Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Panorama sportive

Skuadra kombëtare e grave e volejbollit e Bullgarisë fitoi medalje të argjendtë nga liga Evropiane e volejbollit.
Foto: volleyball.bg
Skuadra kombëtare e grave e volejbollit fitoi medalje të argjendtë nga liga Evropiane e volejbollit pasi në finalin në Ankara i la vend skuadrës së Serbisë me 1:3 set. Bullgaret treguan një lojë të mirë kundra kundërshtareve të veta, të cilat mundën të mbrojnë trofeun e vet nga viti i kaluar. Dy setet e parë në takim përfunduan 25:20 për Serbinë, ku skuadra bullgare luajti jashtëzakonisht barazisht dhe fitoj në setin e tretë me 25:16. Një ditë përpara finales volejbollistet tona arritën një fitore dramatike mbi Turqinë në ndeshjen prej 5 sete. Dy nga sportistet e kombëtares morën dhe dekorata individuale pas fundit të turneut.

Po vazhdon prezantimi i mirë i skuadrave bullgare të futbollit në turnetë evropiane të klubeve. Skuadra e “Liteksit” nga qyteti Lloveç mundi skuadrën “Rudar” nga Mali i Zi me 4:0 në një ndeshje revansh nga rrethi i dytë paraprak i Ligës Kampionike. Ndeshja u luajt në Podgorica dhe pas një rezultati 5:0 “Liteks” po vazhdojnë në rrethin e tretë kualifikativ të turneut më prestigjioz evropian të klubeve. Kundërshtari tjetër i kampionit bullgar të futbollit do të jetë skuadra sllovake “Zhilina”,e cila mundi si mikpritëse skuadrën e Maltës “Birkirkara” me 3:0 në revanshin dhe me një rezultat 3:1 po kështu vazhdon përpara në garë. Ndeshja e parë midis skuadrave “Liteks” dhe “Zhilina” do të luhet më 27 korrik në qytetin Lloveç.

Skuadra e Levskit fitoi si mik skuadrën irlandeze “Dëndollk” me 2:0 dhe me një rezultat të përgjithshëm 8:0 u klasifikua për rrethin e tretë paraprak nga Liga Evropa. Aty “Levski” do të takojë skuadrën e “Kallmarit”-Suedi, e cila me rezultatin e përgjithshëm 2:0 mënjanoi “Daçia” Moldavia nga turneu. 2 skuadrat e tjera bullgare, pjesëmarrëse në ligën Evropa-CSKA Sofja dhe Beroe nga Stara Zagora, do të përfshihen në fazën e tretë kualifikuese të turneut. Mbajtësi i Kupës së vendit “Beroe” do të takojë “Rapid”-Vjena, pasi austriakët për herë të dytë fituan skuadrën letone Suduva, kësaj radhe me 4-2 dhe me një rezultat të përgjithshëm prej 6-2 vazhdojnë përpara.

Skuadra kombëtare bullgare e atletikës së lehtë është në Barcelonë, ku më 26 korrik deri më 1 gusht do të zhvillohet kampionati i 20 Evropian i atletikës së lehtë në të hapur. Në grup janë përfshirë 9 gra dhe 7 burra. Një nga sportistet bullgare me shanse më të shumta për të fituar medalje është Vanja Stambollova , e cila do të startojë në 400 metra me pengesa. Përpara 4 vjetëve ajo fitoi medalje të artë në vrapimin në 400 metra për gra në kampionatin Evropian të atletikës së lehtë në qytetin Goteborg.

Sportisti më i suksesshëm bullgar në maratonën e notit Petër Stojçev fitoi medalje të bronztë në maratonën 25 kilometrash nga kampionati botëror i notit në ujëra të hapura në qytetin kanadez Robervall. Ai regjistroi kohë prej 5 orëve, 33 minuta, 50 sekonda dhe 290 të qindta. Aleksandër Majer nga Shtetet e Bashkuara u bë kampion me kohë 5 orë, 32 minuta dhe 39 sekonda. Fill pas tij u rendit Valerio Kleri nga Italia me kohë 5 orë, 32 minuta dhe 40 sekonda.

Tajbe Jusein fitoi medalje të bronztë në kategorinë 63 kilogramë në kampionatin Botëror në mundje për vajza dhe të rinj në Budapest. Në ndeshjen për vendin e tretë bullgaria u imponua mbi Anna Fedorova nga Ukraina me 2:0 pjesë. Në gjysmë finalet kombëtarja tonë i la vend Daniele Llapane nga Kanadaja më 0:2 pjesë.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Aleksandër Markov


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Legjendat e sportit bullgar janë duke bërë një vizitë në Parlamentin Evropian

Fituesi i Topit të Artë në vitin 1994 Hristo Stoiçkov , atletja jonë më e suksesshme e të gjitha kohërave Maria Grozdeva (qitje), kampionia jonë e vetme olimpike e notit Tanja Bogomillova-Dangallakova, legjenda e gjimnastikës sportive Jordan Jovçev..

botuar më 24-04-10 5.04.MD

Nurgyul Salimova ka arritur një barazim ndaj lideres në turneun e prteneduesve

Nurgyul Salimova arriti rezultat baras me ish-kampionen e botës Tan Zhongyi të Kinës në raundin e pestë të Turneut të Pretenduesve në Toronto. Me figurat e zeza, bullgarja 20-vjeçare luajti me shumë qetësi përballë lideres në renditjen e përkohshme..

botuar më 24-04-10 10.26.PD
Karlos Nasar

Karlos Nasar me një medalje të artë në Kupën e Botës në peshëngritje

Karlos Nasar fitoi një medalje të artë në turneun e këtij viti të Kupës Botërore të Peshëngritjes në Puket, Tajlandë. Bullgari doli kampion me 396 kg në garën në kategorinë deri në 89 kilogramë për meshkuj. Në shtytje, 19-vjeçari Nasar..

botuar më 24-04-08 5.41.MD