Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Festivali Folklorik i Fëmijëve “Miqësi pa kufi”

Në ditët e festivalit mund të dëgjohet muzikë nga mbarë bota.
Foto: Allbena Bezovska
Valle unike fëmijësh nga mbarë bota, të prezantuara nga artistë të talentuar të vegjël, hare e madhe, gëzim pa kufi dhe vitalitet - kështu shkurtimisht mund të përshkruajmë programin e larmishëm të festivalit të vetëm ndërkombëtar të fëmijëve “Miqësi pa kufi”. Ai organizohet në qytetin Sliven. Edicioni i tij i katërmbëdhjetë shoqëronte veprimtaritë kushtuara Festës së Shkrimit Sllavë dhe të Kulturës Bullgare. Kjo veprimtari zhvillohet nën kujdestarinë e Ministrisë së Kulturës dhe financohet nga bashkia e qytetit Sliven. Datat e këtij aktiviteti nuk ndryshohen. Dhe kjo nuk është e rastit. Ideja është, që qindra miqtë të forumit të fëmijëve të përfshihen në kremtimin e 24 majit – Ditës së Shkrimit Sllav dhe të Kulturës Bullgare. Krahas kujtimeve të paharrueshme dhe miqësive të reja, pjesëmarrësit rikthehen në vendet e tyre me përshtypje të thella nga festa më e respektuar bullgare. Në ditët e festivalit mund të dëgjohet muzikë nga mbarë bota. Pothuajse të gjithë arrijnë të mësojnë të paktën një valle popullore.

Ndër pjesëmarrësit e festivalit të sivjetshëm “Miqësi pa kufi” kishte përfaqësues nga dhjetë shtete evropiane, ndër të cilët Gjermania, Finlanda, Sllovenia, Bosnjë e Hercegovina. Në program u prezantuan grupe interesante nga Gjeorgjia, Ukraina, Lituania dhe Moldavia. Nuk ka asgjë më të bukur se sa gëzimi dhe buzëqeshja e fëmijëve – janë të bindur organizatorët e festivalit. Zonja Dora Eskidarova – shefe e degës “Kultura dhe Feja” pranë bashkisë së qytetit Sliven tregon:

“Festivali Ndërkombëtar “Miqësi pa kufi” është shfaqja më e larmishme në kalendarin kulturor të bashkisë. E realizojmë me shumë dashuri, sepse ky aktivitet bëhet nga dhe për fëmijët. Ideja për organizimin e këtij festivali, që sot është një forum i shumëpritur dhe i afirmuar, i përket një grup entuziastësh. Disa janë veçoritë unike të këtij festivali. Në radhë të parë ky është kufiri i moshës deri në 14 vjet. Pak janë festivalet në botë me një kufizim të tillë të moshës. Fëmijët e kësaj moshe janë të prirë të tregojnë mjeshtërinë e vet dhe kanë dëshirë të vendosin miqësi të reja. Dhe e gjithë kjo u sjell atyre një ndjenje të thellë kënaqësie. Prandaj festivali nuk ka karakter të konkursit. Çdo vit përpiqemi në kuadrin e festivalit të përfshijmë ndonjë veprimtari të re. Për shembull prej disa vitesh organizojmë një festival folklorik. Zakonisht për të zgjedhim vendet më piktoreske jashtë qytetit. Fëmijët gëzohen, argëtohen dhe njihen me njeri-tjetrin. Që nga ky vit vendosëm të realizojnë shfaqje të grupeve në jetimoret. Në shkollën tradicionale të valleve, çdo grup prezanton një valle karakteristike, të cilën të tjerët përvetësojnë. Këtu është vendi të theksojmë, se festivali ka edhe karakter arsimor. Midis grupeve folklorike jo vetëm që vendosen miqësi, por ata nisin një bashkëpunim midis njeri-tjetrit.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
По публикацията работи: Allbena Bezovska


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Gënjeshtra dhe të vërteta"

SLNG është një nga grupet që kontribuuan në muzikën moderne bullgare në fillim të mijëvjeçarit të ri. Pas vdekjes së frontmenit Dimi Ekimov, SLNG u kthye në një formacion të rinovuar - Vlladi Mihajllov, i njohur edhe si vokalist i grupit SAFO dhe..

botuar më 24-03-28 8.15.PD
Tatjana Llollova

Ditën Botërore të Teatrit e shënojmë me një vepër nga projekti “Artistë që këndojnë”

Për më shumë se gjashtë dekada, 27 mars shënohet si Dita Botërore e Teatrit. Kjo datë festohet me ngjarje të ndryshme kushtuar teatrit në mbarë botën, përfshirë edhe në vendin tonë. Data u zgjodh në vitin 1961 në Kongresin e IX-të të Institutit..

botuar më 24-03-27 8.15.PD

Dashuria e përbashkët dhe një këngë e re në një takim të duetit SHIK me publikun e Sofjes

Dueti SHIK ka një vend të rezervuar në zemrat e adhuruesve të muzikës së bukur me këngët e tyre melodike, shumë prej të cilave janë kthyer në hite. Autori i tyre është Krasimir Gjullmezov - një kompozitor, aranzhues, instrumentist dhe këngëtar i..

botuar më 24-03-26 8.15.PD