Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Panorama sportive

Skuadra “Levski” (Sofje) fitoi kundër “Dëndolk”, Irlandë, me 6:0 në ndeshjen e raundit të dytë paraprak në turneun e Ligës së Evropës.
Foto: BGNES
Filluan ndeshjet e turneve evropiane të klubeve të futbollit, në të cilat Bullgaria është paraqitur nga 4 skuadra – tri në turneun e Ligës së Evropës dhe një në Ligën e kampionëve. Në ndeshjen e parë të raundit të dytë paraprak të Ligës së kampionëve “Liteks” (Lloveç) fitoi kundër skuadrës së Malit të Zi “Rudar” (Plevlja) me 1:0. Rivali tjetër i Liteksit në rast se skuadra bullgare e eliminon “Rudar”do të jetë fituesi përfundimtar i ndeshjes midis “Zhilina” (Sllovaki) dhe “Birkirkara” (Malta).

Skuadra “Levski” (Sofje) fitoi kundër “Dëndolk”, Irlandë, me 6:0 në ndeshjen e raundit të dytë paraprak në turneun e Ligës së Evropës. Kështu “Levski” u klasifikua për raundin tjetër, në të cilin rivali i tij do të jetë fituesi nga ndeshja “Kalmar” (Suedi) dhe “Daçia” (Moldavi). Dy skuadrat e tjera bullgare, që marrin pjesë në turneun Liga Evropa – “Beroe” (Stara Zagora) dhe CSKA (Sofje), do të përfshihen në kualifikimet e turneut për raundin e tretë paraprak. Mbajtësi i Kupës së Bullgarisë “Beroe” do të luajë me fituesin e ndeshjes “Suduva” (Lituani) – “Rapid” (Vjenë). “CSKA” do të jetë mikpritëse e fituesit të ndeshjes “Cibalia” (Kroaci) dhe “Kliftënvil” (Irlandë Veriore).

Fituesja e trefishtë botërore Stanka Zllateva fitoi medaljen e artë në turneun final të mundjes së stilit të lirë të verigës “Golden Gran Pri” në Baku. Ajo mori pjesë në kategorinë deri më 72 kg. dhe fitoi kundër vice kampiones olimpike Gjuzel Manjurova (Kazakistan) me 2:0.

Tenisti më i mirë bullgar Grigor Dimitrov triumfoi me titullin e turneut në qytetin gjerman Trier, pasi në ndeshjen finale fitoi me 2:1 sete kundër David Goffin (Belgjikë). Pas kësaj fitoreje bullgari 19 vjeçar fitoi 18 pika për ranglistën botërore dhe kështu doli me 15 vende përpara deri në vendin 290.

Skuadra kombëtare bullgare e basketbollit për meshkuj fitoi turneun ndërkombëtar në Florencë, pasi në ndeshjen e fundit fitoi kundër mikpritësit italian me 84:83 pika. Para kësaj bullgarët mundën skuadrat e Polonisë dhe të Maqedonisë. Ky është turneu i dytë i fituar jashtë nga basketbollistët bullgarë, pas vendit të tyre të parë në Bjellorusi.

Në edicionin e 22-të të notimit ndërkombëtar të Bosforit, i cili u zhvillua dje në Stamboll bullgarja Maria Zllatkova fitoi vendin e parë nga femrat e moshës 24 vjeç. Bullgari Vasill Andreev gjithashtu fitoi vendin e parë tek meshkujt e moshës mbi 60 vjeç. Në garën e sivjetshme morën pjesë 764 pjesëmarrës nga Turqia, shtetet evropiane, SHBA-ja etj.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Më shumë nga rubrika

Biljana Dudova

Biljana Dudova kryesoi renditjen botërore në mundje

Kampionia bullgare e mundjes Biljana Dudova kryesoi renditjen botërore në kategorinë 59 kg. Kjo ndodhi pasi mundësja 24-vjeçare e ekipit “Junak Lokomotiv” në Ruse fitoi titullin e parë botëror në karrierën e saj në kampionatin botëror në Oslo...

botuar më 21-10-19 3.24.MD
Grigor Dimitrov

Tenisti Grigor Dimitrov është gati të kthehet në TOP 20

Tenisti më i mirë bullgar Grigor Dimitrov kapërceu shtatë vende deri në 21, falë gjysmëfinales së tij në turneun e Serisë Masters në Indian Wells, ku ai mundi me sukses Daniil Medvedev dhe Hubert Hurkach para se të humbte nga kampioni i ardhshëm..

botuar më 21-10-18 3.51.MD
Borjana Kalejn

Borjana Kalejn me medalje të arta për lojën e saj me top dhe rreth në Rumani

Më 17 tetor Borjana Kalejn fitoi medalje të arta në finalet me top dhe rreth të Kupës Botërore të vargut Challenge në qytetin rumun Cluj. Bullgaria, e cila para kësaj zuri vendin e parë edhe në shumëgarësh, mori një rezultat prej 26,650 pikësh në..

botuar më 21-10-18 10.13.PD