Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kampionati Botëror i Futbollit në Republikën e Afrikës së Jugut hyn në fazën vendimtare

Situata e golit të futbollistit David Vilja, me të cilin Spanja mënjanoi Portugalinë në tetë finalet, është shembulli i radhës për arbitrim të dyshimtë, me të cilin do të mbahet mend Botërori në Republikën e Afrikës së Jugut
Foto: BTA

Pas përfundimit të fazës së grupeve dhe tetë finaleve Botërori i Futbollit në Republikën e Afrikës së Jugut hyn në fazën vendimtare. Cilat janë konkluzionet kryesore, që mund të bëhen pas ndeshjeve të deritanishme.

Konkluzioni më i rëndësishëm ka të bëjë me numrin e madh të gabimeve arbitrore dhe inati, me të cilin Organizata Botërore Futbollistike FIFA vazhdon të mos pranojë, se njerëzimi hyri në shekullin XXI. Në organizatë refuzojnë të komentojnë propozimet për shfrytëzimin e mjeteve teknike në ndihmë të arbitrave. Dhe e gjithë kjo në rast, se para syve të mbarë botës vetëm për disa ditë të numëruara ekipet e SHBA-së, Anglisë, Meksikës dhe Portugalisë ishin të privuar nga e drejta arbitrare. Nuk ka kuptim të komentojmë rastet konkrete, sepse ato gjetën pasqyrim të gjerë nga gazetarët sportivë. Mirëpo, në të vërtetë mbetet e hapur çështja, pse arbitri i katërt të mos jetë në gjendje të ndjekë një situatë në video vetëm disa sekonda pasi ajo ka ndodhur, dhe të këshillojë kolegët në terren si të veprojnë. Hapi i vetëm real, që ndërmorën liderët futbollistik ishte të ndalojnë transmetimin e dytë televiziv të situatave më të diskutueshme të ndeshjes. Mirëpo, kjo ndalesë nuk ndihmoi dhe mbarë bota kishte mundësi të shikojë, se David Vilja ishte në ofsajd kur shënoi golin, me të cilin Spanja eliminoi Portugalinë. Këtë situatë nuk e pe vetëm arbitri anësor.

Nga pikëpamja sportive bën përshtypje loja e keqe e shumicës së ekipeve evropiane, në llogari të prezantimit të shkëlqyeshëm të skuadrave amerikane dhe arritjeve të mira të aziatikëve. Pak ishin ata, që supozuan, se ekipe si Franca dhe kampioni i deritanishëm botëror Italia nuk do të kapërcejnë fazën e grupeve. Me prezantimin e tyre në Republikën e Afrikës së Jugut, dëshpëruan përkrahësit e vet edhe ekipet e Serbisë, Danimarkës dhe Zvicrës.

Duke marrë parasysh parashikimet paraprake, mund të pritej një pjesëmarrje më të suksesshme të skuadrave afrikane në kampionatin e parë botëror, që zhvillohet pikërisht në këtë kontinent. Vetëm skuadra e Ganës arriti të kapërcejë fazën e grupeve dhe u klasifikua për çerekfinalet.

Dhe një fakt interesant. Ky është kampionati i parë brenda 50 viteve të fundit, te gjysmëfinalet e të cilit arritën katër skuadra të Amerikës Jugore. Sipas specialistëve skuadrat e Uruguait, Argjentinës dhe Brazilit janë favoritë në ndeshjet përkatësisht kundër Ganës, Gjermanisë dhe Holandës. Mirëpo, në ç’shkallë ato prognozime do të realizohen mezi tani do të shikojmë.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

По публикацията работи: Villhelm Baltaxhijan


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Hristo Prodanov

40 vjet nga ngjitja e parë bullgare në Everest

Sivjet shënohet 40 vjetori i ekspeditës së parë bullgare për t'u ngjitur në majën më të lartë të planetit - Everest. Më 20 prill 1984, majën e ngjiti pa maskë oksigjeni 41-vjeçari Hristo Prodanov në shpatin më të vështirë perëndimor. Ai arriti..

botuar më 24-04-20 6.25.PD

Pjesëmarrës nga 20 vende në Sofia Karate Open 2024 për Kupën e Presidentit

Presidenti Rumen Radev do të hapë turneun ndërkombëtar Sofia Karate Open 2024 – Kupa e Presidentit të shtunën, më 20 prill. Ngjarja sportive mbahet për herë të 11-të. Këtë vit, më shumë se 1500 pjesëmarrës nga 20 vende do të marrin pjesë në të. Turneu..

botuar më 24-04-20 5.20.PD
Foto: Sport PR Events Managment

Notari i maratonës Petër Stojçev kaloi ngushticën e Gjibraltarit

Petër Stojçev u bë bullgari i parë që notoi përmes Ngushticës së Gjibraltarit sipas rregullave të Oceans Seven pa rroba neopreni. Stojçev kaloi distancën prej 16.4 km mes shkëmbinjve nga bregu evropian në qytetin spanjoll Tarifa..

botuar më 24-04-16 1.31.MD