Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Panorama sportive

Një prej ngjarjeve kryesore sportive në botë këtë vit – Kampionati botëror i futbollit në Republikën e Afrikës së Jugut është duke përfunduar. Duhet të luhen akoma tri ndeshje – dy ndeshjet e gjysmëfinaleve dhe ajo e finaleve. Për finalet do të konkurrohen në njërën ndeshje skuadrat e Holandës dhe të Uruguait, kurse në ndeshjen tjetër – Gjermania dhe Spanja. Çerekfinalet përsëri ishin plot befasime – si për shembull fitorja shpartalluese e Gjermanisë me 4:0 kundër Argjentinës, e cila konsiderohej favorit, si dhe loja e jashtëzakonshme e holandezëve, të cilët mundën kampionin e pesëfishtë botëror – Brazilin.

Në ndeshjen e parë të grupit A të Ligës botërore të volejbollit, i cili u luajt në Pallatin e Kulturës dhe Sportit në Varna, Bullgari, skuadra kombëtare bullgare e volejbollit u paraqit në një mënyrë të jashtëzakonshme, duke shënuar fitoren bindëse 3:0 sete kundër skuadrës së Holandës. Kombëtarët bullgarë filluan ndeshjen me një ritëm të shkëlqyeshëm dhe akoma në setin e parë arritën rezultatin e jashtëzakonshëm 25:9. Seti i dytë gjithashtu u zhvillua nën diktimin e bullgarëve – 25:17 dhe vetëm në setin e fundit Bullgaria fitoi me një fitore minimale me 27:25. Ndeshja e dytë u zhvillua me një skenar pak më të ndryshëm – volejbollistët holandezë treguan një rezistencë më të madhe, sesa në ndeshjen e parë. Bullgarët fituan dy setet e para me rezultat përkatësisht: 25:22 dhe 25:20, më vështirë ishte në setin e tretë, kur Bullgaria arriti të fitojë, por shumë vështirë me rezultat 32:30. Kështu skuadra bullgare arriti të ruajë shanset e saj për klasifikim në finalet e Ligës botërore në Argjentinë.

Pas paraqitjes së saj të shkëlqyeshme në Kampionatin në të hapur në Britaninë e Madhe tenistja më e mirë bullgare Cvetana Pironkova arriti vendin e 35-të në listën botërore të tenisit dhe u bë tenistja e parë bullgare, e cila u klasifikua për gjysmëfinalet e Wimbledon. Kështu ajo grumbulloi 1668 pika dhe do të përparojë me 47 pozita para turneut të Helmetës së madhe në Londër. Lider në listën botërore do të mbetet fituesja e Wimbledon Serene Williams (SHBA) me 8475 pika.

Gjithsej pesë medalje fituan mundësit bullgarë në Kampionatin botëror të mundjes për adoleshentë në Samokov. Në kategorinë më të rëndë deri më 120 kg. të stilit romak bullgari Ljubomir Dimitrov fitoi medalje të argjendtë, duke humbur nga rusi David Oganeshvjan. Medalje të bronzta në stilin romak fituan Nikollaj Viçev në kategorinë deri më 50 kg. dhe Stanisllav Kënev – 84 kg. Dy medaljet e tjera të bronzta për Bullgarinë u fituan nga Krum Çuçurov në kategorinë deri më 55 kg. në stilin romak dhe Tajbe Jusein në kategorinë deri më 59 kg. për femrat.

Qitësja më e mirë bullgare Maria Grozdeva fitoi një medalje të artë në garën për pistoletë në distancën 25 metra për Kupën botërore në Beograd me rezultat 790.7 pika. Në disiplinën e njëjtë Antoaneta Boneva zuri pozitën e pestë.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Ivan Petrov


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Karlos Nasar

Karlos Nasar me një medalje të artë në Kupën e Botës në peshëngritje

Karlos Nasar fitoi një medalje të artë në turneun e këtij viti të Kupës Botërore të Peshëngritjes në Puket, Tajlandë. Bullgari doli kampion me 396 kg në garën në kategorinë deri në 89 kilogramë për meshkuj. Në shtytje, 19-vjeçari Nasar..

botuar më 24-04-08 5.41.MD
Nurgyll Salimova

Salimova regjistroi fitoren e saj të parë në Turneun e Pretenduesve

Nurgyll Salimova arriti fitoren e saj të parë në Turneun e Pretenduesve për titullin botëror të shahut për femra në Toronto. Në raundin e katërt të garës në qytetin kanadez, 20-vjeçarja bullgare fitoi me figurat e bardha ndaj shahistes numër dy në..

botuar më 24-04-08 9.38.PD

Hapet zyrtarisht sezoni i ri i motoçikletistëve

Sezoni i motoçikletistëve 2024 do të hapet zyrtarisht sot, 6 prill, në orën 10:00 në sheshin “Princi Aleksandër I Batenberg” në qendër të Sofjes. Nga aty kortezhi i motoçiklistëve do të shkojë në rezidencën “Bojana” rrëzë malit të Vitoshës, ku do të..

botuar më 24-04-06 4.50.PD