Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Start i vështirë për favoritët në Mondial 2010

Ndër skuadrat – favorite më keq paraqitet Franca, e cila mori karton të dytë të verdhë dhe ndoshta së shpejti do të nisen nga Kampionati
Foto: BGNES
Të gjithë pjesëmarrësit në Kampionatin botëror të futbollit në Republikën e Afrikës së Jugut luajtën ndeshjet e tyre të para, kurse disa prej tyre tashmë luajtën edhe ndeshjet e dyta nga faza e grupeve. Çfarë u bën përshtypje specialistëve dhe fansave?

Para se gjithash starti i vështirë i skuadrave, për të cilat supozohet se janë favoritë. Kampioni evropian Spanja, megjithë lojtarët e tij të mëdhenj, nuk arriti të fitojë kundër Zvicrës dhe humbi me 0:1. Kjo padyshim rriti tensionin në skuadër para dy ndeshjeve të tjera në grup. Favoriti tjetër, Italia, përfundoi me rezultat 1:1 kundër Paraguait. Mirëpo starti i vështirë i italianëve nuk duhet të na befasojë. Megjithë fillimin e vështirë efikasiteti i skuadrës së tyre është shumë i madh, kështu ishte në 5 prej 7 kampionateve të fundit. Në këtë periudhë prej 24 vitesh ata kanë dy tituj botërorë, një vend të dytë dhe një vend të tretë. Rezultat 1:1 arriti dhe Anglia në ndeshjen e saj kundër SHBA-së. Sa për Brazilin, ai arriti të fitojë kundër Republikës Popullore dhe Demokratike të Koresë me 2:1 në një ndeshje të pabindur. Përjashtime ndër ndeshjet e dobëta të favoritëve janë Gjermania dhe Argjentina. Të parët, që pësuan humbje nga “tanku gjerman” ishin australianët, kundër të cilëve Gjermania shënoi 4 gola. Nga ana e vet argjentinasit tashmë kanë dy fitore – kundër Nigerisë dhe kundër Republikës së Koresë.

Cili është shkaku për këtë start të vështirë të favoritëve? Është e vërtetë se në fazën e parë të grupeve në kampionatet botërore skuadrat e mëdhenj, pretendues për titullin, nuk demonstrojnë tërë potencialin e tyre, por është e vërtetë gjithashtu se stina e gjatë në Evropë, ku luajnë shumica e futbollistëve të skuadrave – finaliste, i ka shteruar fuqitë e tyre fizike.

Prandaj skuadrat e Azisë u bënë befasimi i këndshëm në kampionat. Republika e Koresë, Japonia dhe Republika Popullore dhe Demokratike e Koresë bënë përshtypje të shkëlqyeshme me përgatitjen e tyre fizike, disiplinën dhe lojën kolektive. Republika e Koresë mundi me 2:0 ish kampionin evropian, Greqia, kurse Japonia fitoi kundër Kamerunit me 1:0. Republika Popullore dhe Demokratike e Koresë arriti të ruajë afro një orë intrigën në ndeshjen me Brazilin dhe që atëherë kampionët e pesëfishtë botërorë shënuan dy gola.

Tashmë u luajtën disa prej ndeshjeve të dyta nga faza e grupeve. Futbollistët përpiqen të jenë më atraktivë dhe ta dëbojnë mërzitjen nga tribunat. Megjithatë tani për tani e caktojnë Kampionatin e sivjetshëm botëror të futbollit si të bezdisshëm, sepse sipas statistikës në asnjë kampionat botëror gjatë 80 viteve të fundit nuk janë shënuar aq pak gola në dyluftimet nga etapa e parë e fazës së grupeve.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Dimitër Ushev


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Sport PR Events Managment

Notari i maratonës Petër Stojçev kaloi ngushticën e Gjibraltarit

Petër Stojçev u bë bullgari i parë që notoi përmes Ngushticës së Gjibraltarit sipas rregullave të Oceans Seven pa rroba neopreni. Stojçev kaloi distancën prej 16.4 km mes shkëmbinjve nga bregu evropian në qytetin spanjoll Tarifa..

botuar më 24-04-16 1.31.MD
Viktorio Iliev

Viktorio Iliev u bë kampion i Evropës në boks

Viktorio Iliev u bë kampion i Evropës në boks në kampionatin për të rinj dhe vajza në Poreç të Kroacisë, në kategorinë deri në 60 kg. Në finale ai u imponua mbi Bogdan Çelldik nga Ukraina. Kujtojmë se Bullgaria fitoi pesë medalje nga Kampionati..

botuar më 24-04-15 2.41.MD
Stilijana Nikollova, foto: Federata Bullgare e Gjimnastikës Ritmike - Anna Nedkova

Stilijana Nikollova fitoi dy medalje ari dhe një argjendi në finalen e Kupës Botërore të Gjimnastikës Ritmike në Sofje

Pesë medalje është shifra e medaljeve në ditën e fundit të Kupës Botërore të Gjimnastikës Ritmike në Sofje. E dyta në shumëgarësh Stilijana Nikollova fitoi dy medalje të arta – për kombinimin me top dhe me fjongo ,dhe medaljen e..

rinovuar më 24-04-15 10.11.PD