Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Orkestra “Sevlievo”

Foto: www.sevlievo-orchestra.com
Orkestra “Sevlievo” është themeluar gjatë vitit 1960 në bashkinë, emrin e së cilës e mban. Të shumta janë dekoratat, të cilat muzikantët i kanë marrë gjatë viteve. Mes tyre është dhe “Lira e Artë” nga Lidhja e veprimtarëve muzikorë dhe të vallëzimit në Bullgari, e cila jepet për merita të veçanta në fushën e artit muzikor. Dirigjent i orkestrës është Angjell Angjellski - një muzikant i njohur, një organizator i ngjarjeve të shumta, kompozitor.

“Këtë histori 50 vjeçare të orkestrës “Sevlievo” e shënojmë me një program të larmishëm dhe ambicioz - thotë zoti Angjellski. Në fund të muajit mars, realizuam një koncert në të cilin kishim ftuar pothuajse të gjithë ish orkestrantët dhe solistët, rikujtuam të gjitha ngjarjet e rëndësishme nga e kaluara, paraqitëm dhe një film të incizuar në lidhje me këtë. Botuam një libër “50 vjet orkestra Sevlievo”. Në sallën e Shtëpisë tonë të kulturës “Mara Bellçeva” realizuam një koncert më 21 maj, kurse 1 javë më vonë - në sallën e kryeqytetit “Bullgaria”. Ideja jonë ishte që të mund të tregojmë të gjitha fytyrat e orkestrës, kurse ato janë shumë të ndryshme. Një pjesë nga repertori ynë folkloristik e prezantuam me ndihmën e solistëve Hristina Boteva, Nora Nikollaeva si dhe me miqtë Daniell Spasov dhe Milen Ivanov. Një koncert klasik për violonçel dhe orkestër i kompozitorit Friedrich Gulda interpretuam me ndihmën e solistit Anatoli Krëstev. Xhaz-solist ishte Stefka Onikjan. Në program tingëlloi pjesë, e shkruar posaçërisht për ne nga Hristofor Radanovi.”

Pas koncerteve festive për të cilat ju treguam, Orkestra “Sevlievo” shkon për një turne të shkurtër ne Bjellorus, ku muzikantët shkojnë pothuajse çdo vit.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Më shumë nga rubrika

“Mundohej Nëna e Zotit nga Dita e Shën Ignat Hyjmbajtësit e gjer tek Krishtlindjet”

Në Ditën e Shën Ignat Hyjmbajtësit nuk punohet dhe nuk është mirë të largoheni nga shtëpia. Sigurisht, shumica prej nesh nuk mund ta respektojnë këtë, por sa u përket ndalesave të tjera, ato janë plotësisht të realizueshme - nuk jepen hua, asgjë..

botuar më 21-12-20 11.54.PD

Kënga bullgare e Eurovizionit për fëmijë pret mbështetje nga e gjithë bota

Përfaqësuesit bullgar të “Eurovizionit për Fëmijë” 2021 -Denisllava Dimitrova dhe Martin Stojanov janë në Paris, ku më 19 dhjetor do të zhvillohet finalja e madhe e konkursit. “Jam shumë i lumtur se jemi në Paris. Tanimë u njohëm me fëmijët të cilët do..

botuar më 21-12-19 7.45.PD
Orlin Pavllov me Big Bend-in e BNR-së

Big Bendi i BNR-së dhe Orlin Pavllov në një aventurë emocionuese Krishtlindjesh

Koncerti i Krishtlindjeve i Big Bend-it të Radios Kombëtare Bullgare këtë vit është më 17 dhjetor në sallën “Bëllgara” në kryeqytet. Solist është Orlin Pavllov, të cilin e njohim si vokali i grupit “Kaffe” në fillim të karrierës së tij, e më vonë..

botuar më 21-12-17 11.56.PD
Подкасти от БНР