Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Këngët e motrave Gruevi dhe Biserovi

Këngët e motrave Gruevi dhe Biserovi janë pjesë e folklorit të Maqedonisë së Pirinit. Shenjë specifike e folklorit të kësaj krahine është këndimi me dy zëra. Këngët interpretohen nga grupe vokale, më i vogli prej të cilave është trioja.

Stojna, Nadezhda dhe Vangelia Gruevi këndojnë së bashku nga viti 1957. Repertori i tyre përfshin qindra këngë me tematikë më të ndryshme. Më të preferuara prej këngëtareve janë këngët gazmore.

Motrat Gruevi kanë lindur në Obidim, një fshat i cili gjendet 1200 metra mbi nivelin e detit në malin Pirin afër vendpushimit dimëror Bansko. Në të kaluarën fshati ka qenë i izoluar dhe kështu ka arritur të ruajë traditat e tij të lashta. Të gjitha gratë nga fisi i Gruevit këndojnë dhe kënga trashëgohet brez pas brezi. Gjatë karrierës së tyre aktive motrat janë soliste e korit popullor të femrave pranë Radios Kombëtare Bullgare – udhëtojnë nëpër vend, si dhe në vendet evropiane – Gjermania, Franca, Spanja...

Fshati Pirin ndodhet në kufirin midis Pirinit të Mesëm dhe atij Jugor në një lokalitet piktoresk afër lumit Pirinska Bistrica. Atje kanë lindur Ljubimka, Mitra dhe Neda – motrat e njohura Biserovi. Ato janë ndër interpretuesit e paktë, të cilët kanë kënduar në pesë kontinentet këngë nga vendlindja.

“Nga rrënjat drejt majës” – kështu quhet libri biografik i Ljubimka Biserovës, më e moshuara prej tri motrave Biserovi. Në libër rrëfehet për të gjitha momentet e rëndësishme në rrugën krijuese të këngëtareve. Motrat Biserovi u mirëpritën shumë mirë në Queen Elizabeth Hall, ku kënduan bashkë me Keith Bush, Nadka Karaxhovën dhe këngëtare të tjera popullore bullgare. Kanë dhënë koncerte gjithashtu në ishullin Sark të Çajnël Ajlënd, ku banojnë milionerë.

Për krijimtarinë e tyre origjinale janë dekoruar me Lirë të artë nga Lidhja e veprimtarëve muzikorë te ne. Këngët e tyre janë grumbulluar në shumë albume.

Të nderuar dëgjues, po të doni të dëgjoni interpretime të këngëtareve Gruevi dhe Biserovi klikoni mbi ikonën AUDIO. Ju urojmë minuta të këndshme!

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Valja Bozhillova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Koncert i Korit të Dhomës së Sofjes "Vasill Arnaudov"

Në vitin 2024, Shtëpia e Kulturës e Institutit Kulturor Komunal "Sredec" në Sofje feston 50 vjet nga themelimi i saj - rast që stafi i Shtëpisë po e shënon me një sërë ngjarjesh. Ndër to është edhe koncerti i Korit të Dhomës të Sofjes “Vasill..

botuar më 24-04-25 8.10.PD

“Përralla" e grupit P.I.F. me një version të ri

Një version i ri dhe tejet emocionues i këngës së tyre legjendare “Përrallë” do të prezantohet nga muzikantët e grupit P.I.F. Emra ikonë nga estrada bullgare janë ndër këngëtarët që marrin pjesë në incizimin e ri. Kështu, në vend të zërit të..

botuar më 24-04-24 8.10.PD

Kënga e lidh të renë Viktoria Asenova me autorë të hiteve në Itali

Kur një person zbulon talentin brenda vetes, asgjë nuk mund ta ndalojë atë të zhvillohet dhe të ndjekë rrugën e ëndrrave të tij. Dhuntinë e të kënduarit dhe të interpretuarit në skenë e ka këngëtarja e re Viktoria Asenova. Ajo filloi të merret me..

botuar më 24-04-21 12.45.MD