Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Profesori Robert Kaplan e këshilloi Bullgarinë të mos e vërë theksin mbi përpunimin e strategjive por mbi zbatimin e tyre efektiv

Ekipi ekonomik i qeverisë bullgare mori pjesë në forumin “Strategji administrative gjatë krizës”.
Foto: Tanja Harizanova
Prioritete kryesore të Bullgarisë duhet të bëhen reformat në sektorët kyçë, deklaroi prof. Robert Kaplan – ekonomist i njohur në Harvard Business School. Ai bëri një prezantim gjatë forumit “Strategji administrative gjatë krizës”, në të cilin mori pjesë ekipi ekonomik i qeverisë.
Prof. Robert Kaplan (majtas) dhe ambasadori i SHBA-së në Bullgari Xhejms Uorlik gjatë kohës së forumit

Ministri i zhvillimit regjional Rosen Plevenliev nënvizoi se Bullgaria nevojitet për motore të rejta të rritjes.

“Ku është Bullgaria në krizë dhe a është ajo e aftë për konkurrencë. Në qoftë se deri tani rritja ekonomike bazohej mbi konsumimin dhe investimin në pasuri të patundshme, kjo nuk do të jetë e mundur gjatë disa viteve të ardshme në Bullgari. Pra ekonomia ka nevojë për motore të reja të rritjes – komentoi ministri Plevenliev. – Cilat janë ato? Cilët janë hapat konkretë që duhet të bëhen, që të ndihmohet biznesi dhe ekonomia? A mund të definojë Bullgaria agendën e saj strategjike “Bullgaria 2020”. Te ne njerëzit kanë një rol më tepër pasiv ndaj politikës. A është e mundur politika të bëhet më atraktive për njerëzit? A është e mundur një lider të ketë sukses, në rast se makina dhe menaxhimi nën të nuk janë të aftë, nuk janë të bashkuar reth zbatimit të kësaj strategjie dhe prioriteteve. Ndoshta nuk do të mund t’i gjejmë përgjigjet sot, por prania e profesorit Kaplan është garanci se po i kërkojmë.”

Ministri i ekonomisë dhe i energjetikës Trajço Trajkov deklaroi se kriza e tanishme është precedent në histori dhe është e ndryshme nga të gjitha krizat e tjera.

“Ka ardhur koha që Bullgaria të fillojë të investojë – tha në forum ministri Trajkov. – Kjo për ne është lidhur me moslejimin e rritjes së tatimeve dhe me garantimin e mjeteve financiare për programe shkencore. Në kuadrin e strategjisë “Bullgaria 2020” ne ngulëm këmbë që mjetet e parashikuara për veprimtari studiuese, të fiksohen deri më 2 për qind prej buxhetit të Bullgarisë. Po priten ndryshime të rëndësishme në ekonomi dhe duhet të dimë se ku duam ta shohim Bullgarinë.”

Financial Times” e cakton Robert Kaplan si një prej afaristëve më të mëdhenj në botë. Ai ka botuar 14 libra dhe ka 150 publikime shkencore. Sistemet administrative të Kaplanit përdoren nga ushtria amerikane, FBI etj. Ekonomisti e këshilloi sektorin publik dhe privat në Bullgari ta vërë theksin jo mbi përpunimin e strategjive, por mbi zbatimin e tyre efektiv, sepse liderët më të suksesshëm në botë janë udhëhequr nga maksima: më mirë një strategji jo aq e mirë,por e zbatuar mirë, sesa një strategji e shkëlqyeshme, por e zbatuar keq. Sa u përket financave publike dhe strategjive të biznesit shumë të rëndësishme janë investimet në infrastrukturë, arsim dhe shkencë. Sipas tij hapi i parë në përgatitjen e strategjisë së administrimit është ndërtimi i një koalicioni me pushtetarët. “Supozoj se kryeministri bullgar ka probleme të tilla – çdo ministër merret me problemet në sektorin e tij, por ndoshta do të jetë më mirë po të punojnë në një koalicion mbi strategjinë e përbashkët”, shënoi profesori Kaplan. Është e rëndësishme që vizioni të mos përmbajë një formulë të përgjithshme, por të përfshijë një qëllim konkret. Po ta miratojmë strategjinë evropiane 2020 duhet t’u përgjigjemi pyetjeve:

“Çfarë vizioni duhet të zgjedhim, ku duam të jetë Bullgaria gjatë vitit 2020– tha Robert Kaplan. – Mund të krahasojmë standardin e jetesës në Evropën Perëndimore me atë në Bullgari dhe ta vëmë një qëllim konkret – rritje e standardit të jetesës me 50 ose 75 për qind. Detyra tjetër është përcaktimi i periudhës së zbatimit të tij, e cila gjithashtu duhet të jetë konkrete.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Adrian Nikollov

Pagat e industrisë do të arrijnë pagat e sektorit IT

Në vitin 2023, përqindja e të rinjve që nuk punojnë dhe nuk mësojnë nën moshën 29 vjeç ishte 13.8 për qind krahasuar me 15.1 për qind një vit më parë. Në sfondin e BE-së, kjo përqindje në Bullgari mbetet e lartë. 1/7 e të rinjve joaktivë kanë arsim të..

botuar më 24-04-19 10.31.PD
Dimitër Radev

Bullgaria mund të hyjë në eurozonë jo më 1 janar, por më vonë në vitin 2025

Anëtarësimi në eurozonë më vonë në vitin 2025 është një prej skenarëve dhe në këtë fazë më i mundshmi. Kështu ka deklaruar guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare (BNB) Dimitër Radev në një intervistë për BTA në Uashington, gjatë takimeve..

botuar më 24-04-18 11.43.PD

Kabineti teknik vazhdon rrugën e Bullgarisë drejt Eurozonës

“U përpoqa që në qeveri të përfshij ekspertë, të ketë vazhdimësi dhe të jetë politikisht i balancuar” – kështu tha kryeministri në detyrë, Dimitër Gllavçev, kur ia prezantoi presidentit përbërjen e kabinetit zyrtar tashmë aktiv. Detyra kryesore e..

botuar më 24-04-16 10.45.PD