Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Orkestra “Sevlievo”

Foto: www.sevlievo-orchestra.com
Orkestra “Sevlievo” është themeluar gjatë vitit 1960 në bashkinë, emrin e së cilës e mban. Të shumta janë dekoratat, të cilat muzikantët i kanë marrë gjatë viteve. Mes tyre është dhe “Lira e Artë” nga Lidhja e veprimtarëve muzikorë dhe të vallëzimit në Bullgari, e cila jepet për merita të veçanta në fushën e artit muzikor. Dirigjent i orkestrës është Angjell Angjellski - një muzikant i njohur, një organizator i ngjarjeve të shumta, kompozitor.

“Këtë histori 50 vjeçare të orkestrës “Sevlievo” e shënojmë me një program të larmishëm dhe ambicioz - thotë zoti Angjellski. Në fund të muajit mars, realizuam një koncert në të cilin kishim ftuar pothuajse të gjithë ish orkestrantët dhe solistët, rikujtuam të gjitha ngjarjet e rëndësishme nga e kaluara, paraqitëm dhe një film të incizuar në lidhje me këtë. Botuam një libër “50 vjet orkestra Sevlievo”. Në sallën e Shtëpisë tonë të kulturës “Mara Bellçeva” realizuam një koncert më 21 maj, kurse 1 javë më vonë - në sallën e kryeqytetit “Bullgaria”. Ideja jonë ishte që të mund të tregojmë të gjitha fytyrat e orkestrës, kurse ato janë shumë të ndryshme. Një pjesë nga repertori ynë folkloristik e prezantuam me ndihmën e solistëve Hristina Boteva, Nora Nikollaeva si dhe me miqtë Daniell Spasov dhe Milen Ivanov. Një koncert klasik për violonçel dhe orkestër i kompozitorit Friedrich Gulda interpretuam me ndihmën e solistit Anatoli Krëstev. Xhaz-solist ishte Stefka Onikjan. Në program tingëlloi pjesë, e shkruar posaçërisht për ne nga Hristofor Radanovi.”

Pas koncerteve festive për të cilat ju treguam, Orkestra “Sevlievo” shkon për një turne të shkurtër ne Bjellorus, ku muzikantët shkojnë pothuajse çdo vit.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Më shumë nga rubrika

Koncert shfaqje “Përralla P.I.F.”

Dimo Stojanov nga grupi P.I.F. , i cili u nda nga jeta pak më shumë se një vit më parë, vazhdon të jetojë në zemrat e miqve dhe adhuruesve të tij. Në vitin 2021 u mbajtën shumë veprimtari në kujtim të tij. Për datën 21 dhjetor 2021, kur u mbush..

botuar më 22-01-13 2.28.MD

Nderim për Akademikun Petko Stajnov

Më 12 janar Orkestra Bullgare e Dhomës do të mbajë një koncert në “Sallën e Pasqyrës” në qytetin Dobriç nën drejtimin e dirigjentit Ivan Janakiev, i cili u diplomua para pak kohe në Akademinë Kombëtare të Muzikës “Panço Vlladigerov”.Publiku e njeh..

botuar më 22-01-12 2.22.MD
Foto: Facebook/RossenKukosharovOfficial

Ju prezantojmë këngën “Macja e zezë” të Rosen Kukosharovit

Rosen Kukosharov ka rreth 20 vjet që është në skenë. Ai shkruan tekste dhe kompozon muzikë, interpreton disa nga këngët e veta. Gjatë të gjitha këtyre viteve ka punuar mbi projekte të ndryshme me Orlin Pavllov , Ljubo Kirov , Maria Ilieva..

botuar më 22-01-10 10.56.PD
Подкасти от БНР