ruajtjen dhe studimin e muzikës popullore bullgare.

Elena Stoin e karakterizon studiuesin e njohur akad. Nikollaj Kaufman si një njeri i sinqertë dhe pa kompromise. Ai, si shumë studiues të tjerë të njohur të fushës së folklorit bullgar, kanë filluar punën e vet profesionale në departamentin е Institutit të Arteve pranë Akademisë bullgare të Shkencave. Elena Stoin është ndër themeluesit e departamentit, bashkë me Rajna Kacarovën dhe Ivan Kaçulevin. Ajo është vajza e etnomuzikologut Vasil Stoin, i cili ka mbledhur dhe ka incizuar mijëra këngë popullore dhe melodi instrumentale. Vasil Stoin është autori i botimit të parë të folklorit muzikor, i cili përmban këngë nga pothuaj të gjitha krahinat e vendit. Ai ka organizuar dhe ka zhvilluar ekspeditat e para në këtë sferë, u ka dhënë mësime shumë studiuesve të rinj. Ndër nxënësit më të shquar është edhe vajza e tij.

Elena Stoin ka lindur gjatë vitit 1915 në qytetin bullgar Samokov, ku babai i saj jepte mësime në muzikë. Më vonë familja u transferua në Sofje. Elena Stoin mbaroi Akademinë Muzikore Shtetërore dhe pastaj u nis në gjurmët e babait. Incizimet më të hershme të Elenës janë nga viti 1946. Ato ruhen në fondin e arkivit muzikor-folklorik të Institutit të Artëve. Shumica prej këngëve etnomuzikologia i ka deshifruar, vetëm duke i dëgjuar, pa pasur teknikën e duhur.

Të gjithë këngëtarët dhe instrumentistët e njohur të pjesës së dytë të shekullit XX shpesh kanë shprehur jo një herë nderimin e tyre ndaj etnomuzikologes. Elena Stoin ka incizuar qindra këngë nga repertori i interpretuesve shumë të shquar. P.sh. këngëtarja e njohur nga rajoni i malit Stranxha Magda Pushkarova ka lënë qindra audio incizime. Në arkivin e Akademisë bullgare të Shkencave ruhen më shumë se 200 këngë, interpretimi i të cilave i përket Magdës, ndërsa ato janë deshifruar nga Elena Stoin.

Magda Pushkarova, Boris Mashalov, Mita Stojçeva – këto janë vetëm disa prej këngëtarëve popullore, për të cilët Elena Stoin ka publikuar artikuj dhe studime. Ajo është themeluese e degës “Folklori dhe e tanishmja”. Studimi i saj i lidhur me dialektet muzikore-folklorike është i pari i tillë tek ne dhe përbën një kontribut shumë të madh në këtë sferë. Studimi tjetër “Këngët epike bullgare” ofron të dhëna për ndërtimin melodik të shumë këngëve, të cilat kanë luajtur rol të rëndësishëm në jetën e brezave të tëra bullgarësh.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova

Më shumë nga rubrika

Elena Nikollaj

Në Gjenovë u inaugurua një pllakë përkujtimore e këngëtares së madhe të operës Elena Nikollaj

Në qytetin italian të Gjenovas u zbulua një pllaka përkujtimore e këngëtares së njohur bullgare të operës - mezzo-sopranos Elena Nikollaj. Nisma është e Konsullatës sonë të Përgjithshme në Milano. Pllaka e Elena Nikollaj, e lindur si Stojanka..

botuar më 22-01-14 4.18.MD

“Nuk mund të ndalem” – projekti më i ri i muzikantit Ivan Radullovski

Ivan Radullovski është këngëtar, autor i teksteve dhe producent. Me muzikë merret që nga mosha më e re. Në vitin 2013 mori pjesë në sezonin e dytë të shfaqjes televizive muzikore “X Factor”, ndërsa nga viti 2015 nisi karrierën e vet solo. Kënga..

botuar më 22-01-14 10.25.PD

Koncert shfaqje “Përralla P.I.F.”

Dimo Stojanov nga grupi P.I.F. , i cili u nda nga jeta pak më shumë se një vit më parë, vazhdon të jetojë në zemrat e miqve dhe adhuruesve të tij. Në vitin 2021 u mbajtën shumë veprimtari në kujtim të tij. Për datën 21 dhjetor 2021, kur u mbush..

botuar më 22-01-13 2.28.MD
Подкасти от БНР