Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Incizime nga tubimet folklorike kombëtare në Koprivshtica

Foto: arkiv

Në Tubimin e tretë kombëtar të folklorit bullgar në Koprivshtica, i cili u organizua gjatë vitit 1976, morën pjesë 3000 amatorë. Për herë të parë në këtë festim u dëgjuan këngë rituale – shenjë për karakterin e lashtë të folklorit bullgar. U dalluan shumë këngë me tematikën historike dhe heroike. Në fondin e Radios Kombëtare Bullgare ruhen afro 1100 incizime të këtij tubimi.

Fama e tubimit përhapej dhe pesë vjet më vonë, në vitin 1981 u organizua tubimi i radhës popullor. Në vendin “Vojvodenec” pranë qytetit të rilindjes Koprivshtica u shfaqën 12 mijë interpretues nga tërë Bullgaria. Miqtë e festimit ishin 60 mijë veta nga Bullgaria dhe nga jashtë. Tubimi ishte kushtuar 1300-përvjetorit të krijimit të shtetit bullgar. Njëri prej organizatorëve, folkloristi Mihail Bukureshtliev tha atëherë për Radio Bullgarinë: “Disa prej nesh ia bëjnë pyetjen vetës, a nuk largohet folklori ynë sot nga jeta e përditshme, nga urbanizimi...Ai, i cili ka qenë në këto dy tubime, nuk mendon kështu. Në festim zemrat tona janë pushtuar nga muzika popullore, e cila mund të jetë nder për çdo një komb. Në tubimin e katërt morën pjesë fëmijë-interpretues popullorë, të cilët u shfaqën në një skenë të posaçme. Nga qëndrimi i tyre në skenë bie në sy se folklori për ta është nevojë shpirtërore.” Folkloristja Elena Ognjanova shtoi: “Nëse dikush do që të njihet me shpirtin e pasur të bullgarëve, me forcën tonë krijuese, duhet të shkojë në një prej tubimeve folklorike, ku në një vend janë mbledhur talenti dhe krenaria e bullgarëve gjatë shekujve.”

© Foto: sabor.mc.government.bg/koprivshtica

Tubimin e katërt në Koprivshtica e vizituan mijëra të huaj, disa prej të cilëve specialistë. Kompozitori Martin Jeni, i cili është pedagog në Universitetin Shtetëror të Ajovës, SHBA, pohoi: “Festimi në Koprivshtica është një kënaqësi për mua. Prej shumë kohe interesohem për muzikën popullore bullgare. Gjithçka filloi me pjesët për fëmijë “Mikrokozmos” të kompozitorit hungarez Bela Bartok dhe me vallet në ritmikë bullgare. Më bëjnë përshtypje muzika juaj autentike, mënyra e këndimit dhe kualiteti i zërave. Kam dëshirë të dëgjoj më shumë muzikë nga Bullgaria Perëndimore – më lë mbresë diafonia. Më gëzon fakti se duke shëtitur në vendin e tubimit mund të dëgjoj të gjitha grupet e vogla të mbledhura rreth pemëve, të cilat provojnë ose luajnë vetëm për qejf. Kjo në të vërtetë është një parajsë!”

Po të klikoni AUDIO do të dëgjoni disa këngë popullore folklorike nga Tubimi i tretë dhe i katërt kombëtar.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova

По публикацията работи: Valja Bozhillova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Dashuria” - një këngë e re e grupit “Fandango”

Grupi “Fandango” prezanton​​ këngën “Dashuri” nga albumi i fundit "Si zogjtë". Kjo është një nga këngët e fundit të regjistruara për të. Autori i muzikës dhe i tekstit është solisti vokal i formacionit - Hristo Stefanov, aranzhimi është i gjithë..

botuar më 24-04-19 11.47.PD

“Unë dhe ti" – dueti Mania

Dueti “Mania” ka një këngë të re, këtë herë në bashkëpunim me Dian Savov - DJ Dian Solo. Daniella Petkova dhe Julija Dimitrova janë dy motra që janë rritur në një familje muzikantësh. Që në moshë të re ato u nisën në rrugën e muzikës, ku..

botuar më 24-04-17 8.30.PD

Kitaristi Angell Demirev prezanton muzikë origjinale në një koncert

Angell Demirev është një kitarist, muzika e të cilit thur motive etnike jo vetëm nga Bullgaria dhe Ballkani, por nga vende dhe kultura shumë më të largëta. Sipas tij, bëhet fjalë për kërkime shpirtërore dhe për komunikim me instrumentin. Edhe pse..

botuar më 24-04-16 11.35.PD