Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Forumi rinor “Yje të reja”

“Programi “Fushata arsimore” përgatit dhe zhvillon motivacionin dhe aftësitë, që kanë të bëjnë jo vetëm me aplikimin e tyre në biznes.” – tha drejtorja e fushatës Milena Stojçeva.
Foto: Junior Achievement
“U mësuam të jemi sipërmarrës. Zbuluam, se nga gjërat e vogla, mund të bëjmë ndonjë vepër të madhe. Kryesorja është të kemi ide dhe të besojmë në to.” Ky është qëndrimi i studentes Milena Petkova nga Universiteti i Sofjes “Shën Klimenti i Ohrid”. Ajo është një nga shumë të rinjtë, që marrin pjesë në programin mësimor “Fushata arsimore” për nxënës dhe studentë të organizatës “Xhuniër Açijvmënt” Bullgaria (Junior Achievement). Vitin e dytë me radhë organizata joqeveritare organizon forumin rinor biznes “Yje të reja”. Në kuadrin e tij të rinjtë takohen me përfaqësues të sektorit publik dhe privat, që të diskutojnë problemet më të rëndësishme në fushën e arsimit dhe biznesit. Të rinjtë kanë mundësi të prezantojnë produktet dhe shërbimet e veta, krijuara në kuadrin e fushatës mësimore brenda vitit. Të rinjtë bëjnë prezantimet e tyre para një jurie. Në këtë mënyrë ata zhvillojnë aftësitë e tyre të komunikimit. Kjo është me rëndësi të madhe për biznesin. Më shumë hollësi sjell Milena Stojçeva nga organizata “Xhuniër Açijvmënt”:

“Ky lloji arsimi nuk është tradicional. Ai dallohet nga ai klasik dhe kërkon pozita aktive dhe pjesëmarrje aktive nga ana e nxënësve dhe studentëve. Ky arsim është orientuar më tepër te praktika dhe ka të bëjë me realizimin e njeriut në jetë. Të gjithë dëshirojnë të realizohen me sukses në jetë. Programi “Fushata arsimore” përgatit dhe zhvillon motivacionin dhe aftësitë, që kanë të bëjnë jo vetëm me aplikimin e tyre në biznes. Ai ndihmon formimin e sigurisë në forcat e veta. Studimet, të cilët i kemi bërë gjatë viteve të fundit në kuadrin e organizatës sonë, tregojnë, se 60 për qind nga pjesëmarrësit në programin “Fushata arsimore” pas mbarimit të tij posedojnë aftësinë të analizojnë zhvillimet ekonomike, pra ata grumbullojnë dituri në fushën e ekonomisë.”

© Foto: Junior Achievement

Dorëzimi i çmimeve në edicionin e sivjetshëm të Forumit rinor “Yje të reja”

Për një periudhë 10 vjeçar më se 600 shkolla nga mbarë vendi u përfshin në programe të ndryshme të organizatës “Xhuniër Açijvmënt” për zhvillimin e sipërmarrjen dhe grumbullimin e diturive ekonomike dhe financiare. Shpresat e kësaj organizate joqeveritare janë, që gjatë vitit të ardhshëm shkollor programi “Fushata arsimore” të bëhet pjesë e programit të detyrueshëm arsimor në çdo shkollë. Gjatë forumit “Yje të reja” afro 60 kompani të nxënësve dhe më se 20 kompani studentore u konkurruan për dallimet “Kompania më e mirë e nxënësve në Bullgari për vitin 2010” dhe “Kompania më e mirë studentore në Bullgari për vitin 2010”. Për herë të parë në fillim të muajit korrik vendi ynë do të jetë organizator i garës evropiane të kompanive studentore. Qese për përdorim të shumëfishtë, të cilat të zëvendësojnë qeset prej najloni, që janë të dëmshme për ambientin rrethues, ueb propozim për organizimin e shpenzimeve personale janë vetëm një pjesë prej ideve biznes, që prezantojnë të rinjtë gjatë forumit. Në programin mësimor “Fushata arsimore” u përfshin edhe nxënësit e gjimnazit profesional të turizmit “Doktor Vasill Beron” nga qyteti Veliko Tërnovo. Më shumë hollësi për pjesëmarrjen e tyre sjell Valentina Ivanova:

“Fushata jonë mësimore mban emrin “Ëndrra të bujarit” . Produkti ynë përbën një disk “Trapeza e fisnikut”. Ai përmban informacion për festat karakteristike bullgare, për traditat, zakonet, këngë, gjella dhe pije tradicionale. Dëshirojmë që traditat dhe zakonet bullgare të ruhen për brezat e ardhshëm. Kompania jonë është një shoqatë aksionare dhe qëllimi kryesor është të mësojmë të punojmë në ekip. Secili ka detyra konkrete. Ambicia jonë ishte të shesim 120 disqe. Por shumë shkolla në qytetin Veliko Tërnovo shfaqën interes ndaj produktit tonë dhe në fund të fundit arritëm të realizojnë 190 shitje. Krahas kësaj i dhuruam disa disqe Qendrës Ndihmëse të Fëmijëve dhe të të Rinjve dhe Azilit në qytet. Kështu u mësuam të dhurojmë. Fushata në fjalë na ndihmoi të afirmohemi si të rinj që kanë të ardhmen e vet si sipërmarrës në ekonominë e vendit.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Më shumë nga rubrika

Drejtori i BNR-së Andon Balltakov

Shkurtimi i buxhetit kërcënon misionin publik të Radios Kombëtare Bullgare

Në një letër zyrtare Drejtori i Përgjithshëm i Radios Kombëtare Bullgare /BNR/ Andon Balltakov i kërkoi Parlamentit të ndryshojë tekstin e Ligjit për Buxhetin e Shtetit, i cili e lejon qeverinë të shkurtojë fondet për radion publike. Buxheti i..

botuar më 21-05-07 2.50.MD

Punë të tepërt dhe një interes të gjallë për të drejtat e punës, konstatojnë ekspertët

Pothuajse si me shaka juristët thonë se pas Ligjit për trafikun rrugor, ligji tjetër i shkelur më tepër në Bullgari është Kodi i Punës. Më shpesh për një  ndihmë juridike ndaj këshilltarëve ligjorë të sindikatave u drejtohen persona të cilët janë..

botuar më 21-05-07 7.15.PD

Dita e Shën Gjergjit në Bullgari shënohet edhe si Ditë e Trimërisë dhe e Ushtrisë Bullgare

Dita e Trimërisë dhe e Ushtrisë Bullgare u shënua me të shtëna solemne artilerie, paradë të njësive përfaqësuese dhe fluturim të avionëve luftarakë mbi qendrën e kryeqytetit Sofje. Tradicionalisht, në Ditën e Shën Gjergjit, në prani të Presidentit,..

botuar më 21-05-06 11.39.PD