Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Panorama sportive

Mbajtësja e medaljes së argjendtë në 400 metra me pengesa Vanja Stambollova, fituesja Natalija Antjuh nga Rusia dhe medalistja e bronztë Peri Shejks Drejtën nga Britania e Madhe në shkallën e nderit të kampionatit Evropian të atletikës së lehtë në Barcelonë.
Foto: BGNES
Kampionia evropiane në 400 metra nga turneu në atletikë të lehtë në Goteborg gjatë vitit 2006-Vanja Stambollova, fitoi medalje të argjendtë në finalin në 400 metra me pengesa në kampionatin evropian në Barcelonë. Sportistja bullgare regjistroi një arritje prej 53,82 sekonda, që është një rekord kombëtar. Natalia Antjuh nga Rusia fitoi titullin me kohë 52,92 sekonda. Dekoratën e bronztë e mori Peri Shejks Drejtën nga Britania e Madhe me 54,18 sekonda.

Po vazhdon prezantimi i mirë i 4 skuadrave bullgare të futbollit, pjesëmarrës në turnetë evropiane të klubeve. Skuadra e “Beroes” nga Stara Zagora, i cili u kthye në turneun evropian pas një pushimi prej 24 vjetëve, përfundoi barazisht 1:1 si mikpritës kundra skuadrës austriake “Rapid” nga Vjena në takim nga rrethi i 3 paraprak të turneut Liga Evropa. Revanshi do të luhet më 3 gusht. Skuadra e “Levskit” nuk mundi të fitojë gjatë vizitës së vet “Kallmar” nga Suedia, por pas një barazie 1:1 është favorit për vazhdim në rrethin e 4 paraprak të Ligës Evropa. CSKA/ Sofja/ startoi pjesëmarrjen e vet në turnetë evropiane me një fitore të pritur mbi skuadrën nga irlanda veriore “Kliftënvill”. Bullgarët u imponuan me 3:0 mbi oponentin e vet në ndeshjen e parë nga rrethi i 3 kualifikativ të Ligës Evropa, kurse loja e skuadrës së kuqe u shënua me lëshime të shumta përpara portës së miqve, që pengon për arritjen e një fitore më bindëse. “Liteks” /Lloveç/ përfundoi barazisht 1:1 kundra skuadrës sllovake “Zhilina” në takim nga rrethi i tretë kualifikativ të ligës së Kampionëve. Ndeshja u luajt në stadiumin e qytetit në Lloveç. Kampioni i Bullgarisë do të kërkojë një fitore të detyrueshme në revanshin në 4 gusht, që të vazhdojë përpara në turneun më prestigjioz evropian të klubeve.

Filloi dhe kampionati bullgar i futbollit, i cili propozon emocione të reja për tifozët. Kundërshtarët e përhershëm CSKA/Sofja/ dhe Levski/Sofja/ u drejtuan njëri përball tjetrit akoma në rrethin e parë të turneut në grupin “A” të futbollit. Skuadra e Levskit fitoi me 1:0 derbin dhe i gëzoi fansat e vet në stadiumin Kombëtar “Vasill Levski”. Shtesa e re Gara Dembele shënoi golin e vetëm në minutën e 39.

Tenisti bullgar Grigor Dimitrov triumfoi me titullin e 5 në karrierën e vet, duke fituar tenis turneun nga seritë fjuçërs në Dortmund/ Gjermani/. Në final bullgari u imponua me 2-0 setë -7-5, 7-5. mbi përfaqësuesin e mikpritësve Jan Lenard Shtruf. Kjo qe dhe fitorja e 20 nga 24 ndeshjet për Grigor Dimitrovin, të luajtura nën drejtimin e trenierit austriak Pitër Maknamara. Përveç me titullin , tenisti 19 vjeçar ikën nga turneu me 35 pikë, të cilat do ta lëvizin deri në vendin e 270 në ranglistën botërore ATP.

Sportisti më i suksesshëm bullgar në not në ujëra të hapura Petër Stojçev triumfoi në rrethin për kupën Botërore në maratonën e notit në qytetin kanadez Robervall. Aty përpara 1 jave Stojçevi fitoi medalje të bronztë në disiplinën 25 kilometra, kurse tani kaloi distancën 32 kilometrash me kohë 6 orë 40 minuta dhe 22 sekonda, që është rekord në garë. Përfaqësuesi i mikpritësve Simon Toben përfundoi i dyti , kurse i treti mbeti Damian Bllaum nga Argjentina.

Rremtari bullgar Mirosllav Kirçev fitoi titullin evropian për të rinj deri më 23 vjet në disiplinën kajak me 1 vend në distancë 500 metra në kampionatin për të rinj në Moskë. Ditën e diel, vetëm 2 ditë pas suksesit të madh , sportisti i ri fitoi dhe medalje të bronztë në disiplinën 1000 metra me kajak me një vend.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Aleksandër Markov


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Karlos Nasar

Karlos Nasar me një medalje të artë në Kupën e Botës në peshëngritje

Karlos Nasar fitoi një medalje të artë në turneun e këtij viti të Kupës Botërore të Peshëngritjes në Puket, Tajlandë. Bullgari doli kampion me 396 kg në garën në kategorinë deri në 89 kilogramë për meshkuj. Në shtytje, 19-vjeçari Nasar..

botuar më 24-04-08 5.41.MD
Nurgyll Salimova

Salimova regjistroi fitoren e saj të parë në Turneun e Pretenduesve

Nurgyll Salimova arriti fitoren e saj të parë në Turneun e Pretenduesve për titullin botëror të shahut për femra në Toronto. Në raundin e katërt të garës në qytetin kanadez, 20-vjeçarja bullgare fitoi me figurat e bardha ndaj shahistes numër dy në..

botuar më 24-04-08 9.38.PD

Hapet zyrtarisht sezoni i ri i motoçikletistëve

Sezoni i motoçikletistëve 2024 do të hapet zyrtarisht sot, 6 prill, në orën 10:00 në sheshin “Princi Aleksandër I Batenberg” në qendër të Sofjes. Nga aty kortezhi i motoçiklistëve do të shkojë në rezidencën “Bojana” rrëzë malit të Vitoshës, ku do të..

botuar më 24-04-06 4.50.PD